LIVE UPDATES
Bota

“Frikë për lidhjet me terroristët”/ VOA: Talebanët kërkojnë njohjen ndërkombëtare

24 Gusht 2021, 18:40 Nga DOSJA
“Frikë për lidhjet me terroristët”/ VOA:

AFGANISTAN- Talebanët thanë të martën se shpresojnë të fitojnë njohjen ndërkombëtare si “përfaqësues legjitim” të Afganistanit, duke argumentuar se angazhimi diplomatik do të ndihmonte në promovimin e sigurisë globale dhe lehtësimin e vuajtjeve të afganëve gjatë dekadave të luftërave të pamëshirshme.

Një anëtar i lartë i Komisionit Kulturor të grupit islamik i bëri këto komente për Zërin e Amerikës, duke thënë se talebanët po vazhdojnë bisedimet me të gjithë aktorët afganë për të formuar një “qeveri gjithëpërfshirëse islamike” dhe “një njoftim mbi këtë do të bëhet së shpejti”.

“Ne besojmë se bota ka një mundësi unike të riafrimit dhe të bashkimit për të trajtuar jo vetëm sfidat me të cilat po ballafaqohemi ne, por edhe ato të gjithë njerëzimit, duke filluar nga siguria botërore e deri tek ndryshimet klimatike. Për trajtimin e këtyre sfidave duhet një përpjekje kolektive e të gjithëve dhe ato nuk mund të trajtohen me sukses nëse përjashtohet ose injorohet një popull i tërë“, tha Abdul Qahar Balkhi.

Ai foli një javë pasi talebanët marshuan në kryeqytetin afgan, Kabul, duke marrë kontrollin e 33 nga 34 provincat e Afganistanit pa u përballur me ndonjë rezistencë të madhe nga forcat e qeverisë së rrëzuar.

Kritikët mbeten skeptikë në lidhje me premtimet e fundit të talebanëve, duke cituar raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që flasin për lidhjet e vazhdueshme të grupit me al-Kaidën dhe grupet e tjera ekstremiste. Zyrtarët e OKB-së kanë cituar gjithashtu raporte për “ekzekutime masive” dhe kufizim të të drejtave të grave në zonat nën kontrollin e talebanëve.

“Ne shpresojmë të njihemi nga vendet botërore si qeveri legjitime e popullit të Afganistanit, i cili ka fituar të drejtën për vetëvendosje nga një pushtim i huaj me mbështetjen e të gjithë kombit, pas një lufte të gjatë dhe me sakrifica të mëdha”, tha zoti Balkhi.

Ai përsëriti se grupi i tij “e ka bërë të qartë pa mëdyshje” se nuk do të lejojë askënd të përdorë territorin afgan për të kërcënuar sigurinë e vendeve të tjera, duke shtuar se talebanët nuk do të lejojnë të tjerët të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit të tyre.

“Të drejtat e të gjitha pakicave do të vazhdojnë të mbrohen”, tha zoti Balkhi, duke i quajtur kritikat ndaj talebanëve për shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbështetje të politikave ekstremiste gjatë qeverisjes së tyre të kaluar një “propagandë të hidhur” kundër grupit.

Talebanët zbatuan interpretimin e tyre të rreptë të ligjit islamik, Sheriatit gjatë sundimit nga viti 1996 deri në 2001, duke i ndaluar gratë të dilnin nga shtëpitë pa një të afërm mashkull dhe ndaluan arsimimin e vajzave.

Ka ardhur koha që ne të ecim përpara, të shikojmë drejt së ardhmes dhe të mos ndalemi në analizimin e gjërave që kanë ndodhur në të kaluarën”, tha zoti Balkhi.

Udhëheqësit afganë anti-talebanë kanë hedhur poshtë pretendimet se grupi i ka zbutur politikat e tij.

Kahlid Noor, djali i komandantit të pakicës taxhike në Afganistan, Atta Muhammad Noor, tha se talebanët nuk do të mbijetonin si sundimtarë të vendit, nëse nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe kulturat e Afganistanit.

“Çfarëdo që ata po thonë tani janë thjeshtë fjalë. Ne nuk kemi parë asnjë veprim që dëshmon se ata kanë ndryshuar. Do të shohim nëse ata vërtet kanë ndryshuar. Unë nuk besoj se ata kanë ndryshuar. Ajo që ata po bëjnë janë thjeshtë premtime, e jo politika të reja për këto çështje”, u tha Noor gazetarëve në Pakistan këtë javë.

Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje me talebanët në shkurt të vitit 2020 për tërheqjen e trupave amerikane dhe të vendeve aleate perëndimore nga lufta gati 20 vjeçare në Afganistan.

Por Uashingtoni dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar kanë paralajmëruar që atëherë se ata nuk do të pranojnë asnjë qeveri të formuar me forcë në Kabul.

I dërguari i posaçëm amerikan për paqen në Afganistan, Zalmay Khalilzad, në një intervistë për Zërin e Amerikës vetëm disa ditë para se talebanët të merrnin nën kontroll Kabulin, paralajmëroi se nëse talebanët e marrin vendin me forcë, ata nuk do të fitojnë njohjen ndërkombëtare dhe “ata do të bëhen një shtet izoluar. ”

Fqinjët e afërt të Afganistanit, përfshirë Pakistanin, Kinën, Iranin dhe Rusinë përmes vendeve aleate të Azisë Qendrore, u kanë bërë presion talebanëve për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse, ku të gjitha grupet fetare dhe pakicat të jenë të përfaqësuara në mënyrë adekuate. Këto vende kanë mbajtur kontakte të ngushta me talebanët, por ato paralajmëruan se çdo përpjekje për të qeverisur ekskluzivisht vendin e shkatërruar nga konflikti, do të zgjaste më tej luftën civile afgane dhe do të kërcënonte sigurinë e fqinjëve.

Pekini, Islamabadi, Moska dhe Teherani, megjithatë, kanë treguar se ata mund të jenë të gatshëm të punojnë me talebanët, me kusht që grupi fondamentalist të mbajë premtimet e tij.

“Shpresojmë që Afganistani të formojë një qeveri të hapur, gjithëpërfshirëse dhe me përfaqësim të gjërë, të miratojë politika të moderuara dhe të matura të brendshme dhe të jashtme, që janë në përputhje me aspiratën e popullit dhe pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin të hënën.

Wang tha në një konferencë të rregullt për shtyp se Pekini shpreson të shohë një përfundim të shpejtë të trazirave dhe rivendosjen e rendit ekonomik dhe financiar në Afganistan.

“Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes dhe rindërtimit në Afganistan dhe të ndihmojë vendin për të rritur ekonominë dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve“, tha zoti Wang.

Herën e fundit kur ishin në pushtet, talebanët lejuan praninë e rrjetit terrorist të al-Kaidës në territorin e tyre, nga ku zyrtarët amerikanë thanë se grupi terrorist planifikoi sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Sulmet terroriste bënë që Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë të pushtonin Afganistanin gati një muaj më vonë, duke i rrëzuar talebanët nga pushteti.

Pakistani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin tre vendet e vetme në atë kohë që e njihnin qeverinë e talebanëve në Kabul, që doli fituese në luftën civile të viteve 1990 dhe vendosi kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdul qahar balkhi talebanet pushtojne afganistanin abdul qahar balkhi talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet