LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Letra e Enver Hoxhës për mashtrimin e madh në ’52-in: Dy elementë armiq, të maskuar shkuan në…

4 Maj 2021, 07:20 Nga DOSJA
Letra e Enver Hoxhës për mashtrimin e madh në ’52-in: Dy

Publikohet një dokument arkivor i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket muajit dhjetor të vitit 1952, ku ndodhet një letër e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, dërguar të gjitha organizatave bazë të partisë në terren dhe në ushtri, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrethin e Durrësit, ky dy persona, “elementë armiq”, shkuan në Ndërmarrjen Bujqësore Shtetërore “8 Nëntori” të Sukthit, ku u paraqitën si instruktorë të Komitetit të Partisë së atij rrethi dhe sekretari i asaj organizatë, pa i njohur dhe pa u kërkuar asnjë dokument, i pranoi ata dhe u’a paraqiti organizatës bazë së partisë, si të deleguar nga Komiteti i Partisë së rrethit.

Pas kësaj, ata morrën pjesë në mbledhjen e organizatës bazë të partisë së sektorit të fshatit Kullë, ku kërkonin llogari dhe informata me karakter ekonomik e mbanin shënime në blloqet e tyre, e pasi qëndruan disa ditë duke shkuar për dreka dhe për darka te shtëpitë e tyre, duke u kontrolluar dokumentet e partisë anëtarëve të asaj organizate, në fund u dhanë edhe “planet e punës” për të ardhmen!

Dy elementë armiq të maskuar si instruktore të Komitetit të Partisë, janë paraqitur në organizatën bazë të Partisë në NBSH-në “8 Nëntori”. Sekretari i organizatës bazë, pa i njohur fare dhe pa u kërkuar asnjë dokument, i pranon këta në organizatën bazë dhe ua paraqit komunistëve si instruktorë të komitetit të Partisë. Duke përfituar nga mungesa e plotë e vigjilencës, ata kanë ndejtur aty ditë me radhë dhe kanë vepruar lirisht për qëllimet e tyre armiqësore. Kanë bërë mbledhjen e grupit të Partisë të një sektori pune (sektori i “Kullës”), kanë kontrolluar dokumentat e Partisë, kanë marre informata me karakter ekonomik duke i shënuar në blloqet e tyre dhe, më se fundi, u kanë bërë dhe “planin e punës”. Duke u vërtitur aty lirisht për shumë ditë, kanë zënë miqësi me komunistet, duke shkuar nëpër shtëpitë e tyre, ku për drekë, e ku për darkë, njëri prej elementeve armiq ka arritur që me një anëtar partie të bëhet “burazer”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në një letër të Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, që mban datën 8 dhjetor të vitit 1952, e cila u dërgohet të gjitha organizatave bazë të partisë në terren dhe ushtri, ku u bëhet me dije duke u dhënë një informacion të hollësishëm, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrethin e Durrësit, ku dy persona, “element armiq”, shkuan në Ndërmarrjen Bujqësore Shtetërore, “8 Nëntori” të Sukthit, duke u paraqitur si instruktorë të Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit që asokohe drejtohej nga Nonda Baka me origjinë nga fshati Vuno I Vlorës. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë që Memorie.al e publikon të plotë dhe për herë të parë.

Letra e Enver Hoxhës dërguar të gjitha organizatave bazë të partisë

LETER DERGUAR ORGANIZATAVE TE PARTISE TERREN DHE NE USHTRI MBI MUNGESE VIGJILENCE TE THEKSUAR NE ORGANIZATEN BAZE Tu PARTISE NE NDERMARRJEN BUQESORE SHTETERORE “8 NENTORI” SUKTH

8 dhjetor 1952

KOMITETIT TE PARTISE TE RRETHIT TE DURRESIT

Për njoftim: GJITHE KOMITETEVE PARTISE NE RRETHE DREJTORISE POLITIKE TE USHTRISE POPULLORE DREJTORISE POLITIKE TE MINISTRISE SE PUNEVE TE BRENDSHME

Në analizat që herë pas here ka bërë Byroja Politike ose Sekretariati i Komitetit Qëndror të PPSH-së, për çështje të ndryshme të organizatës së Partisë të atij rrethi, janë konstatuar dobësi serioze si rrjedhim i një pune të pamjaftueshme organizative e politike, para së gjithash, nga komiteti i Partisë dhe aparati i tij. Ngjarja që ka ndodhur në organizatën bazë të Partisë në Ndërmarrjes Bujqësore Shtetërore “8 Nëntori” në Sukth, është një tjetër fakt i rëndësishëm që vërteton një gjë të tillë.

Në organizatën bazë të Partisë në NBSH-në “8 Nëntori” në Sukth, nuk është punuar për të forcuar jetën e brendshme të organizatës, për të forcuar kombativitetin e komunistëve, për të rritur aktivitetin e tyre dhe sidomos për të mprehur vigjilencën revolucionare bolshevike që duhet të karakterizojë komunistët. Përkundrazi vendin e këtyre atje e ka zënë plogështia dhe vigjilenca e komunistëve është vënë në gjumë. Kjo ngjarje tregon qartë se udhëheqja e Partisë në rrethin tuaj nuk është si duhet në krye të organizatës që ajo drejton. Dhe ja se në forma, aspak të lejueshme dhe krejtësisht të papajtueshme me kujdesin që duhet të kenë komunistët për të ruajtur Partinë e tyre nga goditjet e elementit armik, është zhvilluar kjo:

Dy elementë armiq të maskuar si instruktore të Komitetit të Partisë, janë paraqitur në organizatën bazë të Partisë në NBSH-në “8 Nëntori”. Sekretari i organizatës bazë, pa i njohur fare dhe pa u kërkuar asnjë dokument, i pranon këta në organizatën bazë dhe ua paraqit komunistëve si instruktorë të komitetit të Partisë. Duke përfituar nga mungesa e plotë e vigjilencës, ata kanë ndejtur aty ditë me radhë dhe kanë vepruar lirisht për qëllimet e tyre armiqësore. Kanë bërë mbledhjen e grupit të Partisë të një sektori pune (sektori i “Kullës”), kanë kontrolluar dokumentat e Partisë, kanë marre informata me karakter ekonomik duke i shënuar në blloqet e tyre dhe, më se fundi, u kanë bërë dhe “planin e punës”.

Duke u vërtitur aty lirisht për shumë ditë, kanë zënë miqësi me komunistet, duke shkuar nëpër shtëpitë e tyre, ku për drekë, e ku për darkë, njëri prej elementeve armiq ka arritur që me një anëtar partie të bëhet “burazer”. Sekretari i organizatës bazë, sekretari i grupit të Partisë ku u zhvillua mbledhja dhe gjithë komunistët e tjerë, i kanë pranuar këto qorrazi dhe pa sjellë asnje dyshim në punën e hapët armiqësore të këtyre elementëve, ata janë gjendur krejtësisht të çarmatosur, përpara këtyre elementëve armiq dhe janë treguar të pazot për të ruajtur Partinë. Por kjo nuk është e tëra. Komiteti i Partisë i atij rrethi, e merr vesh gjithë ketë ngjarje mbas dy muaj e gjysmë dhe jo nëpërmjet organizatës bazë ose aparatit të tij, por nga Dega e Brendshme.

Komiteti Qendror vihet në dijeni të këtij fakti vetëm mbas 6 ditësh dhe u desh ndërhyrja e tij që ngjarja të vlerësohej drejt, të sqarohej mirë dhe të merreshin masat e nevojshme për të dënuar rreptësisht ketë mungesë vigjilence kaq flagrante. Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH vendosi përjashtimin nga Partia të sekretarit të organizatës bazë, aprovoi masat e marrura nga byroja e komitetit të Partisë për përjashtimin nga Partia të një anëtari të Partisë dhe të tre kandidatëve të Partisë dhe rekomandon që të shikohen edhe një herë gabimet dhe fajet e sekretarit të grupit të Partisë të sektorit të “Kullës”, të kësaj ndërmarrjeje.

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH-së vendosi gjithashtu t’i tërhiet vëmendja byrosë së Komitetit të Partisë dhe veçanërisht sekretarit të parë të Komitetit (Nonda Baka, shënimi ynë). Fakti i mësipërm tregon qartë se nuk është përfituar sa duhet nga eksperienca dhe mësimet e çmueshme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e të shokut Stalin, nuk është përfituar sa duhet nga eksperienca dhe mësimet e Partisë sonë, për t’i bërë organizatat e Partisë sa me vigjilente dhe luftarake për zbatimin e vijës së saj dhe për të ruajtur Partinë nga armiku i klasës. Kongresi II-të i PPSH-së shtroi përpara organizatave të Partisë dhe gjithë komunistëve forcimin e vazhdueshëm të vigjilencës revolucionare, si një konditë themelore për forcimin e unitetit ideologjik dhe organizativ të Partisë sonë për të bërë që të dështojnë tentativat e armiqve të jashtëm e të brendëshm, që përpiqen të sabotojnë ndërtimin socialist të vendit tonë.

Ne raportin e Komitetit Qendror para Kongresit II-të të PPSH-së thuhet: “Në gjithë sukseset që ka korrur Partia në luftën kundër bandave të spiunëve e të diversantëve jugosllavë, vigjilenca duhet të dhjetëfishohet, pse titistët dhe agjentët e tyre, do të përpiqen të depërtojnë në Parti nëpërmjet elementeve të dobët që do t’i shpëtojnë vigjilencës së Partisë”. Organizatat e Partisë dhe komunistet, në sajë të mësimeve të shokut Stalin dhe të Kongresit II-të të PPSH-së, kanë luftuar për forcimin e vigjilencës revolucionare në Parti dhe në masat punonjëse, duke e konsideruar ketë si një nga konditat me të rëndësishme për ndërtimin me sukses të bazave të socializmit në vendin tonë. Shumë komunistë dhe patriotë jane treguar vigjilentë dhe trima në luftë kundër diversantëve si p.sh. komunistët Sotiraq Dhami (nga Pogradeci), Prenk Caka (nga Lezha), patriotët Hekuran Dalip Saraçi (nga lokaliteti Lekaj i Kavajës), Hamdi Bogdani (nga fshati Skëndërbej i lokalitetit Rajcë Pogradec).

Por për fat të keq në rrethin tuaj, sikundër thamë më lart, ka pasur shfaqje të një mendjelehtësie të çuditshme dhe është harruar porosia e Partisë mbi nevojën që të forcohet vazhdimisht vigjilenca revolucionare. Duhet të keni parasysh se vendi ynë është gjeografikisht i rrethuar nga armiq të betuar të socializmit e të popullit tonë. Në periudhën e kalimit në të cilën ndodhet vendi ynë, lufta e klasave nuk zbutet. Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm nuk do ta zbutin luftën e tyre kundër pushtetit popullor dhe popullit tonë, por do t’i shumëfishojnë përpjekjet e tyre për të sabotuar ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Prandaj ka qenë dhe është gjithnjë e domosdoshme që çështjen e forcimit të vigjilencës revolucionare, çështjen e ruajtjes së fitoreve të popullit dhe te Partisë sonë t’a bëni detyrë kryesore të të gjithë komunistëve dhe të të gjitha masave punonjëse.

Eksperienca e lëvizjes punëtore, mbas Luftës së Dyte Botërore, ka vërtetuar edhe një herë me së miri se imperializmi dhe agjentët e tij, i drejtojnë goditjet në radhë të parë kundër partive komuniste dhe punëtore, të cilat janë pararoja dhe organizatorët e luftës së popujve për paqen dhe socializmin. Ngjarja në organizatën bazë të NBSH-së “8 Nëntori” në Sukth është një mësim i vlefshëm për gjithë Partinë, por veçanërisht për rrethin tuaj, duhet të jetë një mësim dhe shkak për të shikuar drejt dhe thellë gjithë punën. Duhet ta keni të qartë se gabime dhe lëshime të kësaj natyre ndodhin patjetër atje ku puna politike dhe organizative e Partisë është e dobët. Një nga detyrat më të rëndësishme, është forcimi i rolit të organizatave bazë të Partisë, forcimi i lidhjeve me to, Komiteti Qendror i PPSH-së në letrën e tij “Të zbatojmë drejt politikën e Partisë në cilësimin e kulakëve në fshat”, u heq vëmendjen për lidhjet e dobëta me organizatat bazë të Partisë dhe masat punonjëse. Me sa duket një gjë e tillë nuk është pasur si duhet parasysh.

Duhet t’u siguroni një ndihmë te vazhdueshme dhe sistematike organizatave bazë të Partisë. Njihni thellë se si zhvillohet jeta e brendshme e tyre, si rritet aktiviteti i komunistëve, si luftojnë ata për zbatimin e vijës së Partisë. Komiteti i Partisë duhet të jetë i informuar me kohë për anët negative që konstatohen në jetën e organizatave bazë të Partisë dhe të marrë masa për likuidimin që në lindjen e tyre. Ato nuk duhet të lejohen qe të trashen si në rastet që konstatohen në rrethin tuaj. Zhvillimi i një pune të gjerë edukative me komunistët për lartësimin e nivelit të tyre politik e ideologjik, për ngritjen e ndërgjegjes së tyre, është një tjetër detyrë e rëndësishme. Të inkurajohet pjesëmarrja aktive e komunistëve në jetën e Partisë, duke u bazuar kjo në zhvillimin e një kritike dhe autokritike të shëndoshë dhe sidomos të kritikës nga poshtë.

Të luftohen qëndrimet indiferente ndaj problemeve të Partisë, qëndrimet oportuniste ndaj armikut të klasës dhe lëshimet para gabimeve dhe dobësive që konstatohen. Duhet të luftohet pa mëshira mendimi i rrezikshëm se lufta e klasave vjen duke u shuar dhe se armiku nuk do të bëjë përpjekje për të dëmtuar veprën tonë ndërtimtare, tani që Partia jonë është në fuqi dhe ka korrur një serë suksesesh të mëdha. Eshtë e domosdoshme që t’u jepet fund vendosmërisht shfaqjeve të mendjelehtësisë politike. Të edukohen komunistët që të jenë vigjilente kundrejt çdo tentative të armikut dhe të ruajnë me rigorozitetin më të madh sekretet e Partisë dhe të shtetit. Vigjilenca revolucionare duhet të jetë cilësia e çdo komunisti në luftën për zbatimin e detyrave të Partisë, për forcimin e mëtejshëm të Partisë dhe të Republikës sonë Popullore, në luftën për ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e socializmit në vendin tonë.

Në analizën që duhet t’i bëjë gjendjes plenumi i atij komiteti në mbledhjen e tij më të afërme, duhet të nxjerrë mirë shkaqet nga të cilat kanë rrjedhur gabime të tilla të rënda. Duhet të analizohet sidomos situata në Komitetin e Partisë, puna e aparatit të Partisë dhe në mënyrë te veçantë të dalë përgjegjësia e njerëzve që nuk kanë punuar mirë. Plenumi i Komitetit të Partisë duhet të caktojë masa konkrete për forcimin e punës organizative e politike të Partisë në rrethin tuaj.

Kjo letër së bashku me rezultatet e analizës që do të bëni ju, të punohet në të gjitha organizatat bazë të Partisë dhe t’u vlejë atyre për të rishikuar gjithë punën e tyre në këtë drejtim. Në mënyrë te veçantë komunistët e organizatës bazë në NBSH-në «8 Nëntori» t’i bëjnë një analizë te thellë punës së tyre, të shkunden nga plogështia, të forcojnë çdo ditë e me tepër vigjilencën revolucionare të Partisë, sepse vetëm kështu do të mbajnë me nder titullin e lartë te anëtarit të Partisë sonë të lavdishme.

Marrë nga Memorie.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur enver hoxha letra e enver hoxhes enver hoxha letra e enver hoxhes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet