LIVE UPDATES
Aktualitet

A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

5 Nëntor 2020, 21:10 Nga DOSJA
A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh që e bën të zezën të bardhë për të favorizuar partinë që i ka emëruar anëtarët e saj? Apo, akoma më tutje, me prokurorë që bëjnë sikur janë sëmurë kur bëhet fjalë për të hetuar krimet zgjedhore dhe gjyqtarë që nuhasin nga anon pushteti për t’i dhënë “drejtësinë” më të fortit?

Përgjigjet për të gjitha këto pyetje ka gjasa që janë në të gjitha rastet “jo!” Zgjedhjet amerikane nuk janë si këto shqiptaret. Dhe sistemi politik amerikan është shumë i ndryshëm nga ai shqiptar. Këto janë disa tipare të sistemit amerikan.

Çdo amerikan mund të vetëdeklarohet sipas dëshirës nëse është demokrat apo është republikan apo diçka tjetër. Si të tillë, ata vetëregjistrohen në zyrat zgjedhore për të votuar në zgjedhjet primare se kë prej kandidatëve të secilës parti duan të mbështesin që të garojë në zgjedhje. Me pak fjalë, partitë politike amerikane janë parti pa anëtarësi të tillë si partitë shqiptare. Kjo bëri që Donald Trump të vetëdeklarohej dhe të regjistrohej si republikan, pastaj si demokrat, pastaj si reformator, pastaj si i pavarur dhe në fund si republikan – parti me të cilën u bë president. Nëse një shqiptar dëshiron të regjistrohet si, fjala vjen, demokrat apo socialist, karriera e tij politike vështirë se do të kalojë rojën e derës së partisë pa lejen e kryetarit. Por te partitë politike amerikane është e shenjtëruar që partia është një gjë dhe kandidati është një gjë tjetër. P.sh., a ju thotë gjë emrat Tom Perez dhe Ronna McDaniel? Ka gjasa që jo. Por Perez është kryetar i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe Mc Daniel është kryetare e Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane. Asgjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri për shkak se trashëgimia historike dhe shpirtërore këtu duket se është ajo e babait të kombit, kryetarit të partisë që është gjithçka, edhe kryetar, edhe kryeministër.

Nëse pesë vetë mblidhen në një kafene, në një kishë apo në një park dhe vendosin të angazhohen në politikë, ata krijojnë një caucus. [Link] Përmes kësaj, ata prezantojnë te partitë përkatëse një problem, një shqetësim, një ide apo një kandidat. Kjo është mënyra kryesore e politikëbërjes në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë kufizim në politikëbërje. Fjala ka dalë nga emri i një klubi në Boston ku disa njerëz mblidheshin për të diskutuar politikë. Ne kemi në politikën shqiptare një term së largu të ngjashëm, por pak të njohur: Fraksionet. Në Partinë Socialiste, diku nga vitet 2000, ka pasur një si tip debati për “legalizimin” e fraksioneve brenda partisë. Vetë termi sugjeron që në fakt, fraksionet janë të paligjshme dhe duket se mbetën të tilla. Në Partinë Demokratike ka pasur një farëlloj propozimi të ngjashëm, i cili dukshëm nuk çoi asgjëkundi.

Shtetet e Bashkuara janë shtet federal dhe të qenit shtet federal do të thotë se secili shtet anëtar ka të drejtën të bëjë ligje. Si të tilla, shtetet kanë ligjet, rregullat dhe procedurat e veta në administrimin e zgjedhjeve. Në disa qarqe, kryetari i komisionit të organizimit të zgjedhjeve zgjidhet me votim, në disa të tjera ka formula të tjera. Por parimi se organizatori i zgjedhjeve është i pavarur nga palët garuese është ai që është brendësuar prej të gjitha kohërave.

Në SHBA drejtësia është efektive, në Shqipëri, voton për pushtetin. Historia e shkurtër e zgjedhjeve shqiptare na tregon se si reminishencë e jetës nën komunizëm, gjyqtarët shqiptarë janë shërbyes të pushtetit më shumë se sa kufizues dhe mbikëqyrës të pushtetit. Në vitin 2001, në një nga zgjedhjet më të pista të historisë së vendit, Gjykata Kushtetuese e vendit i dha të drejtë vetes të rishpërndante një të tretën e të gjitha mandateve parlamentare në atë që u pa nga ndërkombëtarët si “zbatim jokonsistent i standardeve”, dhe “tregim anësie” ndaj partisë në pushtet. Kjo ngjan e kuptueshme në kushtet kur një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të asaj kohe ishin emëruar nga Partia Socialiste (njëri ishte në post me dekret të Ramiz Alisë). Në zgjedhjet aktuale në SHBA, Andrew Hanen, një gjyqtar konservator nga Teksasi, i emëruar në pozicion nga republikani George W. Bush, refuzoi kërkesën e Partisë Republikane të Teksasit që të mos numëroheshin 127 mijë vota [Link]. Gjyqtari nuk u bind nga argumenti i republikanëve se mënyra e hedhjes së votës mbarte rrezikun e manipulimit të saj. Morali i fabulës: pavarësisht se çfarë je dhe kush të ka emëruar, një gjyqtar është i pavarur.

Zgjedhjet janë një punë plot telashe në të gjithë botën dhe në zgjedhjet amerikane ka plot hile, zvarritje, sfida gjyqësore etj. Por ndryshe nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara kanë kulturën e institucioneve të pavarura, parimin e shenjtërisë së votës dhe ndëshkimin në rast abuzimesh. Dhe nëse sheh zgjedhjet amerikane nga njëra anë dhe zgjedhjet shqiptare nga ana tjetër, mund të thuash se vonesat dhe telashet në SHBA janë produkt i demokracisë ndërsa në Shqipëri janë reminishencë e shoqërisë totalitare të kohës së komunizmit.

MARRE NGA BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet #zgjedhjet presidenciale 2020 zgjedhjet amerikane #zgjedhjet presidenciale 2020 zgjedhjet amerikane

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë