All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

OFL ‘zbret’ në Berat, i dërgohet formulari Edison Çobos dhe vëllait të ish-kandidatit të PD në zgjedhjet lokale të 2

18 Shkurt 2020, 12:05 Nga DOSJA
OFL ‘zbret’ në Berat, i dërgohet formulari Edison
All - Paragraf - 1

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Beratit ku iu është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë dy të dënuarve për trafik droge në Itali. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo janë dy subjektet e OFL në Berat. Ata janë të dy nga Berati dhe rezultojnë si të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Çobo njihet si një nga kriminelët famëkeqë në qytetin e Beratit. Gjithashtu ai është identifikuar si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për shkak të veprave kriminale që ka kryer ndër vite.

Më mizorja, ka qenë ajo e vitit 2013 ku 47-vjeçari në bashkëpunim me 3 të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond Piti dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Gjithashtu, edhe Gazmend Mahmutaj, është një emër i njohur për Policinë e Beratit. I dënuar me 25 vite burg, Mahmutaj është i vëllai i Kasëm Mahmutajt, një ish-kandidat i Partisë Demokratike në Berat, në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

NJOFTIMI I PLOTË I OFL:

OFL, 18 shkurt/ Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj CukalitOreges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren edison cobo gazmend mahmutaj anti-kçk-ja zbret në terren edison cobo gazmend mahmutaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi