Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
DURRËS – Presidenti i FSHF-së Armand Duka lexoi mesazhin kërcënues ndaj tij si dhe tregoi emrin e personit që i dërgoi këtë tekst. Në lidhje direkte me emisionijn “Opinion” Duka tregoi se atij i është kërkuar në formë kërcënuese që të dorëhiqej brenda 24 orëve nga posti i presidentit të FSHF, ose do të ekzekutohej me 60 plumba në kokë. Më tej, ai tha pas disa verifikimeve të kryera, zbuloi se numri ishte përdorur vetëm një herë dhe personi ishte Sabian Rrapushi.
Në momentin e shpërthimit, Duka tregoi se po kthehej nga Tirana, ku ndoqi derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana, e vlefshme për Kategorinë Superiore. Ai shtoi se u njoftua në telefon për ngjarjen e ndodhur.
“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pastaj më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur ndonjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia?”, u shpreh fillimisht Armand Duka për “Opinion”.
Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?
Këtë e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.
Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?
Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. Por është pak me fjalë që… ‘Ti luan me dy standarde, ti kur luan me lekët tona për 24 orë jep dorëherqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kur** se betimi u bë i pakthyeshëm’. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karikuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncuar, se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë si te “Pylli i Lirisë”.
Mbrëmjen e sotme, u vendos tritol në banesën e kreut të FSHF-së në Durrës. Shpërthimi ndodhi në orën 22:00 dhe pati vetëm dëme materiale.
Ngjarja tronditëse vjen në kulmin e ‘luftës’ mes FSHF-së dhe Bashkisë së Tiranës teksa sot u zgjodh kreu i ri i SHRS “Tirana” Krenar Alimehmeti. Kjo zgjedhje u kundërshtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili premtoi se do të padisë sekretarin e FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRS “Tirana” me pretendimin se janë manipuluar listat e delegatëve të kësaj shoqate.
Po sot, FSHF publikoi një audio të Veliajt në mbledhjen e djeshme me anëtarët e shoqatës rajonale sportive të Tiranës, ku ofendonte dhe trysnonte personat e mbledhur për të mos lejuar zgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF. Ndërkohë, ai ka premtuar se do të angazhojë SPAK-un Prokurorinë e Tiranës dhe organe të tjera ligjzbatuese kombëtare dhe ndërkombëtare për të hetuar Dukën për korrupsion dhe pastrim gjatë 20 viteve në krye të futbollit shqiptar.
I gjithë ky konflikt vjen në kohën kur FSHF po përgatitet për zgjedhjen e presidentit në 2 mars. Armand Duka është shprehur publikisht se do të kërkojë një mandat të gjashtë.
LAJMI KRYESOR: Tritol në shtëpinë e Dukës, s’ka të lënduar, kreu i FSHF: Autori me kapuç (Reagimet)
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se propozimi për të ndërtuar kulla në Partinë Demokratike ka shkuar në Bashki. I ftuar në emisionin ‘...
DURRËS– Një shpërthim me tritol ka shpërthyer banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodh...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka quajtur filma raportimet për tritol në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka mbrëm...
DURRËS- Tritoli në banesën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është vendosur para portës kryesore të shtëpinë. Policia njofton s...
TIRANË- Një avion i ‘Air Albania’ është bllokuar në stadiumin e Stambollit mbrëmjen e sotme. Me atë në një postimi në Facebook, bëhet me dije s...
DURRËS– Fotoja që po shikoni është imazhi i parë që vjen nga Durrësi, aty ku është regjistruar një shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të Federat...
DELVINË- Një sherr mes dy personave ka degraduar në dhunë fizike në Delvinë. Mësohet se një 25-vjeçar, ka dhunuar një 50-vjeçar, ndërkohë që ...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka menduar që legalizimi i kanabisit të mos mbetet vetëm në aspektin mjekësor, por të kalojë edhe në faz...
TIRANË – Ish-kandidati për kryetar të shoqatës rajonale të futbollit “Tirana” Eduard Prodani akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit për ...
TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës kërcënoi se personat përgjegjës për shkatërrimin e futbollit shqiptar do të përfundojnë në burg. Në mbledhjen me sho...