LIVE UPDATES
Politike

Nesër kryediplomati grek vjen në Tiranë, reagon PDIU dhe VV, ftojnë qytetarët në protestë: S’kemi më as tokë, as det

19 Tetor 2020, 15:43 Nga DOSJA
Nesër kryediplomati grek vjen në Tiranë, reagon PDIU dhe VV,

TIRANËPartia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë thirrje për një tubim nesër në orën 11:00, kohë që përkon edhe me ardhjen e kryediplomatit grek në Tiranë, Nikos Dendias. Në një deklaratë në rrjetet sociale, PDIU-ja bëri thirrje për bashkim në një tubim paqësor kundër Dendias, ku do të parashtrohen edhe njëherë kërkesat e shqiptarëve, ndër to: çështja çame, heqja e ligjit të luftës dhe 12 miljet detare shqiptare.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje: Zgjidhjen çështjes çame. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur. Nesër ora 11:00. Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë,“-shkruhet ndër të tjera në njoftim. 

Deklarata e plotë:

“Mos prek Shqipërinë!” “Mos harro Çamërinë!” Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për: Çështjen Çame. Heqjen e ligjit të luftës. 12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë. I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje: Zgjidhjen çështjes çame. Heqjen e ligjit të luftës. Marrëveshjen e detit. Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë. Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur. Nesër ora 11:00. Përpara Ministrisë së Jashtme, Tiranë.

Në mbështetje të këtij tubimi ka ardhur dhe lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri të cilët shprehen se do t’i bashkohen në protestë Ata shkruajnë se qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne u bashkohemi kërkesave të shtruara publikisht për këtë tubim, nga Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Këto kërkesa lidhen me zgjidhjen çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufijve detarë. Çështjet që ngrihen në këtë tubim paqësor janë në përputhje me qëndrimet e bëra publike në vazhdimësi nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Ne, në komunikatën e datës 4 shtator 2020, kemi sqaruar se Greqia nuk e ka të drejtën e zgjerimit me 12 milje në dëm të ujërave të Shqipërisë dhe se Tirana zyrtare ka për detyrë ta kontestojë këtë diktat grabitqar. Në mungesë të kundërshtimit zyrtar, falja e territorit shqiptar bëhet fakt i kryer. Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Shqipërisë ka për detyrë t’i paraqesë përfaqësuesve të shtetit grek kërkesat legjitime për shfuqizimin e ligjit të luftës, njohjen e gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, njohjen e pakicës autoktone shqiptare në Greqi, hapjen e shkollave shqipe në bazë të konventave evropiane, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore arvanitase në dhe çështje që lidhen me të drejtat e emigrantëve. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë. Drejtësia dhe barazia janë themeli i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë bazuar mbi reciprocitetin. Çdo qytetar duhet të ndiejë detyrën për t’u bashkuar në këtë tubim paqësor” – shkruan Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare.

(k.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nikos dendias ne tirane pdiu ne proteste per dendias nikos dendias ne tirane pdiu ne proteste per dendias

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës