Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Lista Serbe ka thënë se do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në Kosovë më 17 tetor, pasi ka akuzuar Prishtinën se po shkel Marrëveshjet e Brukselit.
Reagimi i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës vjen pas vendimit Gjykatës së Apelit në Kosovë, e cila e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Lista Serbe thotë se vendimin për pjesëmarrje, ose jo në zgjedhjet lokale do ta marrë pas konsultimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Duke pasur parasysh se Prishtina vazhdimisht shkel Marrëveshjen e Brukselit në dëm të serbëve në konsultim me presidentin, Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqjen tonë, do të shqyrtojmë nëse do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.
Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit kanë reaguar edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës: Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.
Sipas tyre, vendimi shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Brukselit në fushën e drejtësisë dhe rrezikon të drejtat themelore të serbëve.
Ata kanë thënë se do të shqyrtojnë gjithashtu pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në reagimet e tyre kanë thënë se vendimi është marrë nga një panel njëetnik i gjyqtarëve dhe sipas tyre Marrëveshja e Brukselit për drejtësinë mes Kosovës dhe Serbisë parasheh panel me përzierje etnike.
Todosijeviq ishte dënuar pasi në mars të vitit 2019 gjatë një tubimi pati thënë se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.
Deklarata e tij përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë.
Ai në atë kohë mbante postin e ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, por u shkarkua nga kryeministri i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas vendimit të Gjykatës Themelore, mbrojtja e të pandehurit ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, duke thënë në ankesë se “mbrojtja konsideron se veprimi me të cilin ngarkohet i akuzuari nuk është vepër penale dhe për këtë aktakuza duhet të hedhet”
Sipas mbrojtjes, veprimi inkriminues nuk ka shkaktuar trazira, dhunë ose pasoja tjera të rënda siç parasheh në formën e rëndë të kësaj vepre Kodi Penal. Mbrojtja gjithashtu ishte thirrur në të drejtën e lirisë së shprehjes së mendimit.
Mirëpo Gjykata e Apelit në vendimin e saj ka thënë, ndër të tjera se, deklarimi i të akuzuarit në tubimin me qytetarë, ditën kritike, nuk mund të trajtohet si liri e shprehjes së mendimit por, ajo në vete përmban plotësisht formën e nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes ndaj popullatës së përkatësisë shqiptare në Kosovës.
Masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.
Vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare serbe në Reçak ishte cilësuar “krim kundër njerëzimit” nga ish – shefi i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TURQI– Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi ku një 23-vjeçare, njëkohëshisht edhe yll i ‘Tik-Tok’- ut ka ndërruar jetë teksa po përpiqej të bënte një...
KOSOVË- Një person është proceduar penalisht ditën e sotme në Kosovë pasi ka tentuar të kontrabandojë teste të shpejta Covid-19. Telegrafi shkruan se në pi...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 30 subjekte politike që kanë garuar për zgjedhjet lokale të 17 shkurtit, kanë kandidatë që kanë ...
GJERMANI- Pothuajse një muaj para zgjedhjeve federale të 26 shtatorit, fushata elektorale në Gjermani është në lëvizje të plotë, në një kohë kur interesi i poli...
KOSOVË– Njohësi i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi ka deklaruar se Dardan Krivaqa, personi që rrahu për vdekje partneren e tij, Marigona Osmani rre...
AFGANISTAN- Talebanët thanë të martën se shpresojnë të fitojnë njohjen ndërkombëtare si “përfaqësues legjitim” të Afganistanit, duke argumentuar se ...
BRITANI– Mbretëria e Bashkuar ka organizuar ditën e sotme një samit virtual ndërmjet udhëheqësve të G7 për të diskutuar rreth përpjekjeve të evakuimit në Afgani...
GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se nuk ka shtyrje date për evakuimin e banorëve nga Afganistani. Aljazeera shkruan se sipas Merkel në...
GREQI– Një fermer 39-vjeçar është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij në Greqi, në prani të vajzës së tij të vogël.Mediat greke bëjnë me dije se një...
KOSOVË – Admir Salihu, është caktuar si avokat i Dardan Krivaqës, i cili është i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së vajzës 18 vjeçare nga Feriz...