Politike

Publikoi përgjimet, Rama padit gazetarin gjerman: Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën

  • Bombat e TIEDE-s, kush është avokati gjerman që mbron Ramën në gjyq
  • Peter Tiede reagon sërish: Avokati i Ramës, nga më të shtrenjtët në Gjermani
  • Kryeministri Edi Rama dorëzon prokurën për të nisur procesin gjyqësor ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede. Sipas Ramës, Gjykatat gjermane do të nxjerrin në dritë të vërtetën. Përgjigjet vetë Tiede: Pse më akuzoni?
    Featured image of article: Publikoi përgjimet, Rama padit gazetarin gjerman: Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dhënë prokurën avokatit të tij gjerman Matthias Prinz për ta përfaqësuar në veprimet për procesin ndaj gazetarit të BILD, Peter Tiede.

    Lajmi është publikuar nga vetë kryeministri Rama, i cili shprehet se tashmë është në dorën e Gjykatave gjermane për të vendosur drejtësinë. 

    Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije,”-shkruan Rama. 

    Statusi i Edi Ramës

    Por nuk ka vonuar përgjigjia. Pak minuta pasi Rama dha lajmin në Twitter, po aty, gazetari gjerman iu përgjigj.

    “Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audi0-përgjimeve të BILD.-pyet Tiede Ramën. 

    Komenti i Tiede te Rama

    Rama vendosi të padiste gazetarin gjerman Peter Tiede më 17 qershor, pikërisht ditën që ai publikoi përgjime të reja lidhur me dosjen 184, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të PS-së. Përveç Ramës, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor pasi përgjimet e dy dosjeve 184 dhe 339 të publikuara nga Tiede janë në hetim.

    (k.m.f.g/dosja.al)

    Shto Koment