LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuredin Dumani ‘pentito’? Lajmi RIHAP dosjet e bujshme, SPAK: S’është e vërtetë

27 Prill 2022, 09:18 Nga DOSJA
Nuredin Dumani ‘pentito’? Lajmi RIHAP dosjet e bujshme, SPAK:

TIRANË– Nuredin Dumani ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë duke iu bashkuar kështu vendimit të ‘ushtarit’ të tij, Henrik Hoxhaj! Ky ishte lajmi që u raportua paraditen e sotme në të gjitha mediat. Fakti që njeriu që akuzohet për të paktën shtatë ‘dosje të bujshme’ ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK), për të treguar detaje nga ngjarjet kriminale në të cilat ai ka marrë pjesë, bëri që të rihapen letrat të cilat i kishte zënë pluhuri prej kohësh. Gjithashtu u raportua se Dumani merret në pyetje ditë pas dite nga anëtarët e BKH e se ka dhënë emra e detaje për individë të cilët i ka pasur në synim për t’i ekzekutuar, disa prej të cilëve ndodheshin jashtë vendit.

Por, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e raportuara. Me anë të një njoftimi, SPAK ka bërë me dije se Dumani ka vetëm statusin e të pandehurit dhe po gjykohet së bashku me personat e tjerë me të njejtën status si ai.

Më herët është raportuar se Henrik Hoxhaj, ‘ushtari’ i Nuredin Dumani, më 21 prill mori vendimin të flasë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë. Pas dëshmisë së tij, prokurorët e SPAK kanë tërhequr nga Elbasani dosjet e tri ngjarjeve pa autor të ndodhura në këtë qytet vitet e fundit. Bëhet fjalë për vrasjen e Bujar Çelës, Klevis Bahos e plagosjes së vëllait të tij, Sandër Baho si dhe dosjen e përplasjes me armë në zonën e Papërit, ku Nuredin Dumani ra në pritë, u plagos dhe më pas u prangos.

Hoxhaj ka folur edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, dosje kjo që prej më shumë se një viti ndodhet në SPAK, për të cilën aktualisht janë marrë të pandehur Erjon Alibej alias Agim Shurbi si urdhërues dhe Xhulian Hoxha e Euglen Halili. Hoxhaj mësohet se u ka treguar prokurorëve edhe për bazat e strehimit dhe veprimtarinë e tyre në Kosovës, gjë e cila mund të sjellë në vijim dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës. Hoxhaj akuzohet për veprat penale “vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Si u vu në pranga Dumani?

Mbrëmjen e 29 marsit, Nuredin Dumani ishte nisur për në Papër për të eliminuar një person që njihet si një mik i afërt me Talo Çelën. Person që deri më tani është identifikuar si një biznesmen në Elbasan, i cili mban inicialet E.K., e që ka nisur të ruhet nga Policia. Në pamundësi për të vrarë Talo Çelën kishte si objektiv për të eliminuar të gjithë krahët e tij, megjithatë nuk ia doli kësaj here. Siç raportoi Dosja.al, Dumani po shkonte drejt një prite pasi u tradhëtua nga të besuarit e tij. Dumani është afruar tek objektivi, në atë moment është hapur zjarr ndaj tij, pikërisht në atë moment nuk është ndalur as breshëria e plumbave ndaj tij. Nga shkëmbimi i zjarrit, Nuredin Dumani mbeti i plagosur.

Të njëjtët ishin ata që dhanë adresën e apaertamentit ku Dumani u strehua e po mjekohej pas atentatit, vend ku u gjet nga RENEA. Para hetuesve nuk ka dhënë emra, por flet për 5-6 persona, fytyrat e të cilëve pretendon se as nuk i ka vënë re në momentin që e kanë qëlluar. Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj. Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë. Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve! Ai akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, atentatin ku mbetën të vrarë, Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia (të dyja ngjarjet e ndodhura në Durrës).

(a.b;f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet