LIVE UPDATES
Insights

Lëreni Alice-n të shijojë jetën në Shqipëri!

7 Mars 2019, 11:11 Nga DOSJA
Lëreni Alice-n të shijojë jetën në Shqipëri!

Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Shqipëri. Ajo është një blogere që punon për shtypin rus nga Shqipëria, e punësuar po ashtu në një portal pranë Partisë Demokratike, drejtuar nga këshilltari politik i Lulzim Bashës, dhe me sa duket krijon një sfond të dyshimtë për shërbimet e sigurisë lidhur me ndikimin rus në Shqipëri, por kjo nuk është arsye që ajo të mos lejohet të jetojë në Shqipëri.

Leja e saj e qëndrimit nuk është rinovuar, dhe sipas burimeve konfidenciale, shërbimet e sigurisë nuk kanë dhënë miratimin, por kjo pengesë duhet tejkaluar për disa arsye.

Së pari, fakti që blogerja punon për shtypin rus nga Shqipëria dhe ka qenë e përfshirë në një reportazh propogandistik të “Rusian Today” më 16 shkurt, nuk flet për rrezikshmërinë e saj si reportere, por për nivelin e propagandës së shtypit rus dhe besushmërinë e tij.

Ajo mund të jetë blogere jo profesionale, por kjo nuk është arsye për ta larguar nga Shqipëria. Në Shqipëri ka qindra gazetarë të dobët, të paaftë dhe shpesh agresiv ndaj vendit të tyre, por ata i kemi mes nesh dhe nuk mërzitemi.

Berisha na ka pas shpallur dikur puçistë dhe donte të na dënonte për grusht shteti, apo te zbonte Carlo Bolinon, si agjent italian, por kjo është një gjë që i shkon vetëm atij.

Veprimtaria e saj gazetareske nuk duhet të përbëj kurrë një arsye për ta larguar nga Shqipëria. Ajo është thjesht ilustrim i shtypit propogandistik të opozitës dhe asaj çfarë i intereson shtypit rus për Shqipërinë, por jo një arsye për të mos ja rinovuar lejen e qëndrimit.

Së dyti, zonja në fjalë, siç mësohet, bashkëjeton me një qytetar shqiptar dhe pret një fëmijë. Ajo do të jetë së shpejti nëna e një fëmije shqiptar, dhe kjo është një arsye e mjaftueshme sociale që ajo të jetojë në vendin tonë si pjesë e shoqërisë shqiptare. Askush nuk mund t’ia mohojë asaj të drejtën të jetoj këtu, ndërkohë që pret një fëmijë shqiptar. Ndaj çdo procedurë e bllokuar ndaj saj duhet parë me kujdes, edhe në këtë aspekt.

Ajo thjesht duhet të demonstrojë qe paguan taksat per te ardhurat prane portalit te PD, apo deklaron te ardhurat e saj si reportere e shtypit rus dhe nuk duhet te kete asnje pengese.

Së fundmi, çfarë është dhe më e rëndësishme, nuk dua të kuptoj çfarë faktesh ka në dosjen e saj, që e pengojnë të rinovojnë lejen e qëndrimit, por Shqipëria nuk rrezikohet nga korenspondentë publik të shtypit rus, qofshin dhe anonimë, apo te pakredituar sipas rregullave.

Shqipëria ka plot politikanë pro rus që e kanë të hapur veprimtarinë e tyre, dhe kjo nuk i penalizon ata.

Presidenti i Republikës eshte nje i perfolur prej tyre. Ndërkohë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është në hetim në SHBA dhe Skoci për pagesa nga lobistë rus dhe letërporosia ka ardhur në Tiranë prej disa muajsh.

Prokuroria e Tiranës ende nën pushtetin e opozitës, ka neglizhuar deri më sot ta marrë në pyetje, edhe pse ja kërkon SHBA dhe Skocia.

Pra, kur ne kemi politikanë të këtij niveli me letra të qarta nën hetim si pro rus, si mund të merremi me një blogere dhe t’i mohojmë të qëndrojë në Shqipëri!

Nga ana tjetër, Shqipëria ka qindra gazetarë të papërgjegjshëm, që i bëjnë dëm Shqipërisë duke qenë shqiptarë, dhe nuk ngeli të na prishë imazhin një blogere që ka ardhur këtu për qejf të vet apo për hall të vet.

Lëreni Alicen të shijojë jetën në Shqipëri, të rrisë fëmijën e saj këtu dhe të provojë të bëjë diçka të mirë për Shqipërinë .

Çdo gjë tjetër, përvecse ndonjë cështje kriminale, nuk mund ta largojë atë nga ky vend. Do të ishte mirë që vet qeveria t’ia përtërinte lejen.

Në mos jo, gjykata duhet të vendosë pro saj, bazuar në lirinë që Kushtetua i jep cdokujt për t’u shprehur dhe për të shkruar në këtë vend atë që mendon.

Nuk besoj se e keqja Shqipërisë i vjen nga një blogere e huaj që gjendet në Tiranë, qoftë dhe për të raportuar për shtypin rus.

E keqja mund të na vijë nëse devijojmë nga rruga drejt Perëndimit, qoftë dhe nga ndikimi rus. Dhe këtë mund të na e bëjnë politikanët, jo blogjet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione alice taylore debimi i blogeres angeleze mero baze alice taylore debimi i blogeres angeleze mero baze

Sondazh

Poll
Insights 7 Mars 2019, 10:29

Iku Fusha që e bëri fushë prokurorinë

#Na paska dhënë dorëheqjen Petrit Fusha, ish-shefi i Prokurorisë së akuzës në Tiranë ose thënë ndryshe ish-besniku i Adriatik Llallës! Iku duke dhënë dorëheqje,...

Insights 7 Mars 2019, 08:17

Një urim për ty

Një urim për ty!Teksa kalendari shënon datën 7 mars 2019 , nostalgjia e kujtimet të kaplojnë dhe në këto çaste ato që të ndihmojnë më shumë janë fotograf...

Insights 5 Mars 2019, 21:07

Për legjitimitetin e Parlamentit aktual

TIRANË- Zhvillimet e të martës së kësaj jave, brenda në Parlament dhe rrotull tij, shtruan edhe njëherë pyetjen rreth legjitimitetit të pushtetit legjislat...

Insights 4 Mars 2019, 15:15

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale,  që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat p...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni