LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta takim me Shoqatën “Durrësi Autokton”/ MESAZHI: Kush prek votën dhe provokon sovranin, do të marrë përg

1 Mars 2021, 15:56 Nga DOSJA
Presidenti Meta takim me Shoqatën “Durrësi Autokton”/

DURRËS- Presidenti, Ilir Meta, ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me Shoqatën “Durrësi Autokton”. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit është shprehur se kush prek votën në zgjedhjet e 25 prillit dhe provokon sovranin, do të marrë përgjigjen e merituar. Ndër të tjera, ai ka thënë se në demokraci, vota është fuqia më e madhe që ka një qytetar, sepse sipas tij vota të fuqizon ose të shfuqizon.


Në këtë bashkëbisedim, Meta, u njoh me përpjekjet e kësaj shoqate për të ndalur masakrën urbane dhe shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë historike, arkeologjike dhe kulturore të qytetit bregdetar.

Përfaqësuesit e Shoqatës “Durrësi Autokton” kërkuan nga Presidenti Meta t’i mbështesë në aktivitetin e tyre dhe morën prej Tij mbështetje të plotë për të gjitha nismat për mbrojtjen e Durrësit nga vendimmarrjet arbitrare e të pakonsultura me komunitetin lokal.

“Ju falënderoj për ftesën dhe për këtë bashkëbisedim tepër të frytshëm, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, në interes të komunitetit të Durrësit dhe jo vetëm. Kam besuar gjithmonë, që zëri i Durrësit duhet të dëgjohet nga të gjithë për zhvillimin, modernizimin dhe europianizimin e qytetit tuaj por edhe të mbarë vendit tonë. Zëri i qytetarisë dhe i intelektualëve të Durrësit është tentuar të zbehet dhe rasti më i fundit ishte sjellja tepër banditeske ndaj kryetarit të Shoqatës tuaj. Ishte një përpjekje për të intimiduar jo një individ, as për të indimiduar thjesht një shoqatë, por për të intimiduar çdo lëvizje, çdo gjallërim të qytetarisë, të respektimit e të nderimit të traditave të mbrojtjes së vlerave historike e kulturore, si dhe të shprehjes së mirënjohjes ndaj emrave më të mëdhenj e të shquar, që kanë dhënë aq shumë për Durrësin dhe për Shqipërinë, sa i përket ruajtjes së identitetit kombëtar e kulturor dhe traditave urbanistike e qytetare. Durrësi mbart potenciale të mëdha për zhvillimin e tij, për luftën kundër varfërisë dhe për zhvillim të qëndrueshëm e afatgjatë. Por për fat të keq Durrësi, e ka humbur të gjithë fizionominë e ruajtur në shekuj me shumë kujdes e me shumë vëmendje. Ndaj duhet të shumëfishojmë përpjekjet për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore, duke u kujdesur shumë më tepër se sa deri më tani. Duhet të nxisim çdo iniciativë qytetare për të imponuar respektimin e ligjeve në fuqi, sepse ne kemi një ligj, që çdo vepër publike duhet t’i nënshtrohet një konsultimi publik nga autoriteti që inicion apo investon, qoftë në nivel qendror apo vendor. Mirëqeverisja është e bazuar vetëm mbi llogaridhënie, që do të thotë se të zgjedhurit, që nga Presidenti e të gjithë me radhë, duhet të kenë frikë nga qytetarët! Jo qytetarët të kenë frikë nga ata që zgjidhen për t’ju shërbyer dhe për të dhënë llogari. Meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve historike të 25 prillit, çdo gjë fillon nga çkapja e votës, nga vota e lirë dhe shenjtërimi i saj. Ndaj është momenti, që 25 prilli të jetë një ditë referendumi për të vendosur shenjtërinë e votës në këtë vend, në mënyrë, që si vota e Presidentit, si e qytetarit më të thjeshtë të jetë përfundimisht e barabartë! Më 25 prill kemi një mundësi historike të rivendosim në funksion rendin kushtetues, shtetin e së drejtës dhe njëkohësisht të garantojmë fuqinë e qytetarit mbi pushtetin, mbi të zgjedhurin dhe t’i kthejmë këta në shërbim të tyre!Më 25 prill populli vendos shenjtërinë e votës dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për 100 vitet që do vijnë. Në Kushtetutë thuhet qartë: “Sovraniteti i përket popullit në Republikën e Shqipërisë. Sovrani flet përmes votës së lirë.” Ndaj kushdo, që përpiqet të vërë dorë mbi votën e lirë praktikisht ka provokuar sovranin dhe duhet të presë të gjitha pasojat prej tij. Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh edhe të gjithë shoqërisë civile të bashkëpunojë dhe të angazhohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të monitorojnë dhe t’iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë nesër të kërkojë llogari nëse nuk shkon për të votuar. Asnjë qytetar që tregton votën e tij, nuk ka të drejtë të kërkojë llogari, sepse ai që ta blen votën ka humbur çdo detyrim ndaj teje. Në demokraci vota është fuqia më e madhe që ka një qytetar, sepse vota të fuqizon, vota të shfuqizon. Vota të zgjedh, vota të ndëshkon. Unë besoj që populli ynë është shumë i qartë dhe shumë i ndërgjegjshëm, për këtë çështje. Ju e dini që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kryekushti i Bashkimit Europian, po mbajnë peng këtë proces të çeljes së negociatave të vendit tonë. Është e pafalshme, që ne ende nuk kemi asnjë shpresë, për çeljen e negociatave për shkak  të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të mos-hetimit të manipulimeve  të bëra në të kaluarën. Ndaj ky është një moment final për të bërë një restart të demokracisë, përmes zgjimit qytetar, votës së lirë, të ndershme dhe të barabartë. Në këtë mënyrë duhet të ndalim edhe shpopullimin e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, sepse është një fakt kokëfortë dhe i bazuar në statistika europiane dhe jo mbi deklarata. Shpresoj që bashkëpunimin tonë ta intensifikojmë më tej, duke demaskuar çdo përpjekje, që intimidon zërin qytetar, të shkundim çdo apati në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe të mos presim që padrejtësia të na prekë individualisht, që të reagojmë kundër saj. Mjafton që padrejtësia të prekë dikë prej nesh në komunitetin dhe vendin tonë, për të na paralajmëruar se të gjithë mund të jemi viktima të një sistemi të padrejtë që e tolerojmë me heshtjen dhe përgjumjen tonë.”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ne durres ilir meta ne durres


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet