LIVE UPDATES
Aktualitet

Tritol në shtëpinë e Dukës, s’ka të lënduar, kreu i FSHF: Autori me kapuç (Reagimet)

24 Janar 2022, 21:19 Nga DOSJA
Tritol në shtëpinë e Dukës, s’ka të lënduar,

DURRËS– Një shpërthim me tritol ka shpërthyer banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes së sotme, në lagjen nr. 4, të Durrësit, zonë ku banon Duka bashkë me familjen e tij. Në momentin që ka shpërthyer tritoli në banesë ka qenë djali dhe bashkëshortja e kreut të FSHF-së e cila ishte edhe e infektuar me Covid-19. Zonja Duka bashkë me të birin janë tronditur kur kanë dëgjuar shpërthimin e fortë në derën e jashtme të vilës së tyre trekatëshe, por fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëm. Të alarmuar, ata kanë telefonuar kreun e FSHF-së, i cili është nisur me urjgencë nga Tirana ku po ndiqte derbin e kryeqytetit Tirana-Dinamo. Brenda pak minutash, Duka është ndodhur në banesën e tij, ku është përballur me forca të shumta policie e një numër të madh gazetarësh.

Ai u ndal para mikrofonëve ku tha se kamerat e sigurisë që i rrethojnë banesën kanë filmuar një person me kapuç që ka vendosur sasinë plasëse në derën e jashtme e më pas është larguar me vrap. Nga shpërthimi, dera ka dalë jashtë përdorimit, por me nota ironie, kreu i FSHF-së u shpreh se policia zbulon çdo krim e se do ta gjente patjetër autorin e këtij sulmi brenda 24 orëve. Në fakt në njoftimin zyrtar të policisë nuk bëhet me dije për persona të arrestuar. Aty shkruhet vetëm për orën e vendin e ngjarjes, si dhe fakti që grupi hetimor ka nisur hetimet. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë të banesës së Dukës e të të gjitha shtëpive e bizneseve që e rrethojnë atë janë në duart e hetuesve e po shqyrtohen për të zbardhur më tepër detaje që mund të çojnë në prangosjen e autorit.

Në një tjetër prononcim, konkretisht për emisionin “Opinion”, Duka tha se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese vetëm pak ditë më parë. Para kamerave, ai tregoi dhe përmbajtjen e mesazhit ku kërkohet saktësisht tërheqja e kreut të FSHF-së nga gara për një mandate të gjashtë, ndryshe do të përballet me 60 plumba! Hetimet e kryera privatisht nga Duka, kishin zbuluar se personi që e zotëronte atë katë SIM quhej Sabian Rrapushi. Edhe pse i kërcënuar, ai tha se nuk kishte preferuar të bënte denoncim.

Ky shpërthim vjen pikërisht sot kur Duka ka pasur dhe përballje të ashpër me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i ka shpallur luftë dhe në gjykatë për zgjedhjet në FSHF, por ende nuk ka detaje që mund ta lidhin tritolin me këtë luftë të hapur. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ka pasur reagime edhe nga ana e politikës. I pari ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili hodhi dyshime se ngjarja mund edhe të jetë inskenuar nga vetë Duka.

Po lëri more këto filma,”- tha Veliaj teksa ishte në një lidhje me Skype në “Të paekspozuarit”.

Më pas, Veliaj tha se me siguri ky tritol I vjen Dukës pas konflikteve që ai supozon se kreu i FSHF-së ka me bandat e Shijakut. Presidenti Ilir Meta e kryedemokrati Lulzim Basha e kanë dënuar këtë akt duke e konsideruar si një akt terrorist. Të dy, njëri pas tjetrit, bënë thirrje për vënie të autorit para drejtësisë. Nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk ka ende asnjë reagim.

Ç’ka ndodhur mes Veliajt e Dukës?

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe antarëve të Shoqatës Tirana i është bërë shantazh për t’u tërhequr, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n. Fill pas kësaj, Veliaj postoi një foto me kryetarin aktual të Shoqatës “Tirana”, Sulejman Mema, duke e damkosur kështu edhe publikisht si një njëri që ishte larg Dukës e që mbështeste hapur socialistin. Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shpërthim tritoli në banesën e tij, Duka: Nëse është paralajmëruese, nuk kandidoj

“60 plumba”, Duka zbulon emrin e personit që i dërgoi mesazhin: Sabian Rrapushi

Shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës,Meta: Akt terrorist! Të kapen autorët

Tritoli në banesën e Dukës, Policia: U vendos para dere 

VIDEO/ Shpërthimi i tritolit, momenti kur Duka mbërrin në banesën e tij

VD/ Tritol në banesën e Armand Dukës, publikohen pamjet nga vendngjarja

I shpërtheu tritoli në banesë, Duka: Kamerat filmuan autorin me kapuç

Tritoli në shtëpinë e Dukës, Basha: Degredimi i një pushteti të korruptuar

SMS kërcënuese ndaj Dukës! Topçiu e konfirmon: Ma tha në koenfidencialitet e sipër

Tritoli në shtëpinë e Dukës, Lala: Kërcënim pas luftës me Veliajn

Tritoli në banesën e Armand Dukës, Meta: Po përfshihen elementë kriminalë

Tritoli në shtëpinë e Dukës, publikohet FOTOJA e parë nga vendngjarja

Tritoli në shtëpinë e Dukës, Veliaj: Lëri këto filma tani

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje