LIVE UPDATES
Insights

Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)

6 Mars 2019, 11:18 Nga DOSJA
Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy

Edi Rama e braktisi me shpejtësi parlamentin të martën paradite duke njoftuar se do të udhëtonte drejt Italisë për të përmirësuar, tek fqinjët, imazhin që vendit po i prishin protestat e opozitës. Ai u shfaq pak para mesnatës në pjesën e tretë të « Porta a Porta », te Bruno Vespa, me një format që do ta kishin zili edhe emisionet më servile të Tiranës. Përballë pati një gazetar, Pietro Senaldi, që merakosej për prishjen e stabilitetit shqiptar, si pasojë e ndërhyrjes së fuqive antiperendimore, mikun e tij Igli Tare, që i sjell falas çarterin për të parë në stadium Kristiano Ronaldon dhe një investitor që merret me biznesin spitalor në Shqipëri, Mimmo Petrosillo.

Sikur për pak çaste aty të mos ishte shfaqur një intervistë me tone tejet kritike e Lulzim Bashës, e gjitha do të kishte lënë shijen e një propogande bajate, nga ato që qeveritë e vendeve të botës së tretë, i kontraktojnë me sektorët e marketingut të mediave të mëdha.

E gjitha ajo shfaqe e gërditshme, me siguri nuk i ka ndihmuar, as italianëve, pjesa më e madh e të cilëve në atë orë gjendeshin në gjumë, dhe as shqiptarëve, që të tilla « mis en scene » i shohin me bollëk në ekranet e tyre.

Por, ajo i ka volitur një njeriu, Edi Ramës, që me sa duket me receptorët mjeshtërisht të stërvitur prej propogandisti, e ka nuhatur mirë rrezikun që po i kanoset.

Që nga protesta e opozitës në 16 shkurt dhe më tej, pas vendimit radikal për djegjen e mandateve, Shqipëria është rikthyer në vëmendjen e perendimorëve. Natyrisht, duhet thënë hapur dhe qartë se nga kancelaritë euro- atlantike Edi Ramës nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Të gjithë pothuajse një zëri kanë dënuar aktet e dhunës dhe sjelljen ekstremiste të pakicës për të braktisur kuvendin. Në këtë aspekt, për pushtetin e rilindjes, situata duket ende rozë.

Por, një vëzhgues i vëmendshëm nuk mund të mos kqyrë një lëvizje tektonike që zhvillohet me sens të kundërt. Një mori mediash prestigjoze kanë rikthyer sytë nga Tirana. Sipas devizës së njohur të këtij profesioni, se lajm është vetëm lajmi i keq, ato po përpiqen të kuptojnë arsyet e asaj që po ndodh në Tiranë. Dhe “Rai 2” e dha verdiktin e tij : trafikantët e drogës që blejnë vota. 

Pas 16 shkurtit, francezja « Liberation » (këtu linku) i’a atribuoi protestat, rrugës që po ngrihet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit . « France 24 » vëzhgonte se rinia shqiptare e sheh veten jashtë vendit ndërsa pothuajse të gjitha të përditshmet e përtej Adriatikut sollën korespondentët e tyre në Tiranë.

Kush e njeh mirë dinamikën e krizave politike anembanë botës nuk e ka të vështirë të kuptojë se zakonisht janë mediat ato që kanë të drejtë. Janë ato që kapin sinjalet e para të asaj që po ndodh dhe të vërtetave që burokratët dhe diplomatët perendimorë arrijnë ti artikulojnë me shumë më tepër vonesë.

Kjo garë e dy shpejtësive, asaj të zyrtarëve teknokratë, të ambasadorëve lokalë, të njerëzve që vegjetojnë në nivelet fundore të administratave perendimore, që e kanë vështirë të shkëputen nga raportet që u kanë hartuar eprorëve prej viteve dhe nga politikat që kanë vulosur pas diskutimesh të pafundme, kjo garë pra, mes tyre dhe një grupimi tjetër, atij të gazetarëve dhe reporterëve të terenit, që perceptojnë realitetin e momentin dhe prekin të vërtetën faktike, është zhvilluar në mëse një rast edhe në Shqipëri.

Ajo, ka treguar se të parët shpesh kanë qenë të gabuar dhe të vonuar dhe në fund kanë adaptuar qëndrimet dhe pasqyrimin që ka bërë media.

Le të sjellim vetëm një shembull nga periudha e qeverisjes së Rilindjes. Ndërkohë që ambasadori amerikan shpallte në krah të Saimir Tahirit, luftën kundër drogës si një histori suksesi, ndërkohë që Guardia di Fiananca dekretonte në vjeshtën e 2016, kanabisin të çrrënjosur nga Shqipëria, ndërkohë që Rama krekosej në parlament se « po të kishte hashash, nuk mund të heshte Lu dhe Vlahutin », mediat dhe opozita filluan denoncimin e këtij fenomeni që po merrte përmasa maramendëse.

Nuk vonoi shumë dhe kjo betejë dhemb për dhëmb, mes pushtetit që ironizonte kazanët gazetareskë dhe makinerinë politike të baltës dhe fakteve të përditshme të parcelave të kanabisit, tërhoqi vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Në pak muaj në Shqipëri nuk mbeti media prestigjoze pa shkelur dhe pa denoncuar hambarin e « barit » të Europës.

Vetëm pas kësaj, pas kthimit në një kauzë të brendëshme, gazetat dhe TV perendimore kthyen sytë nga Tirana dhe u desh denoncimi i tyre që të shkunde nga letargjia diplomatët e Tiranës dhe eprorët e tyre që mbulojnë Ballkanin.

Këto do të bënin që Donald Lu, ti shkonte në zyrë Edi Ramës për t’i kërkuar shkarkimin e ministrit të brendëshëm dhe që europarlamentarët dhe bundestagu gjerman të ngrinin zërin për luftën kundër kanabisit.

Në përmasa të tjera, kjo që po ndodh tani, mund të përsërisi të njëjtin skenar. Provokimi i një krize nga opozita, dhuna, djegja e mandateve dhe braktisja e parlamentit ka krijuar premisën për kthimin e syve nga Shqipëria. Mediat perendimore tashmë ia kanë behur dhe po vënë gishtin mbi plagë. Ndoshta nuk është e largët dita kur të vërtetat e tyre do të shkundin nga përgjumja dhe diplomatët lokalë dhe kancelartitë e vendeve të tyre.

Pikërisht këtë lojë, atë të perëndimit të dy shpejtësive, ku gazetarët përshkruajnë një realitet që trondit më pas dhe burokratët, e ka kuptuar edhe Edi Rama. Si një nohës i mirë i “PR” ai e ka ndjerë se ç’mund të prodhojë në të ardhmen mekanizmi mediatik i vënë në lëvizje.

Prandaj ai la parlamentin dhe nxitoi të nxjerë kokën, pak para mesnatës në « Porta a porta ». Prandaj ai ka lobuar me gjithçka kishte mundësi që të balancojë valën e artikujve dhe reportazheve për qeverisjen e tij, që nuk po pushojnë në mediat perendimore, që prej 16 shkurtit.

Askush nuk mund të vërë bast se me sponsorizimin e shfaqeve të neveritshme si ajo e së martës në mbrëmje, ai do të arrijë ta realizojë qëllimin e vet. Por, ama, asnjeri nuk mund t’a akuzojë, si miop, që nuk e shikon se nga i vjen rreziku.

Pavarësisht se për momentin e ka mbështetjen e kancelarive, ai tashmë e di se cili është « kazani » që mund të shkërmoqë fasadën e shndritshme që ka ndërtuar duke nxitur një efekt domino. Për të ndalur këtë shkoi e ra në gjunjë tek Bruno Vespa. Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione andi bushati mediat italiane rama ne itali andi bushati mediat italiane rama ne itali

Sondazh

Poll
Insights 5 Mars 2019, 21:07

Për legjitimitetin e Parlamentit aktual

TIRANË- Zhvillimet e të martës së kësaj jave, brenda në Parlament dhe rrotull tij, shtruan edhe njëherë pyetjen rreth legjitimitetit të pushtetit legjislat...

Insights 4 Mars 2019, 15:15

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale,  që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat p...

Insights 4 Mars 2019, 10:12

Identiteti nën kurthin e shijeve

Pop-hedonizmi” që ka mbërthyer shoqëritë e sotme postmoderne, përmes formulës “menjëherë, tani”, ka vënë në pikëpyetje të madhe marrëdhënien e gjithkujt prej ne...

Insights 3 Mars 2019, 12:58

Dhurata më e bukur që pranova nga një femër

I thelluar në biseda të ndryshme socio-ekonomike me një mik timin në një pastiçeri afër sheshit të Prishtinës, papritmas shfaqet një femër rreth të 50-ve...

Insights 2 Mars 2019, 18:29

Samiti i Diasporës, kjo farsë

67 milionë lekë (afro 500 mijë Euro), është kostoja që na kushton ne, taksapaguesve të Republikës së Shqipërisë, Samiti i Dytë i Diasporës, organizuar nga qever...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet