LIVE UPDATES
Aktualitet

Ligji antishpifje: Luftë ndaj Fake News apo atentat lirisë së shprehjes?

23 Korrik 2019, 19:13 Nga DOSJA
Ligji antishpifje: Luftë ndaj Fake News apo atentat lirisë së

Në shtator, me rifillimin e punimeve të Parlamentit pas pushimeve të gushtit,  pritet që ato të votohen apo të rrëzohen nga deputetët.  Sipas qeverisë dy projektligjet në fjalë, të njohura si   “Paketa anti shpifje” janë një përpjekje për të luftuar ” epideminë e Fake News – lajmeve të rreme-,  për të mbrojtur fëmijët nga abuzimet on line, për të forcuar Autoritetin e Mediave Audio- Vizuale, (AMA).”

Paketa ligjore në fjalë është kritikuar ashpër nga gazetarë, shoqata të tyre dhe ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në një deklaratë publike të hartuar prej 10 syresh kjo paketë cilësohet si  “Paketa ligjore e censurimit,  e vendosjes së kontrollit administrativ mbi median on line”. 10 shoqatat kanë ngritur alarm publik alarm për cënimin serioz të lirisë së shprehjes nëse Parlamenti e miraton dhe i bëjnë thirrje deputetëve që në shtator të votojnë kundër.

Për opozitën jashtë parlamentit, të kryesuatr nga PD, me Paketën anti-shpifje qeveria Rama synon “të kontrollojë, gjobisë , mbyllë portalet kritike ndaj qeverisë”.

Pushtet i institucioneve administrative mbi mediat on line

Janë dy projektligje që përbëjnë “Paketën ligjore anti-shpifje” dhe kanë shkaktuar alarm dhe angazhim publik. Njëri  i jep Këshillit të Ankesave tek AMA pushtetin që të detyrojë ofruesit e shërbimve on line në fushën e publikimeve të ndryshojnë / korigjojnë përmbajtjen  e tyre, të publikojnë ankesa, që duhet të shfaqen njëlloj si reklamat on line, sa herë që në publikimet on line cënohet/dhunohet dinjiteti ose privatësia e qytetarëve. Në rast të kundërt Këshilli i Ankesave ka pushtetin të vërë gjoba që shkojnë deri në 10 milionë lekë ose 8.300 Euro. Këshilli i Ankesave do të menaxhojë edhe të drejtën e përgjigjes / replikës së palëve të prekura që nga qytetarët deri tek institucionet, anëtarët e qeverisë, deputetët, kryebashkiakët etj.

Projektligji i dytë ka të bëjë me një tjetër instituciion administrativ: Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postale (AKEP), të cili i jepet pushteti të vendosë inserte, njëlloj si reklamat tek  portalet online, nëse Këshilli i Ankesave konstaton se ofruesit e publikimeve on line  nuk kanë zbatuar ligjet e reja. Nëse portalet nuk zbatojnë edhe AKEP-it i jepet meligj e drejta t’u vërë gjoba që shkojnë deri në 10 milionë lekë ose 8.300 Euro, shumë që përbën në rastin më të mirë gjithë  pagën vjetore të një gazetari që mund të gjobitet për një shkrim të vetëm on line, në rastin më të keq pagën e dy viteve.

Në dy projektligjet e mësipërme parashikohet që gjobat duhen paguar menjëherë  dhe më pas subjektet e prekura mund t’i drejtohen gjykatës. Paketa ligjore e sapo miratuar nga qeveria përmban edhe detyrimin e krijimit në AMA të një regjistri të mediave on line. Dy projekligjet e saj nuk bëjnë diferencime mes  portaleve të fuqishme on line dhe blogjeve individuale.

Paketa anti shpifje premisa për censurë dhe auto-censurë

Aleksandër Çipa, analist e pavarur në Tiranë dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë, që ka firmosur deklaratën kundër paketës antishpifje paraqet për DW arsyet e kundërshtimit.

“Dy projektligjet, që ndryshojnë ligjet aktuale për AMA dhe AKEP, nuk janë hartuar pas një konsultimi / diskutiumi me grupet e interest. AMA dhe AKEP janë dy institucione publike, administrative që zgjidhen nga pushteti politik dhe nuk mund të bëhen garante të lirisë së mediave on line. Gjobat janë të papërballueshme nga gazetarët dhe redaktorët e mediave on line- gjë që krijon të gjitha premisat për censurë dhe auto censurë,” thotë Aleksandër Çipa .

Nga ana tjetër  ekipet e  AMA  dhe AKEP, që do të gjykojnë publikimin ose jo të Fake News apo shpifjeve në median on line janë pjesë  e këtyre  institucioneve, “të zgjedhura dhe mbajtura nën ndikim nga politika ose grupet e mëdha financiare që flirtojnë me politikën e qeverisë” thekson ai.

Kristina Voko , kryeredaktorja e BIRN – Albania, organizatës mediatike, pjesëmarrëse në deklaratën publike kundër paketës anti-shpifje” thotë për DW, se „ më tepër se të luftojë Fake News dhe shpifjen qeveria synon të ngrejë një mekanizëm  censure dhe kontrolli mbi mediat on line”.

“Në Europë, me përjashtimn të Rusisë asnjë vend nuk përdor institucione  administrative si AMA për të rregulluar përmbajtjen e mediave on line. Gjobat janë dragoniane dhe shtyjnë gazetarët drejt auto-censurës dhe anashkalojnë ose i mbivendosen rolit të gjykatave. BIRN mendon se dy projektligjet janë një atentat ndaj lirisë së shprehjes dhe medias” thekson Kristina Voko.

Drejtuesja e ” Komitetit të Helsinkit” Erida Skëndaj në blogun e saj  vë në dukje, se ” AMA nuk ka garanci për  të qenë një institucion i pavarur politikisht pasi formula aktuale e përbërjes së saj është në favor të maxhoranxës socialiste”.

BE dhe OSBE: Projektligjet duhen përmirësuar     

Paketa ligjore anti-shpifje është hartuar në konsultim me OSBE dhe BE. Përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE, Harlem Desir, në analizën ligjore të dy projektligjeve të bërë publike prej tij vë në dukje,  se ” paketa ligjore anti shpifje ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”

” AMA, si rregullatori medias audio- vizuale në Shqipëri nuk duhet të zëvendësojë gjykatat e pavarura ose mekanizmat vetë rregulluese për lirinë e shprehjes, të bllokojë përmbajtjen e publikimeve  on line, të vendosë gjobat apo të përcaktojë modalitetet e së drejtës për përgjigje” vë nëdukje analiza ligjore e OSBE.

Dy projektligjet po shqyrtohen edhe nga BE. Ambasadori i Delegacionit  të BE në Tiranë, Luigi Soreca,  deklaroi se  ” BE po i shqyrton së bashku me partnerë të tjerë ndërkombëtarë” .

10 organizatat e gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut i janë adresuar BE dhe OSBE për të kërkuar  që të marrin parasysh objeksionet dhe komentet e tyre  ndaj dy projektligjeve. Ato kërkojnë  që kopetencat në luftën kundër Fake News dhe shpifjeve t’i marrin  institucionet vetërregulluese që duhet të ngrihen nga komuniteti i gazetarëve dhe ekspertëve profesionistë për lirine e medias.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ama deutche welle paketa antishpifje ama deutche welle paketa antishpifje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet