Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka bërë kërkesë Kuvendit për të lejuar arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Ballko që akuzohet të jetë i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Për këtë çështje, nesër pritet të mblidhet Komisioni i Mandateve. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga Kryetari i Kuvendit. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit dhe shqyrton rastet e pazgjedhshmërisë, sipas nenit 69 të Kushtetutës, si dhe bën verifikimin e mandatit të deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës kur krijohet vakancë, mbi bazën e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çështjet e vlefshmërisë së mandatit të deputetit sipas nenit 70 të Kushtetutës dhe kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së një deputeti në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës.
Anëtarë të përhershëm: Lindita Nikolla (Grupi parlamentar PS), Klotilda Bushka (Grupi parlamentar PS), Ermonela Felaj (Grupi parlamentar PS), Arben Pëllumbi (Grupi parlamentar PS), Taulant Balla (Grupi parlamentar PS), Gazmend Bardhi (Grupi parlamentar PD), Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD), Ervin Salianji (Grupi parlamentar PD), Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD), Saimir Korreshi (Grupi parlamentar PD)
Anëtarë zëvendësues: Xhemal Qefalia (Grupi parlamentar PS), Klevis Xhoxhi (Grupi parlamentar PS), Blerina Gjylameti (Grupi parlamentar PS), Dhurata Tyli (Çupi) (Grupi parlamentar PD), Dashnor Sula (Grupi parlamentar PD)
Si veprohet?
Kryetari i Kuvendit pas konsultimit me Këshillin, cakton dy relatorë për çështjen, respektivisht nga shumica dhe opozita parlamentare. Deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, i vihet në dispozicion kërkesa dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha kur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin merr fjalën Prokurori, i cili paraqet arsyet e kërkesës drejtuar Kuvendit. Pas paraqitjes së kërkesës, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje Prokurorit. Pas përgjigjeve të pyetjeve, kryetari i Kuvendit, i jep fjalën deputetit ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim. Deputeti dhe ose përfaqësuesi i tij ligjor, ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje deputetit.
Shqyrtimi i çështjes në Këshill, kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, të drejtën për t’u informuar në kohë, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar dhe për të bërë pyetje ndaj kërkuesve të autorizimit si dhe për të paraqitur shpjegimet e tij.
Në përfundim të diskutimit, Këshilli, brenda një jave, harton raportin për në seancë plenare. Raporti rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënie autorizimi për procedim. Raporti i Këshillit u shpërndahet menjëherë deputetëve dhe bëhet publik.
Si rregull, mbledhja e Këshillit, për pikat 6-8 të këtij neni, zhvillohet me dyer të hapura. Këshilli, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për procedim parashikohet për shqyrtim në seancë plenare jo më parë se një javë, por jo më vonë se dy javë nga paraqitja e raportit të Këshillit.
Si mund të mbrohet Bllako?
Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Koha e debatit, kur çmohet e nevojshme, përcaktohet nga Konferenca e Kryetareve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë deputeti ndaj të cilit kërkohet dhënia e autorizimit për procedim për jo më shume se 10 minuta.
Kuvendi në seancë plenare, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura. Në fund vendoset me votim të hapur për miratimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënie autorizimi për procedim. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për procedim brenda 3 muajve nga data e paraqitjes se kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrezuar nga Kuvendi.
Ç’ndodhi në janar të këtij të viti?
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy ligjvënës. Bëhej fjalë për kryetarin e Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit. Deputeti i dytë është socialisti, Alqi Bllako. Më 7 janar 2022 u raportua se kërkesat ishin referuar në zyrat e Kuvendit, për t’u hapur rrugë procedurave për dorëzimin e dy deputetëve në duart e SPAK. Nga Kuvendi u mohua që SPAK të ketë dërguar kërkesa për heqjen e imunitetit të Bllakos dhe Mediut dhe pretendohej që dokumentet ishin ende në prokurori.
Por kush e ‘bllokoi’ kërkesën? A mund të ndodhë sërish e njëjta gjë?
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KAVAJË– Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama ka dorëzuar ditën e sotme çelësat e banesave për 206 familje ku 153 familje hynë në shtëpi të re, ...
ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane sapo ka zbritur në aeroportin e Pizën nga një fluturim që inte nga Tirana.Sipas m...
TIRANË– 2 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit të Organizuar (SPAK). Në njoftimin zyrtar është bë...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nuk ka marrë kërkesë për deputetë të arrestuar. Këtë e bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live në ̵...
ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një 21-vjeçar ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë me një 17-vjeçare. I riu...
DURRËS– Sindikata e Përgjithshme e Durrësit ka reaguar lidhur me helmimin e punonjësve në një ndërmarrje në autostradën Durrës-Tiranë. Kreu i Sindika...
TIRANË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit të SPAK për inceneratorët. Me anë të një postimi në ‘Twitte...
TIRANË– Prokuoria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë me dije se do të depozitojë në Kuvend kërkesën për arr...
MALËSI E MADHE– Zbulimi i dy shtëpive bari në Malësi të Madhe u raportua ditën e djeshme nga Dosja.al. Zbulimi i shtëpive të baritu u bë në kuadër të...
TIRANË– Arenc Myrtezani, ish-Administrator i inceneratorit ITWTF (Fier) që sot u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korru...