LIVE UPDATES
Politike

Nuk ndalet kryebashkiaku Veliaj, kullë e re 85 metra në qendër të Tiranës

6 Mars 2019, 16:54 Nga DOSJA
Nuk ndalet kryebashkiaku Veliaj, kullë e re 85 metra në qendër

Një kullë tjetër e lartë do të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës, në buzë të fillimit të Rrugës së Dibrës. Kulla, e quajtur Tirana’s Rock, do të jetë 85 metra e lartë dhe do të ketë 25 kate.

Leja për kullën është miratuar më 20 qershor 2018. Ajo është projektuar nga Winy Maas i firmës hollandeze MVRDV, i njohur në Shqipëri si një nga arkitektët-klientë të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama. Kulla do të ndërtohet nga kompania ANA shpk.

Kulla do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi. Dokumenti sqarues i projektit, i siguruar nga Exit.al, shpjegon:

“Zyrat dhe ambjentet e tjera tregtare do të jetë të aksesueshme nga ana e Sheshit Skënderbej dhe përmes një hyrjeje të dytë krijohet një lidhje ndërmjet Sheshit Skënderbej, hapësirës së gjelbër pranë Tirana Rock’s dhe Unazës së Re.

“Tirana’s Rock” plotëson vargun e kullave të qendrës së qytetit, duke respektuar në të njëjtën kohë si ambjentin përreth, ashtu edhe më gjerë kontekstin e kësaj vendndodhjeje të spikatur.

Objekti 85 metra i lartë perifrazon temën e peizazhit të mrekullueshëm kodrinor në sfond, ndërsa fasadat e ndryshme mundësojnë krijimin e apartamenteve individuale me hapësira të jashtme të bollshme”.

Kulla do të jetë e katërta e planifikuar në anë të Sheshit Skënderbej. Ajo do t’i shtohet kullës 34-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës (ngjitur me fasadën veriore të Hotel Tiranës); kullës 26-katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit, e titulluar Sytë e Tiranës; dhe kullës 20-25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë.

Ndërkohë, sikurse dihet, është planifikuar një bllok i madh ndërtimesh të larta në gjithë bllokun pas Ministrisë së Brendshme, duke filluar nga trualli aktual i Teatrit Kombëtar, deri në kufi më Qendrën Toptani. Është duke u bërë plani, gjithashtu, për ndërtime të larta në lulishten pas Pallatit të Kulturës, truall i cili së fundmi është blerë nga ndërtues të afërt të Zotit Rama.

Në këtë mënyrë po realizohet plani i vjetër i Kryeministrit Rama i fillimit të viteve 2000 për rrethimin e Sheshit Skënderbej me kulla të larta dhe shtrirjen e tyre përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Sikurse dihet, në anën e stadiumit të ri kombëtar po përfundon një ndërtesë 25-katëshe, ndërkohë që në anën tjetër të stadiumit, ngjitur me ndërtesën 23-katëshe Ambasador 3, sapo ka filluar ndërtimi i një ndërtese 21-katëshe, imitim i pyllit vertikal të Stefano Boerit, imituar nga vetë Boeri.

I gjithë ky betonizim i qendrës së Tiranës fshihet përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik, ndërkohë që planet ndërtimore nuk bëhen asnjëherë publike. Asnjë nga kullat e mësipërme nuk është njoftuar nga Bashkia Tiranë.

Të gjitha janë miratuar në shkelje të ligjeve dhe standardeve, në rradhë të parë në shkelje së të drejtës së informimit dhe konsultimit publik. Të gjitha këto ndërtime kanë ndikime të mëdha në mjedis, por nuk është bërë publik asnjë studim i detyrueshëm i vlerësimit të këtyre ndikimeve. Pjesë e miratimit të lejeve mjedisore duhet të ishin konsultimet publike, të detyrueshme për t’u realizuar nga qeveria dhe Bashkia Tiranë. Nuk dihet nëse kjo procedurë është falsifikuar, siç ndodh rëndom, duke organizuar dëgjesa false, apo është shpërfillur krejtësisht.

Mungesa e transparencës në miratimin e këtyre lejeve ndërtimore mbushet me propagandë nga Bashkia e Tiranës. Rasti më i fundit është domethënës. Për t’i hapur vend ndërtimit të Kullës Tirana’s Rock, Bashkia Tiranë prishi dy javë më pare ndërtesën e Hotel Vjosës, e ndodhur në anë të Sheshit Skënderbej, midis Hotel Tiranës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Me prishjen e saj lirohet hapësira përpara Kullës, ndërkohë që fillimisht kulla ka qenë e planifikuar pikërisht në truallin e Hotel Vjosës, por diçka ka ndryshuar rrugës.

Pavarësisht se ka miratuar një ndërtesë gjigande betoni në fshehtësi, propaganda e Kryebashkiakut Veliaj u lëshua ashpër mbi ndërtesën e Hotel Vjosës, sikur ekzistenca e saj të ishte një akt kriminal (në të kundërt, mund të argumentohet lehtë se ndërtesa mbart vlera historike të cilat mund të dilnin në pah duke e rindërtuar atë).

Veliaj e quajti ndërtesën tashmë të prishur “çiban” dhe “karakatinë” dhe e lëvdoi shembjen e saj si një akt të madh çlirimtar të Tiranës, nën gjurmët historike të shefit të tij Edi Rama, kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës. Në një postim në Twitter, Veliaj u shpreh se në vend të saj do të ndërtohet një stacion autobusësh:

“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje! Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skenderbej për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit.”

Në fakt, gjithçka po bëhet për t’i hapur rrugë kullave të larta në Shesh, një fiksim i pandryshuar mendor i Kryeministrit Rama, duke zëvendësuar kioskat e çmontueshme me ngrehina të larta betoni, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe nën bindjen e Erion Veliajt.

Arkitekti i kullës, Winy Maas e lajmëroi ndërtimin e një “kulle të lartë në formën e fytyrës” që para më shumë se një viti. Ai shpjegoi se në qendër të Tiranës, në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit, do të ndërtohet një kullë e lartë në formën e një koke njeriu. Sipas vetë arkitektit, ai e projektoi ndërtesën me kërkesë personale nga Kryeministri Edi Rama, edhe pse zyrtarisht nuk është hapur asnjë konkurs arkitekture për këtë zonë. Maas u shpreh:

“Edi më tha: ‘dua të bëj diçka me historinë’. Më tregoi zonën, në qendër, në njërën anë të sheshit të ri të sapondërtuar nga belgët.”

Është e qartë se Winy Maas ia plotësoi menjëherë dëshirën “Edit” dhe tani qytetarët e Tiranës janë një hap më pranë dëshirës finale të “Edit” për betonizimin e plotë të gjithë zonës qendrore të Tiranës.

Marrë nga Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kulla e re në sheshin skënderbej veliaj kulla e re në sheshin skënderbej veliaj


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet