Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Seanca e sotme plenare është kthyer sot në arenë debati, ku maxhoranca e opozita janë përplasur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën në protestë, Reformën Zgjedhore dhe rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru.
Deputetët këtë herë kishin harruar dhe masat kundër COVID-19 dhe askush nuk mbajti as maska dhe as doreza, por fokusi ishte tek debati e sherret. Të parët që u përplasën ishin deputetja Fationa Dhimitri me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku debatuan për dhunën policore në protestën pas shembjes së TK. Dhimtri në emër të 8 deputetëve të opozitës u shpreh se në protestë ka pasur dhunë, por ministri e ka mohuar këtë gjë.
Para këtij debati deputeti Kostaq Papa dha lajmin se ishte larguar nga Grupi Demokrat dhe hodhi akuza kundër kolegëve të tij duke i quajtur si fasadë. Më tej kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit lexuan raportin për vitin 2019.
Por Kuvendi në rend dite kishte dhe disa projektligje të tjera, por deputetët u fokusuan tek Reforma Zgjedhore dhe përdhunimi i të miturës nga roja e shkollës. Ata kanë kërkuar llogari dhe një përgjigje e morën nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila tha se për rastin po bëhet një hetim dhe çështja nuk do mbyllet me kaq.
Por një përgjigje e dha Kryeministri Edi Rama, i cili për më shumë se 30 minuta hodhi akuza dhe sulmoi të gjithë, duke bërë fajtor shoqërinë dhe jo shtetin për përdhunimin e një të miture nga roja i shkollës. Por kreu i qeverisë foli dhe për Reformën Zgjedhore duke thënë se drafti është gati dhe opozitës i kanë dhënë të gjitha ato që ka kërkuar.
Në fund është miratuar dhe ligji për Eurobondin, i cili i hapë rrugë qeverisë për të marrë një borxh të ri. Ligji ka pësuar ndryshime nga drafti i parë, duke marrë parasysh dhe sugjerimet e Presidentit.
(A.B. F.G. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal edhe njëherë tek debati sepse policët që ishin në operacionin p...
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu është përgjigjur sot disa prej deputetëve që thirrën një interpelancë me të në lidhje me debatin për përplasjet ...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa ka njoftuar sot se ai do të largohej nga grupi parlamentar ku ka bërë pjesë më herët. Në fjalën e tij në Kuv...
TIRANË– Deputetja e opozitës, Fation Dhimitri, ka parashtuar sot interpelancën me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Dhimitri ka kërkuar shpjegime nga ...
TIRANË- Deputeti Halit Valteri ka bërë sot një propozim të fortë në Kuvend. Në fjalën e tij ai ka preferuar të flasë për rastet e fundit të përdhunimeve dh...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për mosveprimin e shtetit për heqjen e interteve nga zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nën...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka mbledhur sot për 60 minuta, diplomatët dhe ambasadorët e huaj që janë angazhuar në arr...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, ambasadorja e e SHBA, Yuri Kim në një deklaratë për mediat ka treguar progresin për Reformën Zgjedhore. Bashkë me ambasadorin L...
Tiranë- Kryeministri i vendit, Edi Rama në rrjetin social Facebook ka deklaruar se janë rritur investimet dhe prodhimet në sektorin e bujqësisë. Teksa ka publik...
TIRANË– Ka marrëveshje për Refomën Zgjedhore! Ambasadorja amerikane, Yuri Kim pas 9 orëve takim me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka b...