Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Rritet sërish çmimi i karburantit në vend! Çmimi i naftës këtë të premte shitet me 235 lekë për litër në të gjitha pikat e karburant, duke e bërë 28 lekë më shtrenjtë për të gjithë konsumatorët. Pas vendimit të sotëm të Bordit të Transparencës, edhe gazi e benzina tregtohen më shtrenjtë. Tanimë një litër benzinë do të 211 lekë, nga 193 lekë që shitej javën e kaluar, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 115 lekë nga 103 që ishte. Shpjegimin për rritjen e çmimeve, Bordi i Transparencës pretendon se e bën për të qenë në përputhje me tregjet ndërkombëtare. Vendimi hyn në fuqi sot që në orën 18:00 dhe do të jetë në fuqi deri në një moment të dytë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 15 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 223 Lekë/litri për gazoilin; 199 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 235 Lekë/litri për gazoilin; 211 Lekë/litri për benzinën; 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.
(k.m/dosj.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Për thuajse dy vjet, çdo shqiptar ishte në panikun e frikën e mosdaljes pa maskë mbrojtëse ndaj Covid-19, qoftë në vende të mbyllura a...
VLORË- 4 persona janë arrestuar në Portin e Vlorës! Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një aksion në ...
ITALI- Vdekja e një 24-vjeçareje nga Kavaja në Itali, pas një aksidenti me makinë ka lënduar famijarët e saj, ndër to dhe i fejuari i saj i cili e ka kuj...
TIRANË– Gazment Bardhi ka ironizuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha që u shpreh publikisht se Lulzim Basha, ka konsumuar dreka e darka me...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga Policia gjermane në dhjetor të vitit 2021, pasi nuk kishte maskë brenda bordit të avionit, gjatë tr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar banale kërkesat e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës të cilët kërkuan nga Prokuroria e Posa&ccedi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se puna e tij me homologët në Azerbajxhan është që gazifikohet Shqipëria. Në një intervistë të zhvilluar n...
KORÇË– Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur...
SPANJË– 10 ton drogë janë sekuestruar dhe 51 persona janë vënë në pranga në kuadër të dy operacioneve të zhvilluara në Spanjë, konkretisht në Galicia...
DURRËS– Një punëtor është aksidentuar për vdekje gjatë punës në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit. Raportohet se punëtori fatkeq është t...