Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ligji për financat e qeverisjes vendore, Gjykata Kushtetuese rrëzon KLSH-në
1 Mars 2021, 16:39Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me ligjin për financat e qeverisjes vendore.
Në një njoftim zyrtar që ka bërë, Gjykata Kushtetuese, thuhet se vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.
KLSH, në kërkesën e saj, pretendonte se Ligji për financat e qeverisjes vendore binte ndesh me ligjin e saj organik dhe se ky ligj i cënonte asaj privatësinë, pretendime këto të cilat u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 23.02.2021, çështjen me kërkues Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”. Pezullimi i zbatimit të nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese. VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama vijon me takimet në Bruksel aty ku po zhvillon një vizitë dy ditore zyrtare. Dosja.al ka mësuar se për momenti, kreu i Qeverisë p...
DURRËS- Presidenti Meta, pas takimit që ka zhvilluar ditën e sotme me Shoqatën “Durrësi Autokton”, shprehet se zëri i qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë ...
ELBASAN– Koordinatori politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme, një takim me studentë të degëve të ndryshme. Studentët ngritën...
DURRËS- Presidenti, Ilir Meta, ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me Shoqatën “Durrësi Autokton”. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit është shprehur se ...
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ka dërguar një ‘mesazh të koduar’ nga Brukseli, disa orë pasi kryedemokrati Lulzim Basha dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialist...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë M...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët që zhvilloi ditën e sotme në Bruksel së bashku me Joseph Borrell dhe Oliver Varhelyi evidentoi se...
BRUKSEL– Shefi i politikës së jashtme në Bashkimin Evropian, Joseph Borrell është tejet i druajtur nga COVID19. Kështu duket së paku në takimin përshëndetës me ...
TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe me Joseph Borrell, shef...
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ishte kritik me Bashkimin Evropian edhe përpara zyrtarëve më të lartë evropian. Në konferencën e përbashkët, krah Joseph Borrell ...