LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Letra e hapur e kompozitorit Dizdari: Krijesa ime artistike m’u shkatërrua para syve

10 Janar 2022, 16:15 Nga DOSJA
Letra e hapur e kompozitorit Dizdari: Krijesa ime artistike m’u

TIRANË –  Limoz Dizdari, Artisti i Merituar, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ka ndarë një letër të hapur të cilën ja dedikon gjithë krijuesve që njësoj si ai ndjenë dhimbje kur qëndra e artit ju shkatërruar përpara syve.

Letra e plotë:

Miku im krijues.

Ti e kalove gjithë jetën tënde, duke iu përkushtuar kulturës kombëtare të këtij vendi, si pjesë e një bashkësie, të cilës i përkas edhe vetë. Ashtu si dhe ti, edhe unë u përpoqa që të realizoj një ëndër të madhe, duke ndërtuar një qendër arti dhe, pas kaq kohësh, ndjeva se më në fund ia kisha dale mbanë. Këtë e pashë në sytë e tu, që shprehnin falenderim, e ndjeva në fjalët e tua, që pasqyronin entuziazëm, e lexova në fjalët e tua, që shkrove në shtyp. Befas kjo krijesë artistike m’u shkatërrua para syve. Pa pritur, kjo ëndër, e shndëruar në një realitet të bukur, me shumë mund dhe sakrifica, u zhbë brutalisht brenda një nate. Dhe unë shtanga, i mbetur pa fjalë, duke u ndjerë i braktisuir .

Miku im mirë.

Provova që të gjej zgjidhje duke iu shkruar përfaqësuesve të pushtetit të këtij vendi, që është vendi im dhe i yti, por askush nuk m’u përgjigj. Zonja ministre e kulturës p. sh. nuk gjeti aq kohë, sa edhe për një takim të shkurtër. U ndesha me një mur heshtjeje, që me shfaqej kudo, ku shkoja. Isha i rethuar nga një memecëri tronditëse. Askush nuk deshi që të më dëgjojë. Kjo është arsyeja që po të drejtohem. Nuk ka rëndësi, nëse më njeh apo jo, pak domethënie ka, nëse jemi takuar ndonjëherë së bashku apo jo. E rëndësishme është se edhe ti, sikurse unë, je një krijues, se që të dy kemi të njëjtën ëndër për të bërë diçka fisnike për këtë vend. Prandaj dhe po të drejtohem, miku im, për të bashkëbiseduar. Që të më pyesësh për gjithçka, nëse dëshiron dhe unë të përgjigjem për githçka. Që të më thuash, nëse kam të drejtë apo jo, nëse duhet ta vazhdoj luftën time apo jo. Thjesht dua që të bashkëbisedojmë, të shkëmbejmë mendimet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Unë e di se fjalët e tua nuk do të ma shërojnë këtë plagë të hapur padrejtësisht, sepse e di që ti, miku im, je i thjeshtë, se nuk je i pushtetshëm. Por po aq mirë e di se fjala jote është fjala e një artisti, se ajo ka një fuqi edhe më të madhe nga ajo e çdo lloj pushtetari, se ajo mund të ndikojë, të ndërgjegjësojë, të nxisë në fushën e kulturës sonë kombëtare.

Miku im.

Kurrë mos harro se heshtja nuk ndihmon. Unë mendoj se ajo, që na ndihmon, është revolta, por jo një revoltë, që e përjashton tjetrin, po që ndihmon për të ndryshuar rrethanat në fushën e artit dhe në jetën e çdo artisit. Duke i përsosur ato, ne do të përsosim njëkohësisht dhe veten. Unë mendoj se ajo është e lidhur me dashurinë për të gjithë. Ajo nuk ka të bëjë aspak me agresivitetin. Në të kundërt, agresiviteti është i lidhur me dëshirën për të mos krijuar një vepër arti, për të mos pasur një qendër kulturore, për të mos lexuar qoftë dhe një libër. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet e gjithë kjo dhunë, që ka shpërthyer në kohën tonë. Ajo buron nga mungesa e kësaj klime artistike. Pikërisht, mungesa e kësaj klime artistike, veçanërisht, më shqetëson mua, miku im. Po ndodh pra, në vend që ne t’i shtojmë institucionet kulturore dhe t’i subvencionojmë, po i mbyllim ato, akoma dhe më tej, po i shkatërrojmë apo i braktisim në duar, që nuk kanë asgjë të përbashkët me artin dhe që nuk e njohin shenjtërinë e tij. Kjo ndodhi edhe me qendrën kulturore, që unë ndërtova, duke sakrifikuar gjithçka në jetë. Sepse bujaria ndaj së ardhmes qëndron në faktin që t’i dhurosh gjithçka së tashmes. Jam i bindur se kështu ke vepruar edhe ti në jetën tënde. Le të mos të heshtim pra, duke kuptuar se revolta është një lëvizje e vetë jetës, se ajo nuk është një përmbysje shoqërore, siç duan ta shohin disa politikanë pa kulturë. Sepse ajo nuk e lë veten që të mposhtet nga zemërimi, duke ngritur në këmbë një skotë skllevërish, që përfitojnë nga kjo, duke e shitur veten në çdo treg politik të ditës.

Miku im

Le të mos harojmë se pa të tashme, nuk ka të ardhme. Le të mos besojme tek hyjnitë, që i kanë sytë e lidhura. Artisti është vetë një hyjni, por pa qënë Zot i të tjerëve. Ne duhet të zgjedhim luftën tonë dhe kjo është: fjala e guximshme, vetmohimi artistik, vepra e madhe krijuese, që mbart në shpirtin e tij çdo artist, me qëllimin fisnik që ky vend të ecë pandërprerë drejt Europës. Vetëm kështu jeta jonë si artistë mund të marr sërish kuptim, vetëm kështu ne mund të ndryshojnë, duke ndihmuar edhe njëri – tjetrin. Ne mund dhe duhet të tregojmë se ka një kufi, ku politikanët duhet të ndalen! Vetëm atëherë do të shpërfaqet vrulli ynë krijues, i nxitur prej një pasioni të ri dhe prej një shprese të re.

Pres mendimet e tua, miku im i shtrenjtë.

Marrë nga Balkanëeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture limos dizdari limos dizdari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet