LIVE UPDATES
Bota

Letërsia dhe simptomat e tjera të shoqërisë/ Mbahet Panairi i Librit të Lajpcigut 2021

1 Qershor 2021, 06:56 Nga DOSJA
Letërsia dhe simptomat e tjera të shoqërisë/ Mbahet Panairi

GJERMANI– Ishte një edicion i çuditshëm edicioni i sivjetshëm i Panairit të Librit në Lajpcig. Zakonisht mbahet në mars, por organizatorët e kishin shtyrë festivalin “Leipzig liest” (Lajpcigu lexon) enkas për në fund të muajit maj. Shpresa e tyre:  shifrat e pandemisë do të lejonin së paku lexime në ambiente të hapura. Pandemia e lejoi. Por befasinë e radhës do ta sillte i ftohti i papritur pikërisht të vetmen ditë të leximit në publik të serisë “Arkipel Jugosllavia”, fokusi i projektit të rrjetit TRADUKI (të premten në mbrëmje, 28.05.) përpara Shtëpisë së Librit në Lajpcig.  Në këtë lexim, të titulluar “Ditë të mira”, do t’i prezantoheshin publikut, poeti kosovar, Shpëtim Selmani, krahas autorëve nga rajoni, Lana Bastašić-it (Bosnjë dhe Hercegovinë), Sandra Gugić-it, shkrimtare austriake nga Serbia dhe Tijan Silas, emigruar nga Sarajeva në Gjermani.

Shpëtim Selmani, të cilin publiku shqiptar e njeh edhe si aktor teatri në Qendrën Multimedia të Prishtinës, por edhe filmi (Cirku Flutures), vitin e kaluar u shpall fitues i Çmimit Europian te Letërsisë 2020. “Libërthi i dashurisë” (Botimet Armagedoni) është një radhë reflektimesh relativisht të shkurtra për jetën e sotme në Kosovën e Pasluftës. “Lufta qëndron e patrazuar në hyrjen e secilit libër që na kanë falur zotat”, shkruan diku Selmani dhe shënjon kështu zanafillën e diferencë së parë të bërë në këtë territor të ish-Jugosllavisë, në orën e parë të tij.

Libri u krijua në një fazë vendimtare për autorin, një hark kohor prej disa muajsh brenda të cilit ai – asokohe 30 vjeçar – humbi të atin dhe u bë vetë baba. Nëse ka diçka që Selmani mundohet t’i rrijë sa më larg, duket se është kitsch-i. Humori i zi ose fatalizmi hedonist duket se është zgjidhja që lidh paradoksin e këtyre dy ngjarjeve biologjikisht të rëndomta, por kyçe në rrafshin personal.

“Ai më la dhe kuptova se do të bëhesha baba. Dikush po rregullonte rendin e gjërave, ciklin e hershëm të zhvillimit njerëzor. Të gjithë ne ishim trashëgimtarë të vuajtjes, përulësisht po i shërbenim asaj”, shkruan Selmani.

Në një shoqëri, ku narracioni nis me luftë e përfundon me luftë, shkrimtari nonkonformist nuk ka shumë shokë, ai e ndien veten “vetmitar”, por pa e humbur hedonizmin e brendshëm: “Flutur e lumtur që përvëlohet në dritë. Apolitik. Atomik. Modern.”  Më vonë, në Lajpcig, edhe në përgjigje të pyetjes së moderatores ai do të rrëfente strategjinë e mbijetesës: Unë e kam gjetur lirinë, brenda një rrethi të arësyeshmërisë.

Një lloj migrimi i brendshëm, kaq tipik për shkrimtarët aktualë të kohës së sotme, teksa shohin që parandjenjat e tyre prej Kasandre hasin në vesh të shurdhër
Si mund të ndikojmë ne, pyet, moderatorja, shkrimtarja shqiptaro gjermane Ani Wilms të arrijë tek dëgjuesit?

“Shpresën e ka secili brenda vetes, neve nuk na takon të ndërhyjmë”, përgjigjet ai. Në libërth diku tjetër ai ke shprehur me fjalët:“Po të isha Zot, Zot na ruaj! Do t’ua falja njerëzve vetëm një gjë, veten e tyre, pastaj do t’i braktisja përgjithmonë.”

Liria brenda një rrethi të arsyeshëm për të mos lundruar kundër rrymës, siç thotë Selmani, duket se është modeli edhe i Blerina Rugova Gaxhës, apo i Arian Lekës, që ishin gjithashtu të pranishëm në panelet vetëm virtuale të “Arkipelagut Jugosllav”, që ishte fokusi i sivjetshëm i programit Common Ground të rrjetit TRADUKI.

Arian Leka i ka kushtuar një ese të tërë Arkipelagut Jugosllav në librin më të fundit të botuar në gjermanisht në shtëpinë botuese Althea, të botuesit Detlev Stein, i cili u nda para kohe nga jeta vitin e kaluar.

Ai e quan atë Arkigulagu jugosllav, një fjalë e formuar nga arkipelag dhe gulag, një term ky, me të cilin nuk do të pajtohej shkrimtari  Andrej Nikolaidis, nga Mali i Zi, edhe ky një fitues i Çmimit Evropian të Letërsisë, si Selmani. Ndryshe nga shumë autorë të ftuar në panair, Nikolaidisi nuk e fsheh nostalgjinë që ka për kohën e Jugosllavisë. “Jugosllavia u krijua si pasojë e antikolonializmit dhe antifashizmit dhe doli nga një botë që nuk kishte ekzistuar më parë”, tha ai duke justifikuar gabimet e atëhershme të regjimit titist. Ndërsa sot: “Kemi një gjuhë, katër emra dhe një të kaluar lufte! Kjo e kaluar lufte është e përbashkët”.

Shkrimtari rus, Sergej Lebedev, teksa analizon pasojat e vitit 1991 mbi ish-Bashkimit Sovjetik, shpreh dhe kritikoi politikën jokritike të Perëndimit ndaj Jelcinit, që lejoi që në Rusi të instalohej një regjim, që në thelb nuk ndryshon shumë nga ai sovjetik. Simptoma kryesore është mungesa e ndëshkimit të kriminelëve, si të periudhës së komunizmit, ashtu edhe të luftërave të mëpasshme, si ajo Krimesë, apo Çeçenisë. “Ne kemi krime, por nuk kemi ndëshkime”, tha Lebedev, duke perifrazuar Dostojevskin  “kemi krime, por nuk kemi kriminelë”

Edhe pse efekti nuk ishte ndoshta i njëjtë si nga takimet e zakonshme me publikun, ky edicion i panairit të Lajpcigut, gjithsesi i kujtoi lexuesit se ka edhe disa indikatorë të tjerë, përtej incidencave të koronës, që shërbejnë për të kontrolluar shëndetin e shoqërisë në të ardhmen.

Si për shembull, pasojat e gentrifikimit apo narcizmit dymijëvjeçar mashkullor, që trajton ndër të tjera romani Echos Kammern (Dhomat e Jehonës)i Iris Hanikës, fitueses së Çmimit të Panairit në kategorinë letërsi fiction.

Ose pasojat e injorancës ndaj të huajit, që nuk e njohim, që e përshkruan në mënyrë të hollësishme Heike Behrend me titullin “Menschwerdung eines Affen. Eine Autobiografie der ethnografischen Forschung” (Kthimi i një majmuni në njeri. Një autobiografi e hulumtimit etnologjik”. Shkencëtarja tashmë 74-vjeçare, po ashtu fituese e Çmimit të Panairit të Librit të Lajpcigut në kategorinë non-fiction, ka përmbledhur aty përvojën e saj në Kenia dhe Uganda. Afrikanistja kishte shkuar për të studiuar shoqëritë primitive, por shumë shpesh do të ishte ajo që afrikanët do ta trajtonin si majmun.

Simptoma paralajmëruese gjen edhe te rileximi i “Kujtimeve të Giacommo Casanova-s”, këtij vëzhguesi rebel dhe të ndjeshëm të shekullit të 18-të, kësaj radhe të kaluara nëpërmjet filtrit të autorit hungarez Miklós Szentkuthy. Libri i tij Széljegyzetek Casanovához (1939, në shqip: Shënime për Kazanovën) i është ofruar tani publikut gjerman në përkthimin e Timea Tankós (në gjerm. Apropos Casanova, 2021). Tankó u shpall me këtë përkthim fituesja e çmimit të sivjetshëm të Panairit të Librit të Lajpcigut në kategorinë Përkthime.

Dhe me siguri që do të gjejmë disa simptoma paralajmëruese edhe në reportazhet fotografike të britanikut, Johny Pitts, fituesi i Çmimit të sivjetshëm europian për mirëkuptim, të përmbledhura në librin  “Afropean”, një udhëtim në ambientet e imigrantëve me prejardhje afrikane në Evropë.

Lexuesit lajpcigas i mungon panairi, por jo vetëm atij. Këtë e tregoi rezonanca e madhe që patën 100 leximet për publikun, të cilin nuk e penguan as kufizimet e pandemisë (teste negative, maska apo certifikata vaksinimi), e as rënia e befasishme e temperaturave. Ata ndenjën deri në fund, me dirthma e skërmitje dhëmbësh – por ndenjën. Prandaj edhe drejtori i Panairit të Librit, Oliver Zille, do të paralajmëronte se tani vëmendja e tij është drejtuar nga festivali i ardhshëm, që do të zhvillohet në datat 17.- 20.03.2022, sepse, siç kishte vëzhguar ai, “malli i ritakimit ishte aq i madh sa gati nuk pluskonte nëpër ambientet e festivalit”.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota panairi i librit ne gjermani shpëtim selmani tijan silas panairi i librit ne gjermani shpëtim selmani tijan silas

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale