LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfime dhune ngado / Sherret janë rritur në 40% dy vitet e fundit

27 Prill 2022, 16:00 Nga DOSJA
Rrëfime dhune ngado / Sherret janë rritur në 40% dy vitet e

TIRANË- Kur B. B u arrestua për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, rrëfimet e dëshmitarëve që shpjeguan se sherri kishte ndodhur për radhën e tualetit e la pa fjalë policinë e Tiranës. I plagosuri i quajtur S. D kishte shkuar së bashku me shokët e tij A.ZH dhe I.D për të kaluar një mbrëmje mes miqsh në një lokal pranë Pazarit të Ri. Gjatë mbrëmjes ata konsumuan alkool e birra e për këtë arsye sipas tyre patën nevojë të shkojnë disa herë në tualet. I plagosuri dëshmoi se ‘nga ana e kamarierit mu bë me dije se në një moment banja ishte e zënë“.

Sipas tij, ai tentoi të hyjë me forcë mbasi gjendej në situatë të ngutshme dhe gjatë sherrit në radhë, ka ndërhyrë edhe guzhinieri me të cilin janë përleshur. Por sherre si kjo që precipitojnë në të dëmtuar dhe të plagosur raportohen se janë rritur në masën e 40 përqind gjatë dy viteve të fundit. Profesoresha për çështjet e psikologjisë sociale Arjana Muçaj thotë për Gazetën “Si” se Covidi është vetëm njëri aspekt i shtimit të agresivitetit tek shqiptarët. Pjesën më të rëndësishme të kësaj sjelljeje të dhunshme sipas profesoreshës e zë mungesa e edukimit, dobësia e qytetareve për të pasur një qasje të kontrolluar dhe stresi ekonomik.

“Situata ekonomike ku jetojmë, nuk ka siguri për të ardhmen. Kjo i bën njerëzit që të shtyhen dhe të shprehen në mënyrë agresive me njëri tjetrin. Tjetër aspekt është fakti se shqiptarët nuk e kanë pasur konceptin e pronës, por tani çdo gjë është e lidhur me këtë koncept dhe atij i duket sikur ti i prek territorin, parkimin , hapësirën dhe kjo e nxjerr të frustuar në rrugë. Si shembull të sjelljes agresive po ju paraqes mungesën e orientimit sipas rregullave. Dukshëm ne e kemi humbur këtë sens. Askush nuk e respekton semaforin, të tjerë kalojnë vend e pa vend në mes rrugës dhe jo tek vijat e bardha. Nuk e kemi të qartë sjelljen dhe vetpërmbajtjen sepse mungon ajo formë e edukimit që ka të bëjë me kulturën”.

Teksa një burrë dhe një grua dhunuan njëri tjetrin në Kamëz dhe mbasi secili kërkoi urdhër mbrojtjeje socilologia Mucaj insiston se marrëdhëniet në familje gjenden në një fazë të brishtë.

Kjo për shkak të mos qartësimit të roleve

“Faktori i parë janë prishur modelet, rolet që kemi nga familja në shoqëri, domethënë nëse kemi pasur role të mirëpërcaktuara tanimë i kemi të ngatërruara. Sa më shumë që ngatërrohen rolet, kjo sjell njerëz të pa-orientuar dhe secili nuk e kupton se çfarë i takon tjetrit dhe cilat janë liritë dhe hapësira e tjetrit”

Vetëm gjatë fundjavës ju tha Gazetës “Si” se në kryeqytet u referuan 8 raste dhunë në familje.

5 prej të cilave referuar denoncimeve të grave të dhunuara. Ato si në shumicën e rasteve të raportuara nga Gazeta “Si” vendosen nën presion nga partnerë të alkoolizuar, të papunë që kërkojnë para për të dalë nga banesa.

“Por nëse do numërojmë çdo denoncim vëmë re se burrat e alkoolizuar janë një problem serioz, tradhtia është një tjetër aspekt”, thotë një oficer i rendit për gazetën “Si”, sipas të cilit alkooli dhe tradhtia nuk njeh më moshë.

“Edhe burra të moshuar të alkoolizuar ngrenë dorë ndaj grave të tyre, por gjithashtu vërejmë mbi 50 vjeçarët që denoncohen për dhunë mbasi kanë krijuar lidhje paralele.

Madje në një rast ai e dhunoi gruan në prani të djalit student, i cili reagoi dhe e dhunoi L.P, 57 vjeç.

Të dy babë e bir denoncuan për dhunë njëri tjetrin dhe shkak i dhunës ndaj kryefamiljares ishte një histori e fshehtë e 57 vjeçarit” përmend zyrtari i policisë për Gazetën “Si”

E njëjta problematikë shikohet si dhunë edhe në qasjen ndaj policisë, ndaj të cilës qytetarët shprehen të frustuar.

“Nuk është se jam qytetar i pasjellshëm, dhe më duhet ta them po e kisha shkelur Kodin, nuk kisha vendosur rripin e sigurisë. Por në momentin e parë që e kisha harruar rripin pa e vendosur, një oficer arrogant i Shqiponjave u soll sikur të kisha qenë më krimineli në Tiranë. Pa etikë, i dhunshëm dhe e kallzova” – rrëfen i riu që është njëri nga 40 të arrestuarit e policisë që reagoi.

Kjo dhunë e dy kahëshme e policisë që dhunon nga njëra anë dhe qytetarëve që dhunojnë disa herë ka gjetur përgjigje në gjykatë dhe më tipikja ishte ajo e lirimit në grup e të gjithë protestuesve të rrugës 5 maji, për të cilët gjykata deklaroi se “ policia u kundërshtua mbasi qytetarët po humbnin pronën e tyre”

Për këtë situatë profesoresha e mbyll këndvështrimin e saj me një frazë “Vendi unë ka ligje të forta, por jo efektive”.

Marrë nga Gazeta Si

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arjana muçaj dhuna arjana muçaj dhuna

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës