Politike

Rama shtrëngon sërish masat: Nga e hëna do dalë vetëm një anëtar i familjes 1 orë në ditë. Leja do kërkohet me SMS, pensionistët s’përfitojnë (PROCEDURA)

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar apo farmaci pa marrë lejen me e-mail ose telefon në emër të familjes. Rama ka prezantuar sot planin e ri të daljes së qytetarëve, ku tashmë do dilet vetëm një orë në ditë dhe leja do kërkohet 24 orë para. Kreu i qeverisë: Pensionistët nuk përfitojnë, për ta do kujdeset shteti.
Featured image of article: Rama shtrëngon sërish masat: Nga e hëna do dalë vetëm një anëtar i familjes 1 orë në ditë. Leja do kërkohet me SMS, pensionistët s’përfitojnë (PROCEDURA) Edi Rama, kryeminister
Përditësuar:

TIRANË- Nga dita e hënë të gjithë ata që duan të dalin nga shtëpia qoftë edhe për të bërë pazar, do të lejohen vetëm përmes një lejeje të veçantë që do e marrin përmes një aplikacioni që u prezantua sot nga qeveria. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nga e hëna e në vazhdim kjo do të jetë e vetmja mënyrë për të dalë nga banesa në të gjithë Shqipërinë, pior shton se mund të dalë vetëm një anëtar i familjes. Rama sqaron se njësoj si javën e shkuar edhe këtë javë pas orës 13:00 të së shtunës e deri të hënën në mëngjes, të gjithë do të jenë në shtëpi.

Një sqarim pati dhe nga drejtoresha e AKSHI, e cila bëri me dija se të gjitha lejet do kërkohen nëpërmjet telefonit ose në E-Albania dhe përgjigja konfirmuese do vijë pas 24 orërëve. Leja do jetë vetëm një orë në ditë, një anëtar i familjes, por nga këto ndryshime nuk përfitojnë pensionistët. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse pensionistët gjenden në rrugë do ketë penalizime për ta, pasi çdo shërbim do ua bëj shtetit.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky ndyshim bëhet si pjesë e planit të masave kundër përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, kur janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. Ndërkohë që 31 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(F.G. A.B. Dosja.al)

  • 21:07

    “O njerëz”, Rama thirrje qytetarëve: Leja për dalje nis të hënën, dëgjoni njoftimet se tek e tek s’u sqarojmë dot

    Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me apliakcionin dhe kërkesën që duhet të bëjnë qytetarët për të dalë nga shtëpia e për të bërë pazarin. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se aplikacioni do vijojë të funskionojë nesër dhe u bënë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë me vëmendje njoftimet.

    Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    🔴 O NJERËZ! APLIKACIONI PUNON DHE LEJA E DALJES DUHET NGA E HËNA, JO NESËR! PRANDAJ ME QETËSI E ME DURIM DHE PAK MË TË VËMENDSHËM KUR LEXONI E DËGJONI NJOFTIMET, SE TË GJITHË TEK E TEK NUK I SQAROJMË DOT!”, shprehet Rama.

  • 17:27

    Doni të dilni për Pazar nga e hëna? Mësoni hap pas hapi se si merret leja e daljes

    Qeveria shqiptar enga e hëna do kufizojë sërish daljen nga shtëpia të qytetarëve. Sipas një njoftimi nga e hëna do ketë një regjim të ri, ku do dalë vetëm një anëtar i familjes vetëm një orë për të bërë pazarin. Qytetarët do të duhet të dalin për të bërë Pazar apo për shërbime të tjera vetëm një orë në ditë, vetëm një pjesëtar i familjes dhe duke marrë leje tek autoritetet. Më poshtë keni të gjithë mënyrën se si duhet të veproni për të marrë leje për të dalë nga banesa.

    Foto ilustruese

    NJOFTIMI I PLOTË

    “Leje për dalje” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente.

    Dokumentacioni i nevojshëm: Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

    Hapat e procedurës: Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”; Klikoni butonin “Përdor”; Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht).

     Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-13.00; Në rast se një nga anëtarët e familjes punon në një qytet të ndryshëm nga vendbanimi aktual, lejohet të vijojë aplikimi për leje dalje dhe për këtë anëtar, pasi kryhet në kohë reale verifikimi mbi vendodhjen e punës; Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms. – Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Policia mund të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo.

    Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit: Menjëherë. Kostot: Pa pagesë. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al

  • 15:54

    Rama tregon detyrën që i ka caktuar Veliajt: Nesër pres që të jenë bërë ndryshimet

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot i ka kërkuar kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të marrë masa për të ndarë tezgat në teregjet e lagjeve. Rama tha se tezgat duhet të jenë larg nga njëra-tjetra, pasi nuk mund të lejojmë që të krijohen radhë e grumbuj.

    I kam kërkuar kreut të Bashkisë së Tiranës që nga ky monent e deri nesër të mundësojnë ndarjen e të gjitha tezgave në tregjet e lagjes të jenë të ndara, që të mos të gjitha në një pikë dhe të kenë distanca, pasi krijohet radhë dhe grumbuj njerëzish. Pazaret mund të bëhen pa u futur të gjithë në një kanal aty, dhe besoj se nga nesër do jetë në zbatim. Por të njëjtën gjë ua kam kërkuar dhe kryetarëve të bashkive për tregjet e qytetet”, u shpreh Rama.

  • 15:48

    “Pensionistët nuk përfitojnë”, drjetoresha e AKSHI tregon si mund të kërkohet leje për të dalë: Do jetë vetëm një orë në ditë

    Kryeministri Edi Rma së bashku me drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj ka treguar se si do kërkohet leja për të datë nga shtëpia e për të bërë pazaret. Karçanaj ka treguar të gjithë procedurën dhe sqaron se të gjitha lejet do konfirmohen brenda 24 orëve.

    Kërkimi i lejes do jetë shumë e thjeshtë, do klikoni në E-Albania, ku do jetë që në krye të faqes dhe është e thjeshtë “Leje për dalje”. Vetëm një anëtar i familjes mund të kërkojë leje dhe do veriffikohet me certifikatën familjare. Leja do jetë për një orë brenda orës 05:00 deri në 13:00. Menjëherë pasi ju kërkoni lejen ju vjen një njoftim në telefon ose në E-Albania dhe ju do keni një vetëm një orë për të bërë pazarin. Konfirmimi do vijë pas 24 orësh dhe ju mund të dilni nga shtëpia, nëse Policia u kërkon lejen do keni në telefon barkodin, ose mesazhin nga E-Albania”, u shpreh drejtoresha e AKSHI.

  • 15:36

    Rama tregon se si do fuknsionojë dalja me leje: Do e kërkoni me SMS, përgjigjen e merrni pas 24 orëve

    Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se si do të funksionojë mënyra e re për të dalë nga shtëpia gjatë kohës së luftës me COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Rama bëri me dije se  kërkesa duhet të dërgohet 24 orë para, që të merret konfirmimi. 

    Leja do dërgohet me SMS dhe do kërkoni lejen dhe përgjigjen nuk do e merrni direkt por pas 24 orësh. Kush del pa leje dhe jashtë orarit, do të gjobitet dhe do t’i merret makin që të jemi të qartë“, u shpreh Rama.

2 Komente në “Rama shtrëngon sërish masat: Nga e hëna do dalë vetëm një anëtar i familjes 1 orë në ditë. Leja do kërkohet me SMS, pensionistët s’përfitojnë (PROCEDURA)

  1. Kame ngelur ne Bologna itali dhe dua te kthehem te familja ime

  2. Shum mire ka bere me keto masa se nuk Marin vesh keta po ti ndimoje shteti te gjithe shqipetaret

Shto Koment