LIVE UPDATES
Aktualitet

“Na sulmuan me gurë e molotov”, Policia reagon për përplasjen tek ‘Astiri’: Arrestuam 1 person e 25 të tjerë u proc

12 Nëntor 2019, 20:09 Nga DOSJA
“Na sulmuan me gurë e molotov”, Policia reagon për

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar sot 26 banorë të cilët kanë qenë sot në protestë kundër IKMT-së dhe vet Policisë kundë prishjes së banesave të tyre. Në një njoftim Policia bën me dije se protestuesit se uniformat blu janë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba molotov.

Më tej shtohet se si pasojë e sulmit më gurë mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. “Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan në gjëndje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”, dhe “Shkatërrim prone” i 25 shtetasve, nga 22 deri në 73 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

26 të proceduar për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë. Sot, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë. Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në përfundim të veprimeve hetimore, bazuar prova dhe pamje filmike të ditëve paraardhëse nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”, të shtetasit në kërkim Sh.S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan në gjëndje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”, dhe “Shkatërrim prone” i 25 shtetasve, nga 22 deri në 73 vjeç. Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të policisë në bashkëpunim e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Banorët e Astirit pritën jashtë banesave të tyre, të mbuluar me batanije, pasi ishin njoftuar se IKMT-ja do ët zbarkonte në Astir në orët e para të mëngjesit, për t’ju prishur banesat. Orët kaluan, banorët e kësaj zone bënë rezistencë aq sa mundën ndaj autoriteteve por që ajo që ra në sy ishte mungesa e opozitës krah tyre, gjë që vetë Partia Demokratike ua kishte premtuar. Kjo mungesë që ra në sy u pasqyrua nga të gjitha mediat, që sot Paloka i quan bastarde.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasjet e astirit 12 nëntor policia tirane procedohen 25 persona ne astir protesta e banorëve në astir përplasjet e astirit 12 nëntor policia tirane procedohen 25 persona ne astir protesta e banorëve në astir

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet