LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ky dimër do të jetë i rëndë….!’/ Mjeku britanik tregon çfarë pritet: Vetëm vaksina do zhdukë shpejt viru

1 Qershor 2020, 19:09 Nga DOSJA
‘Ky dimër do të jetë i rëndë….!’/

“Kur të shpiket vaksina dhe kur të ketë nivele të ulëta të virusit, duhen hapur kufijtë, sepse atëherë njerëzit do të jenë të testuar në vendet e tyre ose mund të testohen edhe në vendin që shkojnë.”

Është ky opinion i dr. Anthony Cook, Ceo në Klinikën Laboratorike, Kambrixh, Britani e Madhe. Këtë deklaratë mjeku e bëri gjatë një interviste për gazetaren Mirela Milori në Abc News.

Doktori ka deklaruar po ashtu se Covid-19 do të rikthehet sërish në vjeshtë. “Po do të ketë rikthim! Sidomos në fund të vitit, që nis edhe sezoni i viruseve të gripit. Do të jetë e vështirë që të përcaktojmë se cilët pacientë do të kenë gripin normal, apo mund të ketë Covidi-n. Përsëri duhen testime”, tha ai, ndërsa shtoi se vetëm vaksina mund të përmirësojë situatën.

Sipas tij nëse nuk do të kemi një vaksinë deri në fund të këtij viti, dimri i ardhshëm do të jetë i rëndë. Gjithashtu Cook ka shpjeguar se si po monitorohet situata pas valës së parë të pandemisë në Britani.

Intervista e plotë e Anthony Cook me Mirela Milorin në Abc News:

Mirela Milori: Si është situate aktuale e Covid-19 në Britaninë e madhe?

Anthony Cook: Ne e kemi kaluar pikun e infeksionit, me rreth 3 milion njerëz që mendohet se ishin të infektuar, me rreth 40 mijë të vdekur, me një situatë domethënëse dhe të rëndësishme. Kemi dalë nga mbyllja dhe njerëzit mund të takohen tashmë, por përsëri duke respektuar rregullat e distancimit social.

Mirela Milori: Sa i rëndësishëm është testimi në menaxhimin e situatës dhe rihapjen ekonomike të vendit?

Anthony Cook: Shumë i rëndësishëm! Kur qeveria nisi fazën e testimeve ata e nisën me rreth 10 mijë testime në ditë, por më pas, më shumë se një muaj më parë, rreth 6 javë më parë ne arritëm në rreth 200 mijë teste në ditë. Por ne arritëm edhe në fazën kur testonim rreth 450 mijë njerëz në ditë, dhe kjo ishte e nevojshme, për të dalë nga izolimi dhe mbyllja.

Mirela Milori: Çfarë mendoni për rihapjen ekonomike dhe jo vetëm të kufijve; po nisin komunikimet në Europë si edhe ato ndërkontinentale, a është një momet i duhur për këtë?

Anthony Cook: Mendoj se është pak herët për këtë hapje…! Duhet ende kohë që të mundim virusin. Mendoj se virusi është ende në nivele të larta në Britani; po lejohet një hapje e kufizuar disi, por mendoj që është pak herët për hapjen e kufijëve në vend. Gjithashtu virusi është në nivele të larta edhe në Europë, dhe më duket pak i nxituar vendimi për hapjen e kufijve. Është e nevojshme të kryhen sa më shumë teste, sepse duhet të gjurmohen dhe të zbulohen njerëzit që e kanë virusin.

Mirela Milori: Po, pikërisht, është çështja e njerëzve asiptomatik, që nuk kanë shenja, nuk e dinë që e mbartin virusin, dhe e përhapin e atë …Si mund të menaxhohet sa më mirë kjo situatë?

Anthony Cook: Qeveria britanike, ka prezantuar së fundmi një program kompjuterik të quajtur “Testimi dhe gjurmim”, dhe fillimisht, cilido që mendon se ka shenjat e virusit, bën një test, dhe më tej bëhet gjurmimi i të gjitha kontakteve që personi ka pasur. Problemi është se mendohet që rreth gjysma e njerëzve të infektuar nuk kanë patur shenja, ata nuk e dinin që kishin virusin, nuk kanë bërë testin dhe nuk e kanë kuptuar që po përhapnin sëmundjen. Pra testimi, vetëm testimi është mënyra më e shpejt për të zbuluar virusin, testim i popullatës.

Mirela Milori: Hapja e kufijve me vendet europaine, mendoni se do të ndihmojë gjatë këtyre muajve për atë që quhet “imuniteti I turmës”?

Anthony Cook: Personalisht mendoj se kur të shpiket vaksina dhe kur të ketë nivele të ulëta të virusit, duhen hapur kufijtë, sepse atëherë njerëzit do të jenë të testuar në vendet e tyre ose mund të testohen edhe në vendin që shkojnë.

Mirela Milori: Cila ka qenë ndihmesa e laboratorit tuaj në ketë situatë?

Anthony Cook: Ne kemi bërë teste për Covidin, kemi kryer teste tek personeli mjekësor dhe social kryesisht që kujdeset për të moshuarit. Ne e dimë që fatalitet më të mëdha kanë ndodhur tek mosha e tretë, dhe ne kemi testuar kryesisht personelin që kujdesej për ta, në mënyrë që mos të lejohet përhapja e sëmundjes tek këta punonjës dhe mos të lejohej hyrja e virusit në ambientet ku ka njerëz të moshës së tretë.

Mirela Milori: A mund të rikthehet pandemia, dhe si mund të jetë rikthimi i saj?

Anthony Cook: Po do të ketë rikthim! Sidomos në fund të vitit, që nis edhe sezoni i viruseve të gripit. Do të jetë e vështirë që të përcaktojmë se cilët pacientë do të kenë gripin normal, apo mund të ketë Covidi-n. Përsëri duhen testime, pra duhet testuar secili që ka shenja gripi, për të kuptuar se çfarë kanë…! Shtatori do të shënojë rikthimin, sidomos në Britani, që është muaji kur rikthehen viruset e gripit, në mënyrë të paevitueshme, do të ketë rikthim në atë periudhë.

Mirela Milori: Mendoni që do të ketë një shfaqje më agresive të virusit në shtator apo dhjetor, se më parë?

Anthony Cook: Po! Pyetje e mirë… ! Referuar pandemive të mëparshme të kësaj natyre, rikthimi i dytë i pandemisë, ka qenë më i keq se shfaqja e parë e saj. Nëse piku i parë i pandemisë ka qenë keq, rikthimi i dytë ka qenë edhe më keq, dhe rikthimi i tretë, që i bie zakonisht rreh një vit mbas shfaqjes së pandemisë, është rikthmi më i butë. Por nuk di çtë them për rastin e këtij virusi…! Nëse do të kemi një vaksinë nga fundi i këtij viti, mendoj se gjërat përmirësohen, por nëse vaksina shpiket në fund të vitit tjetër, mendoj se ky dimër do të jetë i rëndë….!

Mirela Milori: Ka opinione të ndryshme për vaksinën, ju si mendoni?

Anthony Cook: Mendoj që duhet gjetur, dhe duhet gjetur një vaksinë efikase. Mendoj se do të jetë si vaksinat e gripit që përdorim çdo vit, por për aq kohë sa nuk kemi asnjë model ku të bazohemi se si do të jetë vaksina, askush nuk di çfarë të thotë për të. Por mendoj që mbasi kanë kaluar disa forma virusi, si Sarsi etj, duhet një punë serioze për të gjetur të duhurën për këtë virus.

Mirela Milori: Ka mendime të ndryshme p.sh në SHBA është presidenti Trump që përfaqëson një opinion të caktuar për vaksinë dhe koronavirusin. Ju si mendoni se po menaxhohet situate atje?

Anthony Cook: Personalisht mendoj që SHBA, por shkojnë drejt një numri shumë të madh të vdekurish me qindra mijëra të vdekur. Mënyra si po e menaxhojnë, mendoj se kjo shifër do të dyfishohet ose trefishohet. Ata nuk po e marrin seriozisht si vendet e tjera që u prekën nga koronavirusi si Spanja, Italia, që vepruan me njëherë për të ndalur përhapjen duke hyrë në karantinë. Por amerikanët nuk po e bëjnë këtë, mendoj se situate atje do të përkeqësohet.

Mirela Milori: Pyetja e fundit, është si mendoni se do të jetë 2021, do të jetë një situatë më e përkeqësuar , referuar koronavirusit…

Anthony Cook: Mendoj që do 2021 do të jetë një vit më i lehtë. Këtë vit do të shihni përparime fantastike përsa i përket terapive, përpjekjeve për vaksinën, mënyrën se si do të monitorohet ky lloj virusi. Ne ende po mësojmë për këtë virus, ai ka pak muaj që është shfaqur dhe ne kemi bërë përparime të dukshme shkencore për t’a njohur. Dhe mendoj që viti tjetër do të jetë më mirë se ky, të paktën këto janë pritshmëritë e mia…!

Mirela Milori: Falemindeit që ishit me ne

Anthony Cook: Faleminderit juve, dhe kujdes!

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anthony cook koronavirusi ne shqiperi anthony cook koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Qershor 2020, 17:27

LAÇ– Katër persona të veshur me uniforma policie kanë ekzektuar me plumba blind shpues dy biznesmenët, Bujar (Hasan) Lika dhe Paulin Gjergji (Marku).Buri...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale