LIVE UPDATES
Politike

Meta sërish përplaset me Ramën, kthen një tjetër ligj në Kuvend: Nuk ishte i arsyetuar

27 Korrik 2019, 09:59 Nga DOSJA
Meta sërish përplaset me Ramën, kthen një tjetër ligj

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e tre ligjeve dhe kthimin e një ligji për rishqyrtim në Kuvend.

Presidenca njofton se presidenti Meta ka rikthyer në Kuvend ligjin për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’”, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur. Nga ama e presidentit deklarohet se ligjin nuk ishte plotësisht i arsyetuar.

NJOFTIMI:

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e 3 (tre) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:

LIGJE TË MIRATUARA

LIGJ I KTHYER PËR RISHQYRTIM

Presidentit të Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, me Dekretin nr. 11235, datë 23.07.2019, ka vendosur :

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’”, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur.

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 4 korrik 2019, ka miratuar ligjin nr. 42/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’”.

Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 42/2019 duke bërë një analizë të thelluar të përmbajtjes së tij në raport me respektimin e parimeve kushtetuese dhe interesin publik.

Gjetje kryesore ;

Ky projektligj është nisëm ligjore e Këshillit të Ministrave e përgatitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga shqyrtimi rezulton se nuk është konsultuar me ministritë e tjera që lidhen me përmbajtjen dhe efektet e aktit, apo me grupet e interesit.

Për më tepër përvec se procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit të detyrueshëm institucional nuk është kryer, Këshilli i Ministrave ka kërkuar dhe Kuvendi i Shqipërisë e ka pranuar duke realizuar shqyrtimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar.

Nuk rezulton e arsyetuar se përse është shmangur procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit institucional dhe cila është nevoja urgjente e shfaqur për shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar.

Neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar disa shtesa në nenin 48 të ligjit aktual nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar” të cilat rregullojnë procesin e ndryshimit të projekteve ndërtimore gjatë fazës së zbatimit të tyre. Këto dispozita aplikohen si për investime publike shtetëror ashtu dhe për investime me karater privat.

Presidenti i Republikës çmon se, neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i paraqitur për shpallje, është jo i plotë dhe i paqartë në formulim.

Sipas kësaj dispozite në procesin e rishikimit të projektit, nuk parashikohet dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra.

Për këtë shkak, zbatimi i këtij neni sipas formulimit aktual, mund të sjellë aplikim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimit kushtetues të sigurisë juridike dhe të interesit publik.

Aplikimi i pikës 2, të nenit 8 të ligjit nr. 42/2019, mund të sjellë konflikt të vazhdueshëm midis sipërmarrësve apo investitorëve me pronarët e pasurive pronë private, mbi të cilat realizohet ndërtimi/vepra.

Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet, është e nevojshme që ligjbërësi në këto ndryshime ligjore, duhet të mbajë parasysh edhe rregullimin e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrjen dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra.

Dispozitat ligjore dhe ndërhyrjet në legjislacion që kanë lidhje me të drejtën e pronësisë apo me të drejtat e tjera reale që lidhen me të, duhet të jenë të mirëmenduara, të qarta dhe të plota me qëllim që, aplikimi në praktikë të mos cenojë aspak dhe në asnjë rast këtë të drejtë.

Me paqartësinë dhe dykuptimësinë që ka dispozita e nenit 8 të ligjit nr. 42/2019,  bëhet e pakuptueshme mbi mënyrën sesi ajo do të aplikohet në praktikë. Pikërisht kjo paqartësi dhe mungesë rregullimi prej ligjit, përbën cenim të parimit të sigurisë juridike.

Gjithashtu nëse qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet këtyre ndryshime në ligj synojnë të rregullojnë ato çështje që kanë lindur, apo lidhen me rishikimin e kushteve të lejes dhe ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për veprat ndërtimore të sipërmarrjeve publike, atëhëherë ky qëllim duhet të shprehet qartë dhe të parashikohet në mënyrë të plotë në dispozitën e propozuar për ndryshim, duke përmirësuar kështu përmbajtjen e saj.

Presidenti i Republikës, vlerëson të domosodshme të theksojë se, ndërhyrjet në dispozitat e nenit 48 të ligjit nr. 107/2014, që parashikojnë mundësinë e ndryshimit të projekteve ndërtimore publike gjatë fazës së zbatimit të tyre, duhet të jenë në harmoni me kuadrin ligjor në fuqi të prokurimit publik dhe partneritetit publik privat në mënyrë që çdo ndryshim ligjor që bëhet dhe që ka si synim parashikimin me ligj të ndryshimit të projekteve për veprat publike infrastrukturore gjatë zbatimit të tyre, të mos devijojë nga zbatimi i kuadrit ligjor ekzistues, si dhe të garantojë ruajtjen dhe mirëpërdorimin e financave publike.

Në këtë mënyrë çdo ndërhyrje në ligj nuk duhet të krijojë asnjë hapësirë për keqintepretim, gjë e cila mund të sjellë në praktikë keqpërdorim të fondeve publike e rrjedhimisht dhe cënim të interesit publik.

Nëse ky ndryshim ligjor i referohet vetëm aplikimit për projektet ndërtimore apo veprave me iniciativë private, atëherë ligjvënësi duhet të qartësojë në mënyrë të sigurtë dhe shteruese, se cila do të jetë procedura për realizimin e procesit të konsultimit, midis pronarëve të truallit, investitorëve dhe sipërmarrësve për ndryshimin e kushteve të lejes dhe projekteve gjatë fazës së zbatimit.

Në këtë mënyrë shmangen në praktikë konfliktet gjyqësore midis palëve, si dhe qartësohet me ligj  procesi përfshi këtu dhe detyrimet e autoritetit publik, kur ndryshimet në projekt vijnë për shkak të ndërhyrjes së interesit publik dhe që duhet të përkojnë më një shpërblim të drejtë për kostot që kjo ndërhyrje shkakton në dëm të interesave të palëve private.

Presidenti i Republikës vlerëson se është çasti që neni 8 i ligjit nr. 42/2019 duhet të rishikohet edhe një herë nga Kuvendi me qëllim përmirësimin, plotësimin dhe qartësimin tërësor të dispozitës ligjore, në mënyrë që aplikimi i saj jo vetëm të sigurojë një bazë ligjore të shëndoshë për organet publike, por të garantojë që të drejtat e pronësisë të shtetasve apo çdo e drejtë tjetër reale e lidhur me të, të mbrohet dhe të mos cenohet nga zbatimi në praktikë i këtij ndryshimi ligjor.

Bazuar këto arsye kryesore, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin e ligjit nr. 42/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar,’” për tu rishqyrtuar nga Kuvendi me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji. Dekreti dhe arsyet janë të publikuara në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës

Nuk mungojnë përplasjet e njëpasnjëshme mes Metës dhe kryeministrit Edi Rama. Disa ditë më parë  Presidenti Ilir Meta ka kthyer disa ligje, si ai për vendosjen e floririt në duart e kryeministrit Edi Rama dhe ligjin për privatizimin e Shoqërive Tregtare.

Nga ana tjetër socialistët kanë kërkuar edhe shkarkimin e presidentit dhe kanë nisur edhe proceduarat. Tashmë janë në fazën  hetimit nga ana e Komisionit të Ligjeve. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta përplaset me ramën meta rikthen ligjin në kuvend ps shkarkon metën meta përplaset me ramën meta rikthen ligjin në kuvend ps shkarkon metën

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet