LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA e shkarkoi/ Besnik Muçi: S’më heqin dot nga Gjykata Kushtetuese, Vettingu për mua duhet të kishte pushuar! (VD)

21 Nëntor 2019, 10:31 Nga DOSJA
KPA e shkarkoi/ Besnik Muçi: S’më heqin dot nga Gjykata

TIRANË Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për t’a shkarkuar atë nga detyra si prokuror. Muçi doli para gazetarëve, pasi u njoh me vendimin ku shpjegoi edhe arsyet e shkarkimit të tij nga KPA. “Vendimi i KPA, nuk afekton vendin tim si anëtar i GJK. S’mund të më prekë vendin tim në GJK, që do të thotë neni 130 i Kushtetutës. Që në momentin që unë kam bërë betimin, kam humbur statusin e prokurorit, Kolegji s’ka patur më kompetencë të më hetonte. …me ndryshimet e fundit të vitit 2016 të Kushtetutës. Nga momenti që presidenti më dekretoi njoftoi KLP për dekretin tim dhe betimin tim.“-tha Muçi, duke thënë se Vettingu për të duhet të kishte pushuar.

Ai e quajti një mosveprim kriminal, atë të kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, që pas lirimit të vendit të tij si prokuror KPA-në, se Muçi ishte tashmë anëtar i Gjykatës Kushtetuese me një status tjetër. “Zoti Ibrahimi, me mosveprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor. Janë veprime të institucioneve kushtetuesve. Ky vendim nuk ka efekt!”-tha Muçi. 

I pyetur nga gazetarët, nëse do të rikthehet në punë pranë Gjykatës Kushtetuese, Muçi, tha sërish se “vendimi nuk ka efekt”, duke mos-sqaruar ngërçin që tashmë edhe shtohet me mosnjohjen e vendimit të KPA.

Më tej, anëtari i betuar tek presidenti Ilir Meta, foli edhe për shkaqet pse KPA e shkarkoi, dhe tha se bëhet fjalë për një shumë të papërfillshme parash. “Më lejoni t’ju sqaroj qytetarëve shqiptarë se shkaku kryesor është diferenca e deklarimit në 4 vite për 6 milionë lekë të vjetra, të llogaritura sipas KPK dhe të pranuara me KPA, në kundërshtim me të dhënat e deklaruara.”-tha ai.

Muçi e quajti mosdeklarimin e tokës së bashkëshortes së tij, si një “detaj”, duke ia faturuar shkarkimin “këmbënguljes së admirueshme të Komisionerit Publik”.

“Shkaku i dytë i ankimimit është mosdeklarimi i tokës bujqësore që gruaja ime mori në vitin 1991. Ligji e parashtron qartë që është një pasuri me burim të ligjshëm, dhe KPA e mori si shkak për vendimin që mori. Shkaku tjetër i vendimit është pasuria e ndërtuar në 1985, kur gruaja ime ka qenë fëmijë. Për 400 mijë lekë të vjetra, me këmbëngulje të admirueshme nga Komisioneri, KPA e mori si shkak. Tjetër shkak, ishte huatë e marra nga familja ime, 3 mijë euro xhaxhai, 500 mijë lekë babai dhe motra. Provova që familja ime kishte të ardhura të tjera, por Komisioneri Publik kishte një këmbëngulje të admirueshme. Shkak tjetër ankimimi ishte se motra dhe burri nuk provojnë burimin për 6 mln. Unë dorëzova dokumentin e sjellë nga Anglia, ku burri i motrës sime provon që në 2005 ka paguar 17 mijë paundë taksa atje.”-tha Muçi. 

Besnik Muçi, sqaroi edhe pretendimin pse KPA e shkarkoi si një “subjekt që cënon besueshmërinë e publikut tek drejtësia”. Muçi tha se biznesmeni Armand Lilo dhe ai kanë patur një marrëdhënie shoqërore, nisur nga zona nga vijnë të dy, dhe më tej shtoi se Lilo është shpallur i pafajshëm.

“Unë s’di ç’të provoj më shumë. Lidhur me personin, që ky A.L, kam patur një marrëdhënie shoqërore, i dënuar në shkallë të parë për moskallëzim krimi. Kuptojeni vetë, çfarë cënimi të publikut mund të bëj unë si prokuror kur unë kam marrëdhënie me dikë që vij nga një zonë. Se kam njohje me dikë që është dënuar dhe më pas ka marrë pafajësi. Këto ishin shkaqet për të cilat ky kolegj i nderuar më shkarkoi. KPA pavarësisht se kishte verifikim nga KPK, kërkoi sërish hetim dhe asgjë e re nuk doli. Por kjo është shkelje e ligjit, pak a shumë.”-u shpreh Muçi.

Vendimin e KPA dhe insistimin e Komisionerit Publik, Muçi e arsyetoi me renditjen e një mëkati të vetëm që e ndau edhe me mediat.

Mëkati i vetëm që kam bërë, për ata zotërinj që janë marrë me mua, nga SHBA e institucionet e tjera të nderuara, i vetmi mëkat ishte se aplikova për anëtar të GJK. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani që më listoi në vend të tretë. Mëkatin e katërt e bëri Meta që më emëroi anëtar të GJK. Ku qëndron problemi im në këtë situatë. Çfarë mund të bëjë një prokuror karriere që beson tek drejtësia, duke respektuar në mënyrë rigoroze procedurat dhe ligjin.”-tha Muçi.

KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand lilo besnik muçi besnik muçi para kpa besnik muçi shkarkohet nga detyra ilir meta armand lilo besnik muçi besnik muçi para kpa besnik muçi shkarkohet nga detyra ilir meta

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje