Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emrin e ri për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në bazë të dekretit të Metës, Arben Shehu i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Nëse ky propozim do të pranohet nga Kuvendi, Shehu do jetë kreu i ri i KLSH-së, duke zëvendësuar kështuar Bujar Leskajn. Sipas Presidentit, Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.
“DEKRET “PËR PROPOZIMIN E KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT” Në mbështetje të nenit 162, pika 2 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 19 pika 2, të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,
Dekretoj; Neni 1 : Zoti Arben Shehu i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Neni 2: Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, është ky dekreti i Metës.
Përplasja për kreun e KLSH
Që pas mbarimit të mandatit të Bujar Leskaj në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk është zgjedhur askush tjetër. Lesjkaj edhe pse më shumë se një vit që është me mandat të mbaruar, ai vijon të ushtrojë detyrën. Presidenti që ka për detyrë të zgjedh kreun e ri ka dërguar në Kuvend disa emra, por nuk janë pranuar. Meta ka propozuar në Kuvend emrin e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milon, por asnjë nuk është pranuar. Nga ana tjetër maxhoranca po përgatit dhe disa ndryshime ligjore që zhbllokojë këtë situatë, duke shtuar me ligj dhe një zëvendëskryetar për KLSH-në.
Po kush është Arben Shehu?
Në bazë të jetëshkrimit të publikuar nga Presidenca, bëhet me dije se Shehu ka një eksperiencë mbi 16 vjeçare në jetën akademike, është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Ai është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.
Shehu vijon më tej Presidenca është njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.
Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar: Datëlindja: 20.1.1980; Vendlindja: Shkodër. EDUKIMI DHE KUALIFIKIME: 1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; 2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; 2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar; 2018 Diplomuar për Administrim Biznes; Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar dhe njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)
EKSPERIENCA: 2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. 2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare. Redaktor në “Ëorld Journal of Social Science Research” Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, ka përsëritur thirjen e tij për ashpërsimin e dënimit për të gjithë ata që përdhunojnë të mitur. Në dekla...
TIRANË- Ka përfunduar takimi i thirrur nga ambasadori i BE në Shqipëri në Tiranë, Luigi Soreca. Diplomatët e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe OSBE, janë lar...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po vijon lëvizjet për Reformën Zgjedhore. Dosja.al mëson se kreu i PD ka mbledhur sot paradite ekspertët ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar sot se forcat RENEA kanë qenë në 17 maj brenda Teatrit Kombëtar. Ai tha se këto forca të Policisë s...
TIRANË- Deputetja e opozitës, Fation Dhimitri është shprehur se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka ushtuar sërish dhunë në fjalën e tij në Kuvend. Në d...
TIRANË- Seanca e sotme plenare është kthyer sot në arenë debati, ku maxhoranca e opozita janë përplasur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën në prote...
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal edhe njëherë tek debati sepse policët që ishin në operacionin p...
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu është përgjigjur sot disa prej deputetëve që thirrën një interpelancë me të në lidhje me debatin për përplasjet ...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa ka njoftuar sot se ai do të largohej nga grupi parlamentar ku ka bërë pjesë më herët. Në fjalën e tij në Kuv...