LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi takim në Berat: Në këtë qark, do të fitojmë katër mandate!

18 Prill 2021, 11:50 Nga DOSJA
Kryemadhi takim në Berat: Në këtë qark, do të

BERAT– Kryetarja e Partisë Lëvizje Socialiste për Integrim, Monika Kryemdhi ishte e pranishme ditën e sotme në Berat, prej nga u shpreh se “shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave nuk do vetëm fjalë që të luftohet, por do mendje dhe guxim”.

Kryemadhi tha se LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate deputetësh në Berat, por këtë herë, do të synojë të katërtin.

FJALA E KRYEMADHIT:

Berati i vlerave dhe i trashëgimisë kulturore është jo vetëm identitet për Shqipërinë, por edhe krenari. Është një krenari për të gjithë shqiptarët. Është një krenari për të gjithë ata që ndihen shqiptarë dhe për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.Berati është histori. Nuk është vetëm histori i trashëgimisë kulturore, që ne krenohemi me Kalanë, me dritaret e Beratit, krenohemi me monumentet e saj kulturore. Por, Berati është edhe një krenari historike. Është një krenari e vlerave të qëndresës dhe të luftës. Është një krenari që ngjall frymëzim, burim i entuziazmit të rinisë shqiptare.E tha Arditi pak më parë, që i jam bashkuar LSI në moshën 17-vjeçare. Është e vërtetë. Ishte gjimnazist i ‘Myslym Ketës’. Ishte senator i atij gjimnazi dhe u bën pjesë e LSI-së si themelues i saj, por në krah të Afërdita Tutulanit, motrës së dëshmorëve të Margarita dhe Kristaq Tutulanit, të cilët edhe ato nuk mund të themi adoleshentë, por ishin më të pjekur se burrat dhe gratë, të cilët morën përsipër për të dhënë jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë.Firma e Arditit dhe e shumë djemve dhe vajzave që sot drejtojnë qarqet e LSI-së ishte edhe në krah të profesorit Syrja Hysi, të familjes së madhe të Hysajve, të cilët nuk ishin vetëm themeluesit e LSI-së, por ishte edhe ideatori i saj, sepse veçoria e LSI-së ishte që në themelimin e saj kishte mençurinë, kishte pjekurinë e njerëzve që duan të bëjnë shtetin, por kishte edhe firmën e entuziazmit të gjakut të ri, si të ishte Arditi, Blenardi e shumë e shumë të tjerë.Elona Guri që drejton Qarkun e Durrësit, Endrit Braimllari që drejton Qarkun e Korçës, e shumë e shumë djem dhe vajza të tjera, që nga Erisa Xhixho, Klajda Gjosha, Silva Caka, Floida Kërpaçi e me qindra e mijëra të rinj dhe të reja, që sot janë pjesë drejtuese e LSI-së.

Të dashur miq, ekipi i Beratit, është një ekip që brenda vetes së tij ka brenda jo vetëm fuqinë, pro ka edhe vizionin për ta drejtuar qarkun e Beratit në atë drejtim për të cilën ka nevojë.Shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave nga Berati nuk do vetëm fjalë që të luftohet, por do mendje, do guxim, do veprim dhe ky ekip, i cili është i qartë në planin e tij për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Berat, për të rikthyer vlerat dhe traditën në Berat, për ta rikthyer Beratin qendër jo vetëm të trashëgimisë kulturore, të historisë, por për ta kthyer edhe në qendër të ekonomisë.Dua të flas për jetën tuaj të përditshme. Por në fakt hallet dhe problemet nuk mbarojnë asnjëherë. Fuqia dhe besimi tek njëri-tjetri na japin kurajon për të ecur përpara. Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha tre mandate në Berat. LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës