
KORÇË– Një i burgosur që po vuante dënimin në burgun e Drenivës, ka ndërruar jetë.
Mësohet se i burgosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte dërguar tek spitali “Shefqet Ndroqi”, për një mjekim më të specializuar, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ka ndërruar jetë.
Aktualisht si spital Covid për të dënuarit është kthyer burgu i Shënkollit, Aty po trajtohen 40 persona të tjerë të dënuar që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 10 prej të cilëve u transferuan mëngjesin e sotëm nga burgu i Drenovës.
Në total, në Shqipëri numri i viktimave ka shkuar në 321. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u raportua zyrtarisht se kanë ndërruar jetë 2 pacientë, ndërkohe 147 të tjerë rezultuan pozitiv me Covid-19.
(f.m/dosja.al)