Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në strukturën e re spitalore, e cila është përshtatur në ambientet ku më herët ka shërbyer si unistersiteti “Kristal”. Pas vizitës Rama ka zhvilluar një konferencë me mediat dhe është shprehur se kjo strukturë do jetë në ndihmë të të gjithë sistemit shëndetësor. Ai u pyet për donatorët që kanë ndihmuar shtetin për ndërtimin e saj, por u shpreh se nuk ishte autorizuar për të thënë emra, por shtoi se çdo gjë është transparente.
E teksa po komunikonte për këtë çështje, një përplasje nuk mungoi me gazetarin Erion Skëndaj, i cili pyeti dyshen Rama-Manastirliu, se cila është strategjia e qeverisë dhe a do të ketë një analizë për të parë nëse ka avancuar tumori në të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundjet malinje. Rama, zgjodhi ta hidhte poshtë pretendimin e gazetarit, duke e akuzuar se “ai nuk po fliste me fakte”.
Më tej ai u shpreh se se Shqipëria do të nisë ringritjen ekonomike. Për këtë gjë kreu i qeverisë tha se një ndihmë do këtë dhe turizmi, duke shtuar se Shqipëria është gati të pres dhe të huaj dhe asnjë qytetar që vjen nuk do ketë kontrolle në kufi dhe nuk do i bëhet tamponi. Por në këtë pikë ai nuk ka pa hedhur dhe një “thumb” për qeverinë e Kosovës, duke thënë se duhet të bëjë të njëjtën gjë dhe se vendimi që kishin marrë dje ishte i çuditshëm.
Një pjesë të konferencës së tij ai ia kushtoi Reformës Zgjedhore, por nuk preferoi që të tregonte detaje. Tha se dokumenti është gati dhe fjala e tij do jetë e fundit, pasi në proces janë përfshirë ndëkombëtarët. Kreu i qeveisë pati një ftesë për Lulzim Bashën, duke thënë se ishte gati të takohej me të, dhe jo të shihte ambasadorët që hynin e dilnin nga selitë e partive.
Në fund pati dhe një reagim për çështjen e publikimit të videos nga Ardi Veliu në Komisionin e Sigurisë dhe u shpreh se është me drejtorin e Policisë së Shtetit dhe jo me moralistët që e akuzojnë dhe kërkojnë dorëheqjen.
(A.B;F.G/ Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e radhës për referendum. Kërkesa ishte bërë nga shoqëria civile me përfaqësues kryesor Krist...
SARANDË- Një ditë më parë tregarët në zonën prandë bulevardit të qytetit në Sarandë kanë dalë në protestë. Ata kërkuan hapjen e rrugës, pasi u ndikon negat...
Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume deklaron se asnjë prej partive të mëdha nuk e do ndryshimin e sistemit. Sipas Kumes, partitë janë kthyer në prona private që ata në ...
TIRANË–Gazetari Artan Hoxha është shprehur nga studio e “Opinion”, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas prishjes së Teatrit lëviz me eskortë.Sipas...
Avokati i njohur Spartak Ngjela theksoi në Euronews Albania se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, pavarësisht kontestimeve që janë bërë ndaj këtij procesi.I ...
TIRANË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë, ku edhe ka folur për marrëdhëniet me homologun, Edi Rama. I ftuar në “...
TIRANË- Anëtarët e Këshillit Politik nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë që të takohen nesër me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdari. Si...
PRISHTINË– Disa orë pas vendosjes së tarifës për dezinfektimin e mauneve që hyjnë në Kosovë, e polemikave dhe debatit për to, kryeministri Albin Kurti ka v...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e kufijëve të Shqipërisë pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Me anë të disa statuseve në Twitter, ...