Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar nga Presidenti i Republikës, Besnik Muçi, është thirrur në një takim në Presidencë në lidhje me situatën e krijuar pas shkarkimit të tij nga Komisioni i Posaçim i Apelimit. Sipas informacioneve mësohet se takimi është thirrur nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka falenderuar Muçin që pranoi të ushtronte të drejtën kushtetuese dhe të emërohej si gjyqtar.
Pas takimit Presidenca ka zbardhur bisedën mes tyre dhe bëhet me dije se Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.
Nga ana tjetër Meta i kërkoi Muçit që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.
NJOFTIMI NGA PRESIDENCA
Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim z.Besnik Muçi. Presidenti Meta, e falenderoi z.Muçi që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës. Presidenti Meta i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.
Z.Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues. Z.Muçi i shprehu Presidentit Meta se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.
Megjithatë zoti Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur mënjehërë këtë vakancë për aplikim.
Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.
Ditën e djeshme, KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6. Dje, Muçi tha se nuk njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Muçi argumentoi se Vettingu për të duhet të kishte ndaluar që në momentin që Meta e dekretoi si pjesë e GJK. I pyetur nga gazetarët pse nuk foli më herët për këtë çështje, ai ia faturoi përgjegjësinë KLP-së.
(A.B. Dojsa.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJERMANI- Markus Bleinbroth, Drejtor në Drejtorinë për Kontrollin e Armëve Konvencionale, në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme në Berlin prezantoi në Tir...
E ftuar në emsionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Mimi Kodheli foli edhe për jetën e saj private. Ajo është shprehur se në shtëpinë e saj është një grua si gjithë të ...
E ftuar në emsionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Mimi Kodheli tregon nëse Shqipëria është një vend i mirë për të rinjtë dhe jep një mesazh të fortë.“Shqipëria është ...
Tiranë- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, nën/kryetari Alban Zeneli ka deklaruar se ka ardhur koha që të merret një vendim edhe për këtë çështj...
TIRANË– Drejtuesi i Degës së Partisë Demokratike Sarandë, Hariz Mema rezulton debitor me kompaninë e OSSHE-së.Sipas një dokumenti të publikuar nga Te...
Tiranë- Nis Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës. Për pak minuta kjo mbledhje do të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi anëtarët do të njihen me informacion...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook, shkruan se sot është dita e referendumit të tradhtuar. Sipas Metës sot është dita për një referendu...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino sot ka thyer një nga ligjet që ai e ka miruatuar vet. Fino, që njihet për pasionin e tij për purot, ës...
Tiranë- Për videon e seksit që përflitet kohët e fundit, mes një zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe një ambasadori në vendin tonë ka reaguar edhe Ylli Manja...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas publikimit në media të një libri që përdoret nga nxënësit e klasave të teta në vend dhe që në një ...