LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia: S'është ‘MEMEX'. Berisha: Jemi në rrezik. Rama: Bëjnë hajgare me ju

•Grupi 'Homeland Justice' ka hackeruar MEMEX, sistemin që përmban informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. •Grupi i hackerave publikuan mbrëmjen e djeshme në grupin 'Telegram' një material prej 1.7 giga, ku përmban të gjithë informacionet për personat e përfshirë në veprimtari kriminale.•Materiali tregon mënyrën se si policia shqiptare kërkon çdo person të dyshuar. •Policia e Shtetit njofton se nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore. Policia i bën thirrje medias që të mos i bëjë publike të dhënat •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria është në një moment të rrezikshëm pasi çdo gjë në këtë shtet, ndodhet në duart e krimit. Ndërsa Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se të gjitha janë montazhe e se iranianër bëjnë ‘hajgare me Opozitën’ •MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. Ky sistem mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

11 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ S’ndalen radha e socialistëve! Një tjetër deputet del në listën e hakerave iranianë

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Luan Duzha

TIRANË- Një tjetër socialist qarkullon në databazën me të dhëna të publikuar nga hakerat iranianë. Pas Elisa Spiropalit, Mimi Kodhelit e Niko Peleshit, në duart e hakerave ka rënë edhe Luan Duzha, deputeti i Partisë Socialiste.

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Luan Duzha

Përmes një kërkimi të thjeshtë në sistemin e shpërndarë nga hakerat iranianë, e të siguruar edhe nga Dosja.al, del edhe emri i Luan Duzhës. Nuk dimë të themi se për çfarë mund të akuzohet Duzha apo se në cilën veprimtari kriminale mund të jetë përfshirë.

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX?  MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

2 MUAJ ME PARE

Xhaferraj-Ramës: Hakerat bënë copë sistemet e sigurisë! Kryeministri: Nuk morën asnjë material "sekret", mos u bëni qesharakë

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta dhe seanca e sotme plenare në Kuvend. Gjatë një ndërhyrje nga vendi duke iu përgjigjur kreut të ekzekutivit, Edi Rama deputeti demokrat i Durrësit, Ferdinant Xhaferraj hodhi akuza ndaj qeverisë sa i përket sulmeve kiberneti të ndodhura në vedn muajt e fundit. 

Xhaferraj u shpreh se hakerat e kanë bërë "copë" sistemin e sigurisë në vend. Ai nuk nguroi t'i përmende edhe disa të mira qeverisë teksa përmendi bazën e Kuçoves dhe ardhjen e opozitës iranianse në vend por sipas tij pikërisht për këtë duhej të ishin marrë masat pasi tashmë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve.

Ferdinand Xhaferraj: Hakerat e bënë copë sistemin. Është bërë një punë e mirë në sistemin energjetik por jo tek ujësjellsat e të tjerë që janë të ekspozuar lehtësisht ndaj sulmeve. Shumë mirë bëri kryeministri për bazën e Kuçovës, shumë mirë bëri për opozitën iraniane MEK por kjo na ka ekspozuar përballë sulmeve të hakerave prandaj duheshin marrë masa.

Duke iu përgjigjur, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as ironitë. Rama tha se grupi i hakerave që sulmuan sistemet dixhitale të vendit janë grupet më të mira në botë sa i përket kësaj. Rama mori shgembull dhe sulmet kibernetike të ndodhura në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit. Ndërsa duke u ndalur dhe tek publikemet e fund të hakerave sa i përket sistemi MEMEX të Policisë së Shtetit ku janë dhe skedarët e njerëzve që dyshohet apo janë hetuar për lidhje me krimin. Kreu i ekzekutivit tha se ai që është publikuar nuk është ky sistem.

Edi Rama: Kujdes me këtë pjesë sepse ka akoma. E vërteta është që jo, e prapë nuk e them unë, se ju keni dhe një hall të madh, kur flisni për amerikanët i përdorni kundër njëri-tjetrit. I keni bërë si Guri tek filmi "Mëngjese lufte". Meqë përdore amerikanët që i dinë ata ato punë, ata kanë nxjerrë një raport e thonë që sulmi nuk e ka realizuar objektivin. Ka pasur 4 grupe, njëri prej tyre ndër 10 të parët në listën e terrorit kibernetik nuk ia ka dalë qëllimit. Faktikisht sistemi është ringritur në një kohë shumë të shpejtë. Faktikisht, asgjë nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere. Ne kemi ende proces për dixhitalizimin e arkivave. E treta është arsyeja pse nuk e ka arritur qëllimin sulmi është se kemi një nivel të caktuar mbrojtjeje. Plani është parashikuar në disa faza. Nuk i kemi mundësitë që t'i çojmë gjërat që duam në të gjitha drejtimet. Mos ki merak për ujësjellësin e Durrësit sepse nuk ka haker që bllokon ujin që vjen në çezmën tuaj. Nga ana tjetër kemi një infrastrukturë kritike që është OST, OSHEE, KESH. Mos bëhemi qesharakë që çdo gjëje që ndodh vetëm tek ne, para ca kohësh, në Maqedoninë e Veriut është marrë një sistem i tërë peng. Ky i yni është një sulm i një niveli shumë të lartë. Mbase do të donit të në kishte gjetur ndonjë hata, por nuk na ka gjetur. Mos u koturisni në konkluzione qesharake. Sot e kemi gjithë infrastrukturën dixhitale të ngritur. Flitet për një terren që gjendet në kanalet dhe portalet tona një grup që ka qëllime dashakëqija të vendit. Në një listë të fotomontuar me kriminelë, gazetarë e politikanë fut në dyshim duke hedhur teza dhe hipoteza. S'ka terren më pjellor se kanalet, portalet dhe ju, se menjëherë ngrihni në këmbë. Ajo që keni parë nuk është MEMEX.

2 MUAJ ME PARE

"Qejf o qejf o qerrata", këngëtari i njohur i muzikës popullore del në listën e hakerave iranianë

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Spartak Xhaferraj

TIRANË- Këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj rezulton gjithashtu si pjesë e listës së të dhënave të publikuara sot nga hakerat iranianë, sipas të cilëve i përkasin databazës MEMEX. Në listën e të dhënave, të siguruara edhe nga Dosja.al daloohet dhe emri i Xhaferrajt në databazë.

Këngëtari është bërë i njohur me këngën e titulluar "Qejf o qejf i qerrata", por nuk dihen ende arsyet pse figuron emri i tij në këtë listë me të dhëna.

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Spartak Xhaferraj

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

2 MUAJ ME PARE

Ku janë marrë të dhënat? Bledi Çuçi: S'janë Memex! Se ku i kanë gjetur, këtë po hetojmë

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Bledi Çuçi

TIRANË- Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX që ka Policia, ose të paktën kështu pretendon ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Në një prononcim për mediat, para se të futej në Kuvend, Çuçi tha se po hetohet se ku janë marrë të dhënat.

“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX. Ne jemi në hetim. Ka pasur spekulime nuk është pjesë e database të sistemit MEMEX. Ku janë marrë këto të dhëna? Atë po hetojmë,"-tha ministri.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

2 MUAJ ME PARE

Databaza e MEMEX doli 'sheshit'! Ministri Çuçi: Nuk është zyrtarja

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjithashtu pretendon se të dhënat e publikuara sot nga hakerat iranianë nuk i përkasin datazës policore të MEMEX. Në një postim në Facebook, Çuçi ka ripostuar reagimin e Policisë së Shtetit, e cila thotë se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me partnerët dhe se po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave.

Postimi i Bledi Çuçit:

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX. Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve digjitale të Policisë së Shtetit.

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

 
2 MUAJ ME PARE

Dolën në listën e hakerave, Policia e Shtetit: Spiropali, Peleshi e Kodheli nuk janë përfshirë në asnjë ngjarje kriminale

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Elisa Spiropali, Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli

TIRANË- Policia e Shtetit pretendon se dy ministrat Elisa Spiropali e Niko Peleshi si dhe ish-ministrja Mimi Kodheli nuk janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Në një reagim për Dosja.al, pas publikimit të një database që sipas hakerave iranianë është e MEMEX, Policia e Shtetit thotë se po verifikohet origjina e të dhënave. PSH thekson se këto nuk janë të dhënat zyrtare të databazës MEMEX të Policisë së Shtetit që përbëhet nga të gjithë personat me precedent penalë, por që verfikimet janë në vijim e sipër.

“Databaza nuk është e MEMEX, siç u tha më herët. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave. Dy ministrat ,Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, si dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli që përmenden nuk janë të përfshirë në asnjë ngjarje kriminale,”- shprehet Policia e Shtetit në një reagim për Dosja.al.

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

2 MUAJ ME PARE

Doli në databazën e MEMEX, Spiropali: Pa lidhje fare, hedh Saliu një gur e turren të gjithë

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Elisa Spiropali

TIRANË - Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka hedhur poshtë lajmet se është përfshirë në ngjarje kriminale pas daljes së databazës me të dhëna nga hakerat iranianë. Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali fajëson kryedemokratin Sali Berisha për të cilin shkruan se ai hedh një gur e më pas të gjithë 'turren'. Sipas Spiropalit, hakerat kanë publikuar një listë me emra pa lidhje. 

"S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde! Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën. Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake,"- shkruan Spiropali. 

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

2 MUAJ ME PARE

Publikimi i MEMEX, Policia: Të dhëna s'kanë të bëjnë me databazën, media mos t'i publikojë

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të sistemit MEMEX nga hackerat iranianë. Policia mohon se sistemi është prekur duke sqaruar se të dhënat nuk kanë të bëjnë me databazën e sistemit policor MEMEX. Po ashtu, policia bën të ditur se nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e shtetit kërkon që të mos bëhen publike nga mediat të dhënat që janë bërë publike nga hackerat.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX. Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.

Hackerat publikuan të dhënat e MEMEX, që njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

2 MUAJ ME PARE

Sistemi 'MEMEX'/ Ministrja Spiropali shfaqet mes të dyshuarve të policisë si person me të shkuar kriminale

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Elisa Spiropali

TIRANË- Hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar ditën e sotme listat nga “MEMEX” ku shfaqen persona të dyshuar me veprimtari kriminale në Shqipëri.

Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar. Mirëpo, në mesin e personave që janë të dyshuar, shfaqet edhe ai i Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:

Nuk dihet ende se për çfarë ngjarje dyshohet të jetë përfshirë Ministrja.

Hackerat publikuan të dhënat e MEMEX, që njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

2 MUAJ ME PARE

Hakerat publikuan të dhëna nga MEMEX, Berisha: Moment i rrezikshëm, u paralajmëruan të gjithë ata që bëjnë krime

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria është në një moment të rrezikshëm pas publikimit të të dhënave nga sistemi MEMEX i Policisë së Shtetit. Berisha doli në një deklaratë urgjente në selinë blu pas publikimit të sotëm "Homeland Justice". "Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet."-tha Berisha. 

Pjesë nga deklarata: 

Denoncoj vendosjen nën kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi, me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të këtij shteti, që funksionon si një shtet i mafies.
Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 përqind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet. Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale. Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin. Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit. Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen. Unë informoj gjithashtu se nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve.
Të gjitha të tjerat, janë mashtrime.Sistemet janë në mëshirë të atyre që po i sulmojnë dhe po i shkatërrojnë.
Natyrisht, sistemi TIMS, sipas burimeve serioze, është sulmuar nga hakera qeveritarë, me qëllim për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve, deputetëve, me grupet kriminale dhe trafikantët, udhëtimet e tyre të përbashkëta, të cilat janë një provë e pakontestueshme e bashkëpunimit të krimit me politikën. Kurse, nxjerrja e të dhënave të kartotekës, përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz, tërësisht në duart e krimit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, këtë veprimtari kriminale, shtetërore.

Denoncoj vendosjen nën kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi, me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të këtij shteti, që funksionon si një shtet i mafies. Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 përqind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet. Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale. Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin. Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit. Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen.

Deklarata e Berishës vjen pas publikimit që hakerat "Homeland Justice" i bënë kartotekës së Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Hakerat publikuan të dhënat sensitive që janë tashmë online. Por çfarë është MEMEX? MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar. 

2 MUAJ ME PARE

Bie edhe MEMEX! Homeland Justice zbërthejnë sistemin e të dhënave për kriminelët shqiptarë

Hakerat publikojnë tjetër databazë. Policia:
Foto ilustrim

TIRANE- Grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice" kanë publikuar ditën e sotme një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale.

Ndryshe nga sa pretendon qeveria shqiptare se të dhënat e marra nga hakerat nuk janë koefidenciale apo "sekrete", apo se nga sulmi nuk ka patur dëme të mëdha, lëvizja e sotme provon edhe njëherë se sulmi kibernetik ka depërtuar në çdo njësi të sistemeve shqiptare të sigurisë dhe se pas sistemit TIMS apo hakerimin e emaileve dhe kamerave të paraburgimit, disponimi dhe publikimi i sistemit MEMEX përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore.

Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit. 

Por çfarë është MEMEX? MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar. 

sistemi memex irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE