Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Aktualitet
‘Lekët e ushqimeve’/ Anulohet fituesi që kërkoi më pak para, “ngrihet” flamuri i alarmit
22 Prill 2022, 13:27Nga DOSJA
TIRANË- Tenderat për furnizimin e ushqimeve për institucionet rrallë zhvillohen me konkurrim. Së fundi është procedura për repartin e ndërhyrjes së shpejtë që ka përfunduar në ankimime, ndërsa fitues u shpall subjekti që kërkoi më shumë fonde. Procedurat e dyshimta nuk ndalen pavarësisht kritikave nga shumë institucione shtetërore. Së fundi është Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ajo që ka zhvilluar një tender që është shënuar me flamur të kuq prej Open Data.
Bëhet fjalë për procedurën me objekt ‘Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Repartin e Ndërhyrjes së shpejtë, Tiranë’ me fond limit 90 milionë lekë.
Pjesëmarrës kanë qenë 3 operatorë ekonomikë, konkretisht Dion-Al shpk me ofertën rreth 72 milionë lekë, NIKA sh.p.k me ofertën 71.2 milionë lekë dhe Alar Food and Services që nuk ka paraqitur asnjë vlerë dhe është skualifikuar nga gara. Për këtë prokurim kompania Dion-Al shpk nën administrimin e Elizabeta Nikës dhe Saimira Topallit ka paraqitur ankimim në KPP.
Shkak për prapësimin janë bërë dokumentet e paraqitura prej subjektit Nika që ka dhënë me vlerën më të ulët. Pretendimi është pranuar prej KPP duke bërë që fitues të shpallet oferta më e lartë e më konkretisht Dion. Procedura është sinjalizuar si problematike nga Open Data me shënimin shkualifikim i të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit. Ajo që vihet re është se kjo kompani ka marrë pjesë edhe në 3 lotet e tjera të kësaj procedure, fondi limit i së cilës është përllogaritur 326 milionë lekë.
Në 2 prej tyre me objekt shpërndarjen e ushqimit për Spitalin e Traumës dhe Repartin Special Renea, fitues është shpallur Dajti SHPK. Ndërsa, tenderin për shpërndarjen e ushqimit për Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier e ka fituar Lala-Company shpk.
KAPSHTICË- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare e Kapshticës, në hyrje të kufirit. Një 49-vjeçar banue...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka “zbuluar” skemën sesi kryeministri Edi Rama ka si qëllim që të caktohet si president. Në komunikimin e përja...
LEZHË– Një aksident me tre fëmijë të lënduar ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Manati, në rrugën e vjetër Lezhë-La&...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar katër drejtues të përkohshëm të zyrave të prokurorive. Ndryshimet kanë prekur Prokurorinë e Vlorës,...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg për deklarim të rremë d...
VLORË-Disa lokale buzë bregut të detit në Vlorë janë përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Shkak i zjarrit mendohet se mund të jetë bërë një kabull elektrik ...
VLORË– Moti i keq në vend ka krijuar problematika në disa qytete të ndryshme të vendit. Në Vlorë OSSH ka njoftuar probleme me furnizimin me energji e...
VLORË– Një supermarket në qytetin e Himarës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Policia bën me dije se si pasojë e flakëve nuk ka persona të l...