Zelenskyy zhvillon një telefonat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg përpara samitit ...
Aktualitet
I vëllai u arrestua si pjesë e rrjetit të trafikantëve të drogës, shkarkohet shefi i ‘përgjimeve’ të BILD, Robert Ag
18 Janar 2020, 11:32Nga DOSJA
DIBËR– Shkarkohet një ditë pas arrestimit të të vëllait, Robert Aga, shefi i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Dibrës. Aga, u shkarkua pasi i vëllai, Pajtim Aga, u arrestua nga policia, si pjesë e një rrjeti trafikantësh që kalonte kanabis në formë çokollate nga Greqia, përmes Shqipërisë dhe me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Aga, u bë i njohur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku shefi i komisariatit të Dibrës, bisedonte me ministrat socialistë, por edhe me deputetë, dhe u akuzua për përfshirje të policisë në zgjedhje. Emri i tij, ishte pjesë e një raporti që Shërbimi Informativ i dërgoi Prokurorisë për Krimet e Rënda, por edhe ministrisë së Brendshme, për përfshirjen e policisë në kultivimin e kanabisit.
Operacioni që solli shkarkimin e Agës, u finalizua dje. “Tranzit” vuri në pranga 7 persona, mes tyre edhe vëllain e shefit të policisë, i cili nuk e kishte për herë të parë ‘karrierën’ e tij në fushën e trafikut të narkotikëve.
Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor. Por kjo nuk është hera e parë që Pajtim Aga bie në pranga. Në 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, pikërisht 10 ditë pas telefonatës së ‘famshme’ që Robert Agakishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi edhe të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara dhe familjarët pretenduan se mund të jetë rrëmbyer.
(F.g./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODER- Prangoset nga policia e Shteti një i dënuar me 8 vite burg. Ai është Hazis Isenlikaj, dhe ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkodrës e ka dënuar ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar për 7 të arrestuarit e operacionit “Tranzit” që u zhvillua dje, për të cilët më herët Dosja.al rapo...
SHBA– Sot, hibridizimi në ndryshimin e natyrës së luftërave dhe konflikteve dhe në këtë kontekst i ashtuquajturi privatizimi i sigurisë dhe mbrojtjes dhe ndërth...
VLORË– Edhe pse banesa e tij ishte e rrethuar nga forcat e RENEA-s, 47-vjeçari Xhevahir Jonuzi nuk u dorëzua. Ai tentoi që të largohej duke qëlluar ...
TIRANË– Report Tv ka siguruar një video nga efektivët e RENEA-s që shkuan në banesën e Xhevahir Jonuzajt për ta arrestuar.Siç duket edhe nga videoja...
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 30 të arrestuarit e dosjes Tërmeti. Gjyqtarja Vjollca Spahia vendosi të lejë në burg 7 p...
VLORË– Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje është arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat RENEA. Teksa po përpiqej që t’i largohej arrestimi...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Sipas IGJEUM, sot pasdite nuk priten reshje shi...
VLORË– Arrestohet i shumëkërkuari i Vlorës, Xhevahir Jonuzi. Gjatë operacionit “Hoshtima” të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga RENEA-t dhe Policia e Vlorës, ...
TIRANË– Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radarë në rrugën interurbane Tiranë- Durrës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë kontrolleve, Polici...