Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS– Dy persona me inicialet A. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, të dy të dënuar më parë, janë vënë në pranga. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, dy persona janë kapur në kuadër të operacionit të koduar “Telekomanda”, pasi akuzohen për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e municioneve”.
Ata u kapën me 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan bashkë me 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta persona i kishin në përdorim.
Policia ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të dy personave, teksa shihet që efektivët i kanë shtrirë në tokë dy të rrezikshmit dhe u vënë prangat.
Njoftimi i policisë Durrës. Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Telekomanda”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sekuestrohen 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal. Në vijim të punës për mbajtjen e situatës kriminale nën kontroll, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve disamujore të ndjekura me metoda speciale të hetimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”; B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim. Arrestimi i tyre u bë pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, ku si rezultat u dokumentua aktiviteti i tyre kriminal i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta shtetas i kishin në përdorim. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e municioneve”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BURREL– Mersin Katuçi, pronari i “Shtëpisë së Verdhë” në Gurrë të Burrelit, ku sipas Gjykatës Speciale janë kryer transplante organesh gjatë luftës...
GJIROKASTËR– Një bombolë gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se bombola la shpërthyer në një banesë në lagjen ’18 shtat...
TIRANË– Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja u ka bërë thirrje anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve që të shtojnë stafet mjekësore dhe paji...
Në fundin e muajit mars, një lajm që i referohej një ‘mjeku nanopatolog’ nga Bolonja, Stefano Montanari – i cili vinte në pikëpyetje rrezikshmërinë e sëmundjes ...
A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh ...
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka komentuar thirrjen në Hagë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe dy ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli...
Fiks Fare denoncoi veprimet e institucioneve shtetërore, të cilat blejnë peshk të cilësisë së parë për shtëpitë e pushimit të krerëve të shtetit dhe peshk të ci...
VLORE– Një qytetar ka denoncuar për ‘Dosja.al’ se policia e Vlorës nuk po i trajton të gjithë qytetarët njësoj.Në një video të bërë publike sh...
MALI I ZI- Gjykata e Lartë e Podgoricës ka urdhëruar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për shoferin 40-vjeçar të kamionit ku u gj...
PERMET– Ditën e sotme ka humbur jetën një i ri në fshatin Kutal të Përmetit. Mësohet se i riu është Endrit Baçi, 30 vjeç dhe në ato momenti ishte ...