LIVE UPDATES
Politike

30 qershori, bashkia e Skraparit dhe Selenicës letër Policisë e OSBE-së: Nuk lejojmë të futen materialet në KZAZ

25 Qershor 2019, 11:16 Nga DOSJA
30 qershori, bashkia e Skraparit dhe Selenicës letër Policisë e

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Skraparti dhe Selencës, dy bashki që drejtohen nga partitë e opozitës vijojnë ende përpjekjet e tyre për të ndaluar bërjen e zgjedhjeve në 30 qershor.

Në një letër për dijeni të OSBE-sën, Nesim Spahiu, kreu i Bashkisë Skrapar i shkruan Policisë që në datë 30 Qershor nuk do të lejojnë askënd që të futet në ambientet që janë parashikuar si KZAZ apo GNV, pasi do të marë nën administrim ambientet ku janë vendosur.

Për këtë shkak, ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur që të marrim nën administrim ambientet ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit  dhe gjejmë rastin t’ju kujtojmë se me qëndrimet tuaja të paligjshme, jeni duke cenuar rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore”, shkruhet në letër.

Po ashtu dhe nga Bashkia Selenicë vijnë sinjale se nuk do të lejohet votim. Kjo bashki ka vendosur revokimin e listave të zgjedhësve të publikuara dhe afishuara në qendrat e votimit. Bashkia që drejtohet nga një përfaqësues i zgjedhur nga PD-ja thekson gjithashtu se  vendosi të mos lejojë hyrjen e materialeve të procesit zgjedhor në ambientet e Bashkisë.

LETRA E PLOTË E KRYETARIT TË BASHKISË SË SKRAPARIT

Ky Dekret është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është akt me fuqi detyruese në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ekziston asnjë akt që të ketë njoftuar shfuqizimin e Dekretit nr. 11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës. Nëse ju dispononi një akt të tillë, ju lutem na e bëni me dije. Deri atëherë, Dekreti i Presidentit është i detyrueshëm për zbatim, sepse ai është autoriteti i vetëm kushtetues që vendos kur zhvillohen  votime në Shqipëri. Datën e zgjedhjeve vendore nuk e cakton as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), as njësia e qeverisjes vendore, as Kryeministri, as Policia e Shtetit dhe as partitë politike. Ajo është kompetencë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës, si autoriteti që përfaqëson unitetin e popullit.

Fakti që KQZ ka vendosur të marrë tagrat e Gjykatës Kushtetuese, apo sistemit gjyqësor, dhe në shkelje të Kushtetutës e ligjit, të veprojë sipas urdhrave politik, nuk nënkupton që edhe njësitë e qeverisjes vendore të ndjekin KQZ-ne  në këtë absurd kushtetues, ligjor e logjik, që po cenon sigurinë në vend dhe stabilitetin demokratik të Shqipërisë. Për pasojë, për njësinë e qeverisjes vendore zbatimi i Kushtetutës dhe Dekretit të Presidentit të Republikës, është e vetmja mënyrë për respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ushtrimit efektiv të të drejtës për të zgjedhur

Për këtë shkak, ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur që të marrim nën administrim ambientet ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit  dhe gjejmë rastin t’ju kujtojmë se me qëndrimet tuaja të paligjshme, jeni duke cenuar rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore.

Një organ i krijuar me ligj, si KQZ, pavarësisht delirit që karakterizon anëtarët e tij, nuk mund t’i tregojë kufijtë e ‘ligjshmërisë’ apo ‘paligjshmërisë’, organeve kushtetuese, nga Presidenti i Republikës tek organet e vetqeverisjes vendore. Ju mund të ndryshoni Kushtetutën me vendim Qeverie, por më lejoni t’ju theksoj se KQZ nuk është “superorgani” që drejton shtetin dhe as “treni që ndalon në stacionin e duhur” për të orientuar sjelljen institucionale të organeve kushtetuese.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, në kushtet kur nuk ka një Dekret të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, në ambientet që ishin vënë në dispozicion paraprakisht për KZAZ dhe GNV, është planifikuar të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës.

Në të ardhmen, ju lutem na kurseni kohën me shkresa e ultimatume të kota, sepse as nuk na impresiononi dhe as nuk e realizoni dot objektivin tuaj për të na intimiduar në ushtrimin me përgjegjshmëri të përgjegjësive tona kushtetuese e ligjore. Ndryshe nga ju, për ne, Kushtetuta dhe ligji, janë aktet e vetme që orientojnë sjelljen institucionale. Është zgjedhje juaj e pavarur (për të cilën mbani përgjegjësi personale) që në vend të Kushtetutës dhe ligjit, të zbatoni urdhrat politik, duke u shndërruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Komisionin e Garancive Statutore të Partisë Socialiste.

 Nga ana tjetër, në përputhje me nenin 56 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, ju njoftojmë se:

1-      Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kemi dërguar listën e zgjedhësve pranë KZAZ-së përkatëse, në kohën kur Dekreti i Presidentit të Republikës ishte në fuqi për organizimin e zgjedhjeve në 30 Qershor.

2-      Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kam caktuar vendndodhjen e Qendrave të Votimit (QV) në territorin e bashkisë. Në ambientet ku ishin planifikuar të vendoseshin QV- që janë në pronësi/administrim të njësisë së qeverisjes vendore, nuk do të lejohet vendosja e asnjë materiali zgjedhor. Ato do të ruhen me punonjës të strukturave të njësisë së qeverisjes vendore, që kanë përgjegjësinë për të mos lejuar hapjen e tyre pa autorizim paraprak nga Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore. Në datën 29-30 Qershor 2019, këto ambiente do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës.

3- Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kemi dërguar propozimet për vendndodhjen e QV në ambiente private apo që nuk janë nën pronësinë/administrimin e njësisë së qeverisjes vendore, si dhe do të njoftojmë pronarët e ligjshëm të këtyre ambienteve për këtë vendim.

Këtë njoftim po e bëjmë për efekt të detyrimit që ju keni për të mos cuar dëm materialet zgjedhore, sepse zaptimi i ambienteve tona me materiale që nuk janë të autorizuara nga ne të futen brenda, do të shkaktojë asgjesimin e tyre të menjëhershëm, në funksion të lirimit të ambienteve, për realizimin e aktiviteteve të përmendura në pikën 2 më lart.

Gjithashtu, në këto ambiente nuk do të lejohet të futet paraprakisht asnjë person pa autorizim të pronarit apo organit administrues të ambientit, që është njësia e qeverisjes vendore. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të urdhërojë përdorimin e ambienteve në pronësi apo administrim të tij, por nuk mund të shkelë Kushtetutën e ligjin dhe të kryejë veprime të paligjshme në ambientet që janë nën pronësinë/administrimin tonë.

Fakti që “njohuritë” tuaja ligjore kapërcejnë kufijtë e normales, duke na referuar për zbatim Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë (akt me natyrë jo detyruese) dhe jo Dekretin e Presidentit të Republikës (akt me natyrë detyruese për këdo), nuk nënkupton që ne të kalojmë në paligjshmëri për shkakun tuaj. Ne jemi të vendosur të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjin, duke njohur autoritetin e Presidentit të Republikës, si organi i vetëm që cakton datën kur zhvillohen zgjedhje të përgjithshme apo vendore në Shqipëri (për shkak se ndryshe nga ju nuk jemi në gjendje dhe nuk kemi delirin të mendojmë se kemi tagër kushtetues dhe ligjor për të gjykuar/vlerësuar kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e akteve të Kreut të Shtetit).

Së fundmi, ju bëjmë me dije, se për shkak të abuzimit tuaj me detyrën, keni shkaktuar situata të paprecedenta të përplasjeve institucionale midis strukturave bashkiake dhe Policisë së Shtetit, si dhe midis qytetarëve të bashkisë sonë dhe Policisë së Shtetit. Kjo ka dëmtuar rëndë rendin publik dhe po rrezikon bashkëjetesën demokratike të qytetarëve. Ju sigurojmë se ju do të mbaheni përgjegjës për çdo cënim të integritetit fizik të çdo banori të bashkisë sonë, për çdo cenim të stabilitetit demokratik në vend dhe bashkëjetesës mes qytetarëve.

Duke ju uruar suksese në punën tuaj për organizimin e zgjedhjeve në datën e re që do të dekretohet nga Presidenti i Republikës, në përputhje me kompetencën e tij kushtetuese të sanksionuar në nenin 92/gj të Kushtetutës, gjejmë rastin t’ju garantojmë, që sapo kjo të ndodhë, do të gjeni të gjithë bashkëpunimin tonë institucional për përmbushjen e përbashkët të përgjegjësive sipas ligjit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia selenice bashkia skrapar tensione ne 30 qershor zbrazja e kzaz-ve te votimit bashkia selenice bashkia skrapar tensione ne 30 qershor zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet