E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur tre kërkesat që ka për Qeverinë Rama. Në një konferencë për gazetarët, Berisha, duke folur si kryetar i Partisë Demokratike kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH-së nga nafta, heqjen e plotë të TVSH-së të energjisë elektrike dhe kërkon rimbursim apo një bonus për të gjitha familjet në nevojë, shtesë që të përballojë krizën energjetike. Po ashtu, Berisha tha se PD kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lekësh dhe me këto lëvizje, çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth.
“Nuk mund të mohohet se Europa është në luftë dhe hijet e saj detyrimisht qëndrojnë ose përhapen në mbarë kontinentin, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Por në këtë luftë, krahas armikut kryesor që janë hordhitë barbare ruse që po kryejnë çdo orë dhe çdo ditë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainën e lirë dhe të pavarur, hordhitë e dyta jo vetëm në Ukrainë tashmë, por në mbarë Europën, janë spekulantët që duan të pasurohen si shushunja nga lufta. Në këtë kontekst, është në detyrën më parësore të qeverive të vendeve evropiane të luftojnë me vendosmëri spekulimin dhe spekulantët. Kohë përpara se të fillonte kjo luftë në Ukrainë, të gjithë vendet e BE, kanë marrë një seri masash me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga spekulimi. Sot Shqipëria ka çmimet më të larta në Europë përsa i përket naftës dhe gazit, ndonëse është një vend prodhues i naftës në sasi të konsiderueshme, megjithatë shqiptarët paguajnë naftën rreth dy euro në treg, çmim më i larti i regjistruar sot në Evropë, pavarësisht se rrogat e tyre janë të paktën 10 herë më të ulëta se në Zvicër, Gjermani apo Austri. Ky çmim stratosferik i naftës sot në bursë është 125 dollarë për fuçi, nuk ka ekzistuar në vitin 2008, kur fuçia e naftës në bursë ishte nga 150 deri në 200 dollarë. Ky çmim tërësisht i papërballueshëm është rezultat i një seri taksash të vendosura me arbitraritet dhe kundër logjikës fiskale.
E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë sot qytetarët dhe bizneset. Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH-së nga nafta, heqjen e plotë të TVSH-së të energjisë elektrike.Së dyti, PD kërkon rimbursim apo një bonus për të gjitha familjet në nevojë, shtesë që të përballojë krizën energjetike.Së treti, kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lekësh dhe me këto lëvizje, çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Por meqenëse Edi Ramës i pëlqen të shfrytëzojë situatën e luftës para se t’u thotë shqiptarëve se do shihni male me kufoma, duhet para së gjithash të marrë këto masa.Në rast se spekulimi vazhdon, ndërhyrja direkt në tregun e karburanteve mbetet si masa e fundit që nuk mund të përjashtohet për shkak të luftës.E konsideroj të papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë ndaj kësaj krize, jo vetëm pse po mbjell terror me hijet e luftës, por ai në mënyrën më të paimagjinueshme po bën zëdhënësin e kompanive të naftës. Ai është lajmëtari i parë i rritjes së çmimeve dhe pastaj spekulantët vazhdojnë të vendosin tabelat siç duan. Dje ai njoftoi për rritjen e çmimeve dhe pompat me shpejtësi i kaluan në 260 çmimet. Kjo është unike në botë, kreu i qeverisë nuk bën zëdhënësin e kompanive të naftës, nëse nuk ka aksione në këto kompani. Edhe njëherë bëj thirrje të merren masa urgjente për mbrojtjen e popullatës, përndryshe opozita shqiptare do jetë në rrugë,” tha Berisha.
LAJMI KRYESOR: Pas 6 marsit, Berisha: Do garoj për kreun e PD, s’krijoj parti të re! Kongres pajtimi? Gati
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për krizën energjitike. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se Shqipëria nuk prodhon ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka thirrje qytetarëve shqiptarëve që të bashkohen për të përballuar krizën por nuk ka bërë me dije asnjë plan të marr...
GJIROKASTËR– Puna për rehabilitimin e venddepozitimit të plotë të mbetjeve në Gërhot, në Gjirokastër ka nisur. Punimet për venddepozitimin e mbetjeve...
TIRANË– Grida Duma ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike! Ky është vendimi që deputetja ka ndarë me publikun pas humbje...
Çmimet e naftës në Shqipëri kanë shënuar rritje të hovshme brenda natës, duke arritur të mërkurën në nivel rekord prej 260 lekësh (2.03 euro) për litër n...
TIRANË– Sali Berisha do të garojë sërish për kreun e Partisë Demokratike! Këtë e ka bërë me dije vet ëish-kryeministri gjatë një konference për shtyp...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur pranë Kuvendit nismën ligjore për uljen e çmimit të karburanteve. LSI kërkon nga qeveria ...
Më 2 mars, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompan...
TIRANË– Ambasada amerikane ka sqaruar të gjithë qytetarët amerikanë për periudhën që duhet të qëndrojnë në Shqipëri. Me anë të një njoftimi në rrjete...
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për të lënë të lirë ish-drejtoreshen e Ministrisë së Brendshme Edlira Naqellari, e arrestuar për...