Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË– Presidenti, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje”. Në faqen zyrtare të Presidencës, është publikuar edhe dekreti i plotë në të cilin listohen të gjitha arsyet për kthimin pas për rishqyrtim të paketës.
Sipas Metës, Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të “paketës antish-pifje” duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Më tej, kreu i shtetit ka shtuar se ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
“Kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, në mënyrë që të rivlerësohet së bashku me ligjin nr. 91/2019, prej të cilit kushtëzohen ndryshimet, me qëllim përfshirjen e rregullave strikte për ngritjen e funksionimin e organeve administrative të pavarura, rivlerësimin e nivelit të masave administrative të parashikuara në analizë të realitetit ekonomik në të cilin janë ngritur e funksionojnë ofruesit e shërbimit të medias, rishikimit të procesit të vlerësimit dhe marrjes së masave administrative dhe ekzekutimit të tyre, si dhe rivlerësimin e efektit të drejtpërdrejtë që do të kenë në përditshmërinë e punës së ofruesve të shërbimit mediatik elektronik nga parashikimet e reja ligjore,”-shkruhet ndër të tjera në dekretin e presidentit.
Për të lexuar vendimin e plotë të Presidentit KLIKONI KËTU. Krahas paketës anti-shpifje, Meta ka kthyer për rishqyrtim edhe ligjin nr. 92/2019 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, pasi dy aktet e reja ligjore janë pjesë e së njëjtës paketë dhe janë të lidhura procedurialisht dhe materialisht me njëra- tjetrën.
Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët
(k.m;E.K/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është caktuar i dërguari i posaçëm për në OSBE. Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi në fa...
TIRANË– Parlamenti i Shqipërisë ndërmori një nismë për të dhuruar pagat në shenjë solidariteti për procesin e “ringritjes” së zonave të dëmtuara. Por si&cc...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka publikuar një denoncim me video në rrjetet sociale. Sipas Balliut, pamjet tregojnë se si...
DURRËS– Ish-kandidati për kryetar të Partisë Socialiste në Durrës ka lënë një mesazh ironik për Luan Zazën, që u zgjodh paraditen e sotme në krye të degës....
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria ka arritur në fazën që duhet të presë paratë e tuqve për të dalë nga mjerimi që e zuri pas t...
TIRANE– Kryedemokrati Lulzim Basha përdori një metaforë kur u pyet pse e sheh ndryshe çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Basha shigjetoi indirek...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se janë bërë të gjitha kallëzimet e nevojshme në SPAK. Në një bashkëbisedim me gazetarët...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi një sinjal të prerë kryeministrit Edi Rama so...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike, kur ka kaluar gati një vit që nga ...
TIRANË– Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vrasjet ë ndodhura së fundmi në Shqipëri dhe denoncimet për kryebashkiakët socialist. Në n...