Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Plagosje e dyfishtë në Prizren, polici qëllon me armë qytetarët, vihet në pranga
4 Mars 2021, 18:11Nga DOSJA
KOSOVË– Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dragash në qarkun e Prizrenit. Ka qenë një efektiv policie, identiteti i të cilit nuk dihet ende, që jashtë orarit të punës është përfshirë në një konflikt me dy qytetarë.
Në konflikt e sipër, efektivi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të dy qytetarët, duke i lënë të plagosur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00,”– tha ai.
Nuk dihet ende identiteti i qytetarëve të plagosur, ndërkohë që mësohet se janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa efektivi është arrestuar.
Pritet që të merret dëshmia e të përfshirëve në ngjarje, për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e plagosjes dhe për arsyet që nisi konflikti.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI- Një variant tjetër të Covid-19 është zbuluar ditën e sotme në Angli. Metro shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku ka thënë se ...
SHBA- Në Uashington, masat e sigurisë rreth Kapitolit ishin sot të rrepta, pas paralajmërimeve të policisë se një grup paraushtarak mund të përpiqej të sulmonte...
KUBË- Kuba ka nisur fazën e tretë të studimit për vaksinën e saj anti-Covid, Soberana 2. The Guardian shkruan se studimi nisi këtë javë dhe se kanë marrë p...
GJERMANI- Covaxi do të dërgojë në Ballkanin Perëndimor mbi një milionë vaksina, 300 mijë syresh do të shkojnë në Serbi, tha ministri gjerman i Punëve të Jashtme...
SERBI- Kryetari i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç ka kërcënuar me pasoja të paparashikueshme tentativat e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. ...
SHBA- SpaceX i Elion Musk ka provuar një nga prototipat e tij të raketës ‘Starship’ ditën e sotme. BBC shkruan se gjatë fluturimit Starship ishte në rregull dhe...
ITALI- Italia dhe Gjermania do të administrojnë vetëm një dozë të vaksinës ndaj koronavirusit tek njerëzit që kanë qenë të infektuar deri në gjashtë muaj më par...
ANGLI- Një ngjarje e rëndë e bërë publike vetëm kohët e fundit ka ndodhur vitin e kaluar. BBC shkruan se një vajzë e re me emrin Lorraine Cox një mbrëmje pasi ë...
SHBA– Është kolegu më i dobët ai që ngjit shkallët e karrierës pavarësisht rezultateve të dobëta që mund të ketë në punë, edhe pse mund të keni punua...
BOTË- Sipas një studimi të ri, shumica e vdekjeve nga COVID-19 kanë qenë në vendet me një përqindje të lartë të obeziteti.Sipas studimit, vdekshmëria nga k...