LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kemi lënë një pazar bashkë 10 mijë euro, apo e kam gabim?”/ Ryshfet për të marrë licencën e transportit të pa

1 Qershor 2020, 19:59 Nga DOSJA
“Kemi lënë një pazar bashkë 10 mijë euro, apo e

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal korrupsioni, ku një qytetar pagoi plot 5 milionë lekë ryshfet për të marrë një licencë të transportit të udhëtarëve.

Punonjës të administratës shtetërore, të lidhur me sekserë që qëndrojnë gjatë gjithë kohës në dyert e këtyre institucioneve, kanë futur duart thellë në xhepat e varfër të një familje sarandiote, e cila prej shumë muajsh po sorollatet për të marrë dokumentin që do tu mundësojë fitimin e “bukës së gojës”. Investigimi i Fiks Fare zgjati plot 1 vit, ku gjatë kësaj kohe pjesëtarët e kësaj familje niseshin në orët e para të mëngjesit për në Tiranë dhe ktheheshin në orët e vona në Sarandë. Përpos mundit dhe djersës, një punonjës, që bënte edhe rolin e sekserit, i mori plot 5 milionë lekë për t’ia shpejtuar procedurat.

Ai pretendonte se kjo është vetëm gjysma e ryshfetit, pasi pazaret janë bërë për plot 10 mijë euro! Me zë dhe figurë, Fiks Fare dokumentoi gjatë kësaj kohe këtë korrupsuon.

Soviet Laze thotë se ka një autobus 21 vendesh dhe prej 11 vitesh ka bërë linjen Sarandë-Korçë-Sarandë-Korçë dhe anasjelltas.

“Unë e bleva licencën 40 e ca milionë lekë. E rinovova në bashki, vazhdova. Në 2017, e mori LSI-ja ministrinë dhe më thonë që nuk egziston më linja Sarandë- Korçë. Unë jam i regjistruar në QKB, me certifikatë, jam nga bashkitë me taksa me të gjitha. Në 2017 më hoqën edhe shoqërinë edhe linjën. Korçarëve ua dhanë. Me të lutura ma dhanë me vonesë. Në gusht 2017. Tani do ma vënë si linjë të re. Më thanë që të mbaron në 2022. Shkoj në fund të gushtit 2018 dhe më thonë që shoqëria është hequr. Unë i kam dokumentet nga të gjitha. Tani më thonë është vetëm linja. Më thonë akoma kur të mblidhet komisioni. Përse më bëhet mua, kam marrë autobusa me qira, i kam të gjitha dokumentet. Kam licensat e vjetra. Kam shkuar në ministri edhe dokumentet, s’më kanë pritur. Deri tani asnjë zgjidhje. Më vjen gjynah (qan). Cili është ky personi që më pengon?” pyet me të drejtë qytetari, ndërsa thotë se ka shkuar me dhjetëra herë në ministri.

“Më kanë lënë pezull. Mua ma heqin të drejtën. Kur shkova në ministri më del një person, quhet Artan Haska, ishte shef sigurie, e kam shok drejtorin, më thoshte. E takova brenda në ministri në katin e parë, na qerasi me kafe me djalin, te kafja brenda ministrisë. E takova në tetor 2018. Në atë kohë që i kam dorëzuar dokumentet, më thotë që duan 10 mijë euro që të marrësh linjën përsëri. Paratë i donte ryshfet. Këtë person e kam takuar mbi 25 herë, në ministri, në klube jashtë. Ai futej brenda ministrisë, takonte atë, këtë, mund të ishte shoqërues i këtyre. Ishte shef sigurie. Vura në shitje autobuzin, mora 5 milionë lekë, erdha gjithë natën. Lekët (5 milionë) i kisha mbështjellë me peshqir, i futi në sqetull dhe dokumentet do t’i çoj në sekretari. Lekët ja dhashë brenda ministrisë. Erdhi pas çerek ore. Licencën s’e kam marrë. Tani e kanë lënë të ngrirë. Ky persona më ka sorollatur. Më ka ndërruar dy numra telefoni, jo jam në Mal të Zi, jo jam në Gjirokastër, diku në punë. Nuk më ka zgjidhur punë deri më sot” thotë Soviet Laze.

Pas denoncimit, qytetari niset nga Saranda në orët e para të mengjesit dhe bën disa orë rrugë për në Tiranë. Ai shkon sa nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Drejtoria e Transportit Rrugor, por në fund nuk merr ndonjë zgjidhje, pasi i thonë se linja është shfuqizuar. Në DPSHTRR i thonë se duhet të pyesë në ministri. Në ministri e orientojnë në DPSHTRR!

Pas këtyre sorollatjeve, qytetari kërkon punonjësin që i ka dhënë 5 milionë lekë, i cili prej disa muajsh kishte fikur telefonin. Pas shumë mundimesh, denoncuesi ia gjen numrin e telefonit dhe në të njëjtën ditë lënë takim në Tiranë. Ata takohen në një lokal afër Pazarit të Ri në kryeqytet. Artan Haska u thotë se dokumentet i ke në protokoll.

“Kemi lënë një pazar bashkë 10 mijë euro, ke paguar 5 milionë (lekë të vjetra), 3 mijë e 500 euro në atë kohë, apo e kam gabim? Sot bëjnë diçka euro më shumë, kurse në atë kohë bënin aq. Atëherë bënin 3 mijë e 500 euro, ja flasim hapur” e pranon se ka marrë ryshfet. Më pas i thotë se është ende akoma shef sigurie. “Po, ça jam unë! Tani, pas riformatimit që nxjerr ministria, jep licenca në bazë të kësaj, me shoqëri që ju keni shoqërinë… Dhe po të jap një fjalë burri, me tu shprehur në televizion nga Belinda Balluku, nëse nuk merrni licencën e Sarandës, më ke dhënë 5 milionë, do të jap 10 milionë lekë dhe do të ikësh, në rregull? Edhe unë kur vajta te Balluku, që u ndërruan atëherë me Damianin, më tha mua merre këtë se s’ke, po kjo i thashë unë, ah kjo po. Po të them që më 1 janar ke licencën, ka edhe 4 muaj afat” i thotë Haska denoncuesit, ndërsa i përsërit disa herë se “do të flas shqip, në qoftë se nuk të dorëzova licencën ty, do të jap 10. Më ke dhënë 5 (milionë), do të jap 10. Tani, shikoje ti. E bëjmë provë, unë të jap 5 shto edhe ti 5…”.

Më tej i thotë se ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm që të bënte dublikatë licencës në atë kohë, po ai s’ka pranuar.

“E refuzova unë se kisha hall se mos ma dridhnin, ky është faji im. Më thanë ata mua, jepi dublikatë që të dalë me dublikatin e vjetër. Kisha frikë mos ma quanin dublikatin, nuk ma njihnin si licencë pastaj, këtë pata frikë unë. Prandaj nuk e bëra dhe e lashë. Drejtori i madh është A.DH dhe të kallëzoj unë. Është nga Fieri, është shoku im i ngushtë, e kam si vëlla. E di si do e bënin licencën tënde këta, nisja në orën 05.00 nga Saranda, mbërritja në orën 12.00 në Korçë… Dhe ne donim këtë, dhe hidhet inxhinieri, Maksi bashkë me Flamurin dhe i thotë edhe mund të bëhet kështu, po është në bazë të kilometrave, Saranda është 300 kilometra. Mirëpo ç’bënë ata, i kishin hequr 40 km dhe e kishin shkruar rruga e Kardhiqit… ” i shpjegon detaje.

Nisur dhe nga biseda, Artan Haska kishte shumë informacione për të gjitha diskutimet në ministri dhe në DPSHTRR. Në fund të kësaj bisede, Haska i thotë denoncuesit se “e ke 100 %, do ta shikojë në TV, online”.

Pas takimit të parë, denoncuesi dhe punonjësi takohen edhe disa herë të tjera, madje edhe brenda zyrave të shtetit…, takime të cilat do të zbulohen mbrëmjen e së martës në Fiks Fare!

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet transporti i qytetareve transporti i qytetareve

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Qershor 2020, 17:27

LAÇ– Katër persona të veshur me uniforma policie kanë ekzektuar me plumba blind shpues dy biznesmenët, Bujar (Hasan) Lika dhe Paulin Gjergji (Marku).Buri...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet