E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
KOSOVË- Vjosa Osmani emërohet presidente e Kosovës, pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Mediat në vend shkruajnë se Osmani, e cila ishte kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës, tashmë do të jetë presidente e vendit përkohësisht. Kushtetuta e Kosovës parashikon që në rast dorëheqjeje të presidentit dhe në rast vakance, atëherë është kryetari i Kuvendit, ai që merr detyrën.
“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thotë Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit], e Kapitullit V të Kushtetutës së Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë. Dje u arrestua ish-parlamentari Jakup Krasniqi nga EULEX. Krasniqi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Sot iu komunikua akt-akuza dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe, Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kosova është në ‘dridhje’ nga akuzat e Hagës, ku priten arrestime të tjera në ditët në vijim.
(A.K;F.G/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit, pasi iu ko...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjy...
KOSOVË – Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se Tribunali Special i ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij.Para pak çasteve jam informuar pre...
ITALI- Italia është futur në karantinë ditën e sotme, masë e cila do të jetë aktive për një muaj rresht.Mediat italiane shkruajnë se kryeministri Giuseppe Conte...
KOSOVË- Pas konfirmimit të aktakuzës për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, pritet që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të ...
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka lajmëruar izolimin e Greqisë. Mediat greke shkruajnë se ky lajm është bërë me dije sot nga zyra e shtypit...
KOSOVË– Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për kirme lufte ndaj krut të Partisë Demokratike në Kosovë, Kadri Veseli. Lajmin e ka bërë vetë të ditur a...
ITALI-Autokolanat e ambulancave që transportojnë pacientët e infektuar më Covid-19 janë ri-kthyer në Itali. Fotot e autokolonave kanë kapur nga qytetarë të ndry...
TAJLANDË– Qeveria tajlandeze ka revoltuar qytetarët pas vendimit për të ndaluar shfaqjen e Pornhub dhe 190 faqeve të tjera interneti që tregonin pornografi...