LIVE UPDATES
Bota

Liria e shtypit në Turqi; rasti i tre gazetarëve të burgosur, të gjobitur dhe të kërcënuar

21 Shkurt 2021, 20:22 Nga DOSJA
Liria e shtypit në Turqi; rasti i tre gazetarëve të burgosur,

Turqia është bërë një nga vendet me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Zëri i Amerikës ju njeh me tre gazetarë që janë burgosur, gjobitur ose kërcënuar për pasqyrimin e së vërtetës në vendin e tyre.

Ka shumë gazetarë në Turqi që nuk ngurrojnë ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Ata janë këmbëngulës, të guximshëm. dhe nën shënjestër. Ishte një puthje që e pa gjithë bota mes gazetarit Kadri Gürsel dhe gruas së tij Nazire, pas lirimit të tij nga burgu në fund të shtatorit 2017.

“Është bërë ndoshta një fotografi ikonike. Mendoj se puthja ishte përgjigja e përshtatshme për gardianët e burgut”, thotë ai.

Një përgjigje për ata që e burgosën, rojet dhe një qeveri që synon të frenojë lirinë e shtypit në Turqi.

Gürsel u arrestua në tetor 2016 – së bashku me mbi 12 gazetarë të tjerë të gazetës kryesore opozitare të Turqisë, Xhumhuriet (Cumhuriyet). Gazetarët u akuzuan se kishin ndihmuar një organizatë terroriste dhe u mbajtën në paraburgim gjatë fazave fillestare të gjyqit, që për Gürselin nënkuptonte njëmbëdhjetë muaj në qeli. Gjatë 33 viteve në gazetari, Gürsel ka qenë dëshmitar i rrënimit të gazetarisë së pavarur në Turqi.

“Filloi në vitin 2010, u intensifikua gjithnjë e më shumë, dhe si përfundim gjithë industria e medias u vu nën kontrollin e regjimit, hapësira për gazetari të lirë dhe të pavarur nuk ekziston më dhe media profesioniste, në përkufizimin e drejtë, nuk ekziston më”, thotë ai.

Gjatë karrierës së tij, Gürsel ka qenë kritik i zëshëm i Presidentit Erdoğan dhe qeverisë së tij – një qëndrim që pati kosto të lartë në vitin 2015 kur ai shkruajti në një gazetë të njohur.

“Kadri Gürsel u pushua nga Milliyet për një postim në Twitter ku ai thoshte se Erdoğan më shumë se kushdo tjetër ishte përgjegjës për ISIS-in në Turqi. Dhe nga ai moment, do të thoja se gjendja u përshkallëzua dhe ai u vu gjithnjë e më në shënjestër gjatë dy viteve të ardhshme“, thotë Nate Schenkkan, Drejtor i Studimeve të Posaçme, në Freedom House.

Gürseli vazhdoi të kritikojë qeverinë e zotit Erdoğan, veçanërisht për goditjen ndaj lirisë së shtypit. Dhe ai nuk ngurron kur flet për akuzat kundër tij dhe të pandehurve të tjerë të Xhumhurietit.

“Është një sulm i qartë kundër gazetarisë, sepse nuk duhet të kishte ndodhur. Ishte rezultati i një çështjeje kundër Xhumhurietit që nuk kishte asnjë bazë. Aktivitetet gazetareske u kriminalizuan, një gazetë e tërë u kriminalizua”, thotë ai.

Salla e gjyqit i dha atij një shans që të fliste kundër shtypjes së qeverisë.

“Më duhej të përdorja zërin tim, sepse para së gjithash, një gazetar duhet të deklarojë qartë se akuza të tilla nuk janë të bazuara dhe synojnë vetëm ta asfiksojnë shtypin, të ndrydhin lirinë e shprehjes, por mbrojtja e së drejtës për të qenë i lirë është e pamohueshme”, thotë gazetari Gürsel.

Vendimi i gjykatës nuk ishte befasues. Gürsel u dënua me dy vjet e gjysmë burg. Ai aktualisht është i lirë ndërsa apelon vendimin.

“I gjithë procesi gjyqësor për Xhumhurietin, është plotësisht i sajuar, një gjyq i egër, ku gazetarët e kësaj gazete laike liberale në thelb u përshkruan si terroristë. Dhe dënimet që morën, përfshirë Kadriu, ishin për ndihmë ndaj organizatave terroriste. Por nuk ka prova për të mbështetur këtë akuzë të ashpër se ata paskan qenë të lidhur me grupe terroriste”, thotë Emma Sinclair Webb, Drejtore për Turqinë, në Human Rights Watch.

Në mungesë të mediave në dispozicion të tij, Gürsel flet në televizionin në web Medyascope, që i ofron atij dhe gazetarëve të tjerë të pavarur një platformë që të vazhdojnë të flasin.

“Unë i ndaj pikëpamjet e mia me audiencën e Medyascope, një audiencë gjithnjë e më në rritje. Meqë më ndalohet të shfaqem në TV, është një gjë shumë e mirë që media të pavarura ekzistojnë, në këtë mjedis armiqësor, sepse gazetaria e re e Turqisë do të lulëzojë përsëri”, thotë ai.

Tani për tani, në këtë ambient armiqësor, Gürsel vazhdon të mbrojë lirinë e shtypit.

“Një gazetar duhet ta mbrojë gazetarinë kur ajo është nën kërcënim dhe mbrojtja e gazetarisë do të thotë mbrojtje e pluralizmit, lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe në tërësi, do të thotë mbrojtje e demokracisë”, thotë zoti Gürsel.

Nëse gazetaria e pavarur do të lulëzojë përsëri në Turqi, kjo do të ndodhë pjesërisht falë përvojës së Pelin Ünkerit. Në nëntor 2017, ajo ishte gazetare tek Xhumhuriet dhe po mbulonte hetimin për të ashtuquajturat “Paradise Papers” Ajo ekspozoi një botë të fshehur pasurish mbajtur në parajsa fiskale nga persona të famshëm, klientë me peshë dhe korporata shumëkombëshe.

“Në total, ishin 382 gazetarë që po hetonin këtë çështje nga e gjithë bota. Sigurisht në vendet e tjera, ky lajm u botua të njëjtën ditë – në të njëjtën kohë”, thotë zonja Ünker.

Ünker zbuloi se ish-kryeministri turk Binali Yildirim dhe djemtë e tij kishin lidhje me pesë kompani transporti të regjistruara në Maltë, një parajsë taksash. Zoti Yildirim nuk e kundërshtoi kurrë saktësinë e raportimit. Megjithatë, ai ngriti akuza kundër Ünker për shpifje.

“Binali Yildirim dhe djemtë e tij kishin pranuar ekzistencën e këtyre kompanive. Sidoqoftë, u bë një akuzë dhe gjykata më dënoi me 13 muaj e gjysmë burg. Por në fund dënimi u hodh poshtë nga gjykata e apelit”, thotë Pelin Ünker.

Por Ünker nuk doli pa pasoja. Gjykata e apelit e gjobiti atë me 1,549 dollarë për shpifje.

“Në Turqi, autoritetet përpiqen të frenojnë aktivitetet gazetareske hetimore duke vendosur gjoba. Megjithatë, shumë gazetarë përpiqen të pasqyrojnë të vërtetën në këto rrethana të vështira”, thotë ajo.

Nga mbi 350 gazetarë të përfshirë në raportimin për “Paradise Papers” në të gjithë botën, Ünker është e vetmja që është akuzuar për një krim për punën e saj. Ajo aktualisht është e lirë, në pritje të vendimit të gjyqit. Ünker tani punon si gazetare e pavarur për shërbimin gjerman të lajmeve, Deutsche Welle dhe mbetet e përkushtuar për të bërë punë investigative.

“Mendoj se në këto kohë është me të vërtetë e rëndësishme të flasësh dhe të bësh gazetari të vërtetë. Unë kam një fëmijë dhe dua që ajo të ketë një të ardhme më të mirë, dhe për të bërë një të ardhme më të mirë për të, ne duhet të vazhdojmë të mbulojmë lajmet”, thotë ajo.

Një nga gazetarët më të njohur të televizionit në Turqi shfaqet në rrjetin numër një televiziv në vend. Fatih Portakal drejton një emision të përditshëm lajmesh në Fox Haber, pjesë e perandorisë së fuqishme mediatike globale të baronit mediatik konservator Rupert Murdoch. Formati i tij i lajmeve i ngjan Fox TV në SH.B.A, por fokusi i Fox Haberit është në Turqi.

“Po, bëhet fjalë për një kanal amerikan, por ne punojmë këtu si drejtues lajmesh turke dhe vendi ynë është përparësia jonë. Po, kanali bën para, por përparësia jonë është raportimi objektiv i lajmeve në vendin tonë dhe pastaj lajmet nga e gjithë bota nëse koha lejon”, thotë zoti Portakal.

Suksesi i Portakalit si gazetar televiziv vjen nga personaliteti i tij i guximshëm në transmetim.

“Fatih Portakal u bë shumë popullor sepse nuk ndiqte normat. Ai ngrinte pyetje ndaj pushtetarëve. Stili i tij i të intervistuarit, rezonoi me njerëzit dhe e bëri shumë të pëlqyer në emisionet e mëngjesit. Dhe nuk do të thotë që të gjithë ata që e shihnin, ishin dakord me të. Por ishte shumë më tërheqëse të shikoje një gazetar që bën gazetari të vërtetë, kur bën pyetjet. Dhe kjo është arsyeja pse ai u vu në shënjestër”, thotë zonja Sinclair e organizatës Human Rights Watch.

Shumë gazetarë në Turqi janë gjobitur ose burgosur për krimin e Fyerjes së Presidentit. Zoti Portakal deri tani u është shmangur akuzave.

“Ajo që bëj unë ndryshe nga transmetimet e tjera të lajmeve është se unë flas dhe mbase njerëzve u pëlqen kjo. Në një vend ku nuk ka shumë njerëz që ngrenë zërin, mbase unë shpreh ndjenjat e këtyre njerëzve. Ne shprehim atë që njerëzit do të donin të thoshin, por nuk munden”, thotë ai.

Erdoğan e di mirë se kush është Portakali. Ai bëri një kërcënim kundër gazetarit në një tubim, duke përmendur emrin Portakal, që do të thotë ‘portokall’ në turqisht.

“Dikush që e ka emrin, portokall apo mandarinë, apo agrume, quajeni si të doni, po u bën thirrje njerëzve të dalin në rrugë. Kuptoni se ku i keni kufijtë. Nëse nuk e dini ku i keni kufijtë, ky vend do t’ju godasë pas qafe”, deklaronte Presidenti Erdogan.

Gazetarët që kanë kritikuar Erdoğanin janë sulmuar nga banditë në të kaluarën. Kërcënimi i dhunës sidomos nga një kryetar shteti nuk duhet të injorohet. Më pas, Portakal u bë më i kujdesshëm.

“Sepse nuk e parashikon dot se si do të reagojë shoqëria ose individi. Ai mund të bëjë diçka të çmendur. Mund të mos bëjë asgjë. Nuk e mendon këtë. Thjesht mbron veten pak më shumë. Këtë të bën presioni”, thotë ai.

Është ky lloj presioni – kërcënime, arrestime, dënime me burg, gjobitje – që e bën të rrezikshme punën e një gazetari në Turqi.

“Duhet të jemi të shqetësuar për humbjen e mediave të pavarura dhe profesionale në çdo vend. Do të thotë që rendi demokratik po gërryhet”, thotë gazetari Gürsel.

Në maj të vitit 2019, Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi se ndalimi i Kadri Gürselit para gjyqit shkelte të drejtat e tij të fjalës së lirë. Një gjykatë e Stambollit më vonë e liroi atë – por konfirmoi dënimet e për kolegët e Gürselit nga Xhumhuriet.

Në gjyqin për shpifje ndaj saj, Pelin Ünker shmangu burgun por u detyrua të paguante një gjobë. Në gusht të vitit 2020, Fatih Portakal u largua nga televizioni Fox Haber. Ai vazhdon të bëjë komente politike në kanalin e tij në YouTube.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kadri gürsel turqi kadri gürsel turqi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës