Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka njoftuar se kreu i shtetit nuk do të dorëhiqej nga posti i tij ashtu siç e premtoi para zgjedhjeve. Blushi ka bërë me dije se presidenti Meta në 24 korrik të vitit që vjen do t’u bashkohet strukturave të Lëvizjes Socialiste për Intregim, e cila është krijuar prej tij 16 vite më parë.
Ndër të tjera në njoftimin e bërë nga Presidenca bëhet me dije se do të çojë deri në fund mandatin e tij si kryetar shteti dhe më pas do të rikthehet në politikë. Para zgjedhjeve, Meta premtoi se nëse kryeministri Edi Rama do të fitonte mandatin e tretë, ai do t’i lironte edhe postin e presidentit.
Por nuk dihet përse nuk e ka përmbushur premtimin e tij. Po ashtu, në një reagim tjetër nga Presidenca, Meta ka sqaruar se do jepte dorëheqjen nëse do të kishte zgjedhje demokratike, duke shtuar se gjithë Shqipëria kishte parë sesi kishte fituar kryeministri Edi Rama. Këtë të fundit, e përmendi me nofkën “Babloku”, e përmendur gjatë përgjimeve të publikuara nga BILD disa vite më parë.
Mesa duket Meta ka ndryshuar mendim pasi jo më larg se dje, doli në një konferencë për shtyp nga zyra e tij, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si fitore të sovranit, ndërsa shtoi se ia kishte dalë që të siguronte qetësi.
NJOFTIMI I PLOTE:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.
Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore. Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.
Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.
Reagimi i Presidentit vjen pas ndjesës publike të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila tha më herët se PS e mori mandatin e tretë për shkak të mbifuqizimit. Opozita, tha Kryemadhi bëri gabim që dogji mandatet dhe braktisi fushatën për zgjedhjet lokale, duke i dhënë avantazh kundërshtarit.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VLORË– Kryesuesi i listës së LSI qarkun e Vlorës, Luan Rama, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve ku nuk arriti të merrte mandatin që pretendonte,...
TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca e ka përshëndetur sekuestrimin e pasurive të Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi, të cilët nuk jus...
LEZHË- Partia Demokratike arriti të sigurojë katër mandate nga 7 që ishin në Lezhë, dhe tashmë ka filluar ‘festa’.Simpatizanë të shumtë të Partisë Demokrat...
TIRANË– Protesta e cila ishte paralajmëruar nga anëtari Ibsen Elezi, përballë Partisë Demokratike ka pasur zhvillime të forta. Elezi ka kërkuar dhe n...
VLORË– Më 10 prill, 15 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare kryeministri Edi Rama bëri një parashikim. Nga fshati Kuç i Vlorës parashiko...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim doli jashtë çdo pritshmërie nga zgjedhjet, ku mori vetëm 4 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara...
Qarkun e Lezhës po vijohet me numërimin e votave të kandidatëve. Deri tani janë numëruar 107 qendra votimi nga 249 që janë gjithsej, ku më i votuari i listës së...
TIRANË– Ditën e sotme disa qytetarë kanë nisur protestën përballë selisë së Partisë Demokratike. Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, siç e kisht...
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i njohur me ‘nofkën’ Stresi ka qënë përherë një mbështetës i Partisë Demokratike.Ai ka dalë hapur dhe ka qënë i pranishëm në ...