Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Çmimet e naftës në Shqipëri kanë shënuar rritje të hovshme brenda natës, duke arritur të mërkurën në nivel rekord prej 260 lekësh (2.03 euro) për litër nga 230 lekë për litër (1.80 euro) një ditë më herët. Kjo rritje e çmimit është e katërta brenda javës në Shqipëri.
Në bazë të Institutit shqiptar të Statistikave, ky çmim shënon një rritje prej rreth 50 për qind nga mesatarja e çmimit të naftës për litër në treg gjatë vitit 2021.
Tregu i destabilizuar i naftës është pasojë direkte e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. Lufta ka ndikuar në ngritjen e hovshme të kostos së produkteve bazë gjithandej Evropës. Kjo ngritje e çmimeve, e në veçanti e naftës, ka alarmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë me muaj po përjetojnë krizë energjetike të ndikuar nga kriza e përgjithshme energjetike evropiane, por edhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara të shteteve ballkanike për t’u furnizuar me energji.
Në rastin e Shqipërisë, e përballur me thatësira gjatë tre vjetëve të fundit, hidrocentralet nuk prodhojnë sasinë e mjaftueshme të energjisë për t’i përmbushur nevojat e konsumatorëve.
“Thatësira çon deri në pikën që thuajse gjysma e nevojave për energji të mbulohet nga importi, ndërkohë që prej disa muajsh bota ka hyrë në një krizë energjetike,” tha Rama, duke paralajmëruar vazhdim të rritjes dramatike të energjisë elektrike dhe duke mbrojtur vendimin e Qeverisë së tij për ta vazhduar kompensimin e energjisë për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla.
Sipas tij, si pasojë direkte e luftës në Ukrainë, çmimi për megavat orë nga 52 euro në vitin 2021, ka shkuar në 550 euro aktualisht, dhe në bazë të parashikimeve, rritja do të shkojë deri në 1,000 euro për një megavat orë.
“Sot Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë,” tha Rama. “Kostoja tejet e lartë e kësaj mburoje unikale rritet përditë dhe ne do të vazhdojmë ta financojmë sa të mundemi.”Në përpjekje për t’i adresuar sfidat ekonomike para Shqipërisë, të martën kryeministri Rama themeloi një komision ndërministror për të përgatitur veprimet e Qeverisë shqiptare në prag të një përshkallëzimi të gjendjes ekonomike.
“Tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës, e cila nuk sjell kurrë të mira, po vetëm dhimbje,” tha Rama. “Këtë luftë nuk e ka zgjedhur Shqipëria dhe ne shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajë, besim dhe durim.”Shqipëria është rreshtuar me shtetet e NATO-s në përkrahje të Ukrainës dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.Rusia e ka futur Shqipërinë në listën e “shteteve jomiqësore”./REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Sali Berisha do të garojë sërish për kreun e Partisë Demokratike! Këtë e ka bërë me dije vet ëish-kryeministri gjatë një konference për shtyp...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur pranë Kuvendit nismën ligjore për uljen e çmimit të karburanteve. LSI kërkon nga qeveria ...
Më 2 mars, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompan...
TIRANË– Ambasada amerikane ka sqaruar të gjithë qytetarët amerikanë për periudhën që duhet të qëndrojnë në Shqipëri. Me anë të një njoftimi në rrjete...
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për të lënë të lirë ish-drejtoreshen e Ministrisë së Brendshme Edlira Naqellari, e arrestuar për...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë vendimin për thertoren në Laknas.Protesta e banorëve për të mbrojtur “Plepat e Brukës” ka nisur që në...
SHKODËR- Ditën e sotme qytetarët në Shkodër janë ngritur në protestë për shkak të rritjes së çmimeve dhe karburantit. Qytetarë dhe aktivistë të shoq...
TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj iu është drejtuar ministrave të qeverisë shqiptare me një kërkesë. Pas këshillës së ministres Belinda Ballukut se duhe...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për Alban Dyrmishin, të riun e arrestuar një ditë më parë nga policia e Tiran...
TIRANË– Pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore, Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotme për të konfirmuar mandatet pë...