Politike

Rama: S’ndalojmë koalicionet, por do i moderojmë… Wadephul ishte zhgënjyes, jemi vend sovran! Gati të takohem me Bashën. Meta, seli e opozitës

VIDEO
  • PD i përgjigjet Ramës: Shiko faktet, ndryshimet kushtetuese cënojnë marrëveshjen e 5 qershorit
  • Kryeministri Edi Rama i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.
    Përditësuar:

    TIRANË “Opozita jo-parlamentare dhe presidenciale“, kështu i etiketoi kryeministri Edi Rama kreun e opozitës Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, pas takimit që të dy patën në presidencë. Rama doli në një konferencë me gazetarët i shoqëruar nga Taulant Balla, për të sqaruar sipas tij, faktin se koalicionet nuk ndalohen. Ai u pyet që në nisje të bashkëbisedimit, për deklaratën e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU, Johann Wadephul. “I njëanshëm, zhgënjyes dhe joetik”, kështu iu referua Rama, njërit prej politikanëve më të rëndësishëm në Evropë, teksa më tej tha se Budestagu i vuri kusht Shqipërisë, një reformë Zgjedhore të pranuar nga të gjitha palët, e jo kënaqjen personale të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryeministri sqaroi se koalicionet nuk do të ndalohen, ndërsa nuk dha detaje sesi do të jetë moderimi i tyre.

    Koalicionet as nuk ndalohen as nuk mund të ndalohen. Ato thjesht do të jenë si në çdo vend të Evropës, ku partitë kanë të drejtën të grupohen me kandidatët e tyre. Siç bën CDU me të motrën e vetë CSU.”,-tha Rama, ndërsa në draftin që u miratua dje në Kuvend, pika 1 e nenit 68, ku thuhet se kandidatët dalin nga parti dhe koalicione zgjedhore, togfjalëshi koalicione u “zhduk”. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për disa herë me radhë i kujtoi presidentit Ilir Meta, faktin se nuk është etike të sulmojë Kuvendin, ndërsa ndërkombëtarëve iu solli në kujtesë sovranitetin e Shqipërisë. Rama tha se vendi është shtet sovran dhe ka fuqi për të vendosur, e aq më tepër që opozita u largua dhe s’ka të drejtë të vendosë me votë në Kuvend.

    (F.g/dosja.al)

    • 14:18

      Populli zgjedh vetëm 36 deputetë? Rama: Jam dakord me llogarinë, por njerëzit kanë një pjesë... Kodi i ka të gjithë të barabartë

      Kryeministri Edi Rama ka pranuar se hapja e listave është pjesore, dhe ndryshon procesin. I pyetur për përllogaritjen finale, Rama e pranoi se në fakt edhe ai ashtu e mendon se sa deputetë merr Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, por në nisje të gjithë janë të barabartë.

      Pyetje: Ju flisni për hapje listash, por në fakt, me 1/3 e secilës nga 140 deputetë, qytetarëve ju ngelen vetëm 36 deputetë për të zgjedhur nga listat e hapura. Është kjo hapje?

      Edi Rama: Ne kemi vënë një tavan, por kjo nuk do të thotë se listat mund të jenë 100% të hapura, por duke garantuar përfaqësimin gjinor. Shqipëria e sotme s’është Finlanda, Gjermania, Holanda. Ky është mendimi im, dhe i evolueshëm, që më pas reflektohet edhe në Kodin Zgjedhor. Fleksibiliteti në Kodin është i madh, mund t’a çojnë edhe në 100. Kushtetuta do e thotë 2/3, jo më pak. Faleminderit që nga llogaria del që PS iu jep njerëzve të zgjedhin një pjesë të vetën. Jam dakord me ju, kaq del. Por Kodi s’bëhet për PS e PD, se të gjithë janë të barabartë në start. Myslym Murrizi mund të fitojë. Kodin mund të vazhdojnë ta diskutojnë këtu janë, edhe Lulzim Basha, nëse është këtu ose kryeministër, ose kush është këtu në vendin tim që do të flasë. Në fakt, kështu është llogaria siç thatë ju.

    • 13:51

      "Jemi qendra e gravitetit të politikës", Rama i tregon muskujt PD-së: Janë pakicë dreqi e mori, s'kanë shok në Evropë për perspektivë evropiane... (TREGON HISTORINË E 1922)

      Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Demokratike duhet të pranojë realitetin se është pakicë. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në lidhje me ndryshimet Kushteutese për ndalimin e koalicioneve, Rama tha se PS është qendra e gravitetit të politikës shqiptare.

      Edi Rama: Jemi qendra e gravitetit të politikës shqiptare. Qendra përpiqet nga të dyja anët, ndaj PD dhe grupimi jashtë Kuvendit të pranojë realitetin. Janë pakicë dreqi e mori, janë pakicë… pakica duhet të mbrohet me të gjithë dinjitetin e vetë por jo t’i imponohet shumicës dhe dogma dhe dokrra. Mos harroni se ikën nga parlamenti që po të ishte puna për perspektivën evropiane, s’kanë shok. Duhet të shkojnë në 1922 kur ishte rasti i fundit që një parti la Kuvendin dhe më pas u shkri fare. Ne do të bëjmë më të mirën për vendin. 

    • 13:47

      Flakë i kuq! Rama del para kamerave, vëmendjen e merr “problemi” me syrin e djathtë

      Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për shtyp, ku edhe ka konfirmuar edhe një herë miratimin e draftit të 5 qershorit në Komisionin e Ligjeve. Por një tjetër detaj ka rënë në sy…

      Kreu i qeverisë Rama është shfaqur para kamerave me një problem në syrin e tij të djathtë, i cili ishte skuqur në cep. Si është lënduar kryeministri Rama?

      Edi Rama dhe syri i kuq
    • 13:31

      "BE është bota për ne..", Rama flet për marrëveshjen: S'na pëlqen, por se bëmë me zor! Soreca foli për Zgjedhoren, ajo është kusht për ne

      Kryeministri Edi Rama ka mohuar një përplasje të mundshme me partnerët ndërkombëtarët për çështjen e ndryshimeve Kushtetuese. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama u pyet në lidhje me deklaratën edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca që tha se pa një ecuri të Reformës Zgjedhore nuk ka për të patur një datë të konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Rama tha se marrëveshja e 5-qershorit, edhe pse është e respektuar nga PS, që është zotuar për t’i shkuar deri në fund, nuk u bë me dëshirën e plotë të PS.

      Pyetje: Marrëveshja që ju thoni se duam… por pa këtë marrëveshje s’ka një konferencë ndërqeveritare? Mos po krijoni një përplasje me BE-në?

      Edi Rama: Jo po me planetin, se ajo është bota për ne. Së pari nuk dua që të rrëzojmë marrëveshjen edhe pse ajo marrëveshje mua nuk më pëlqen, por unë i pari dhe PS duam të japim shembuj. Ne nuk na pëlqen marrëveshja, ne donim depolitizimin e administratës zgjedhore, dhe më vjen keq që Lulzim Basha thotë e bëmë me zor. Nuk e bëmë me zor. Nuk ka askund të shkruar që Shqipëria ka kusht konferencën ndër-qeveritare me marrëveshje me Lulzim Bashën. Nuk është e shkruar, Shqipëria është shtet sovran që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe dhe mbështetjes më të madhe në Ballkan nga populli i vetë, troket për të hyrë në BE. S’është as Edi Rama, as Lul Basha që mund ta vendosin këtë. Është shtet, dhe ka detyrimin që t’i provojë BE-së që përmbush gjithë kushtet për të qenë anëtare. Konkretisht, më erdhi edhe kjo e ambasadorit, ma dha ambasadori. Reforma Zgjedhore është kusht kyç, marrëveshja është një nga instrumentet për Zgjedhoren. Gjykimi bëhet për produktin. Kjo s’është pjesë e standarteve evropiane, që Luli të jetë i gëzuar. Kush të duartrokasë marrëveshjen? Myslym Murrizi, Rudina Hajdari? Që janë aty si rezultat i vendimit për të mos braktisur Kuvendin, që do të votojnë për një ligj që është kundër interesit të tyre politik? Që thotë se votat tuaja do të numërohen nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe të tjerët.

    • 13:33

      Rama u përgjigjet sërish ndërkombëtarëve: Nuk cënojmë asnjë strategji, s’jemi si në ndonjë vend në Europë, ku Kuvendi i jep pushtet dikujt në veçanti! I japim mundësi popullit të zgjedhë

      Edi Rama: Normale si në çdo vend të botës. Ne ndoshta pak më shumë ndonjëherë por ky është procesi. Unë besoj se është koha që të gjithë të shikojnë faktet. T’i lëmë mënjanë aktorët, paragjykimet mbi fjalë dhe të shikojmë faktet. Çfarë po bën Shqipëria? Mos vallë Kuvendi i Shqipërisë po ndërmerr ndonjë nismë për t’i dhënë pushtet ndokujt siç ka ndodhur në ndonjë vend të Europës? Jo….Po i jep popullit të vet mundësinë të ketë më shumë zë, të zgjedhin partinë, të votojnë personin që ju pëlqen. Kjo e cënon perspektivën strategjike të Shqipqrisë? Nuk besoj…Po heq koalicionet? Jo. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Europës dhe jo si një rrap pas dushkut. Ju kujtohet historia e devijimit të votës, ti voton për njërin, votën e merr tjetri. Si mund të kemi një sistem kur vetëm në Tiranë kemi mesatarisht 3000 kandidatë. Ku është parë kjo? Ata që marrin vota për një parti i çon për një parti tjetër…etj, etj…Nëse ka diçka që nuk përputhet me standartet, jam kurioz t’i di, por nuk është standart pëlqimi apo mospëlqimi i Lulzimi Bashës. Kërcënimi, ose siç i themi ne se këtu do bëhet name nga ana e partive. Kërcënimi se po nuk u bë kështu, ne do bëjmë kështu, dhe pastaj bota do thotë që këta s’janë për Europë, nuk funksionon. Dënimin e jep populli me votë. Ky është mendimi im në tërësi. Për mua çdokush në botën e sotme me kaq shumë halle dhe probleme, meriton vetë mmirënjohje, pro një gjë është e qartë. Që nga dita e parë që kam marrë këtë detyrë, ka gjëra për të cilat biem dakort, ka gjëra për të cilat nuk biem.

    • 13:31

      Rama: Marrëveshja nuk preket, por PD s'ka ekskluzivitet mbi Kuvendin! Greqia ndryshoi sistemin me shumicë të thjeshtë... opozita e re, ka huqet e shtëpisë ku është rritur, i do të gjitha!

      Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë sot Lulzim Bashës se nuk do të imponohet në Kuvend, për ndryshime Kushtetuese. Rama tha se marrëveshja do të miratohet pikë për pikë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndryshime të tjera me parlamentin. Kryeministri Edi Rama tha sot se Lulzim Basha dhe opozita duhet të kuptojnë se kush humbet, paguan, një rregull ky në politikë sipas tij. E në këtë rast, nëse opozita iku nga Kuvendi, humbi edhe votën.

      Pyetje: Kushtetuta aktuale për Kodin Zgjedhor, a do të ketë ndryshime të tjera? Ju ratë dakord për x-ndryshime me PD-në dhe do të ndërhyni për të tjera ndryshime? Si mund t’i mbaheni pikë për pikë marrëveshjes.

      Edi Rama: Cdo pikë e marrëveshjes nga ana jonë është pjesë e Kodit. PD s’ka ekskluzivitet mbi parlamentin, dhe të thotë asgjë tjetër veç asaj që më pëlqen mua. Përsa i përket asaj që ka thënë… më falni por s’kam ndjekur asgjë. E them këtë sepse e kundërta është e vërtetë. Marrëveshja është atje dhe do të miratohet me konsesus nga opozita parlamentare që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur. PD dhe kuptohet kioskat që janë afër shtëpisë. Dhe ka një huq të keq, të gjitha kështu, siç dua unë. Po kjo PS-ja ka ndonjë të drejtë kjo? Apo është këtu vetëm për t’i dhënë pëlqimin ekskluziv vetëm një pale, ku është parë kjo? Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të lëshojmë më shumë, jo se e kemi për detyrë. Më lejoni t’ju kujtoj se në Evropën ku duam të integrohemi reformat bëhen me shumica të thjeshta. E dini ju që Greqia ndryshoi me shumicë të thjeshtë sistemin? Ne s’kemi ndryshuar sistem. Sistemi është po ai. Greqia ndërroi sistemin, hoqi mekanizmin që garanton partinë e parë të ketë shumicën për të patur stabilitet qeverisës. Në politikë ka një rregull, kush humbet paguan. Ikën nga Kuvendi, po të ishin do të kishin edhe fjalën edhe votën. Ikën e humbën. Do rrijë Shqipëria peng kur ka oportunitet për të bërë një hapje më të madhe të sistemit, për të votuar deputetin, se nuk duan partitë që kanë ikur nga Kuvendi? Po kjo nuk bën vaki, kjo s’bën vaki askund.

    • 13:22

      "Ishte zhgënjyes", Rama i 'prekur' nga Wadephul bën hapa pas: Koalicionet nuk do të ndalohen, por si premtuam Bundestagut lumturinë e Lulzim Bashës, i mbajti krahun...

      Kryeministri Edi Rama tha se është i zhgënjyer nga deklarata e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Johann Wadephul. Në konferencën me gazetarët, Rama tha se Wadephul ishte i njëanshëm duke mbajtur anën e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Sa për koalicionet, kryeministri tha se ato nuk do të ndalohen.

      Edi Rama: Në planin etik, deklarimi i mikut tonë Wadephul ishte zhgënjues, se nuk flitet me të dëgjuar. Koalicionet as nuk ndalohen as nuk mund të ndalohen. Ato thjesht do të jenë si në çdo vend të Evropës, ku partitë kanë të drejtën të grupohen me kandidatët e tyre. Siç bën CDU me të motrën e vetë CSU. Në planin politik, deklarimi është i ç’balancuar, sepse vetëm mban krahun e opozitës jashtë-parlamentare. Tani, unë dua të merrem me thelbin për t’u sqaruar me të gjithë, qofshin shqiptarët që e mirëpresin hapjen e listave dhe mundësinë për të dhënë një pëlqim për deputetin, qofshin miqtë dhe partnerët. Më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm, flitet deri për faktin për vënie në pikëpyetje të të ardhmes evropiane të Shqipërisë, kur Bundestagu nuk i vuri kusht Shqipërisë të bëjë të lumtur Lulzim Bashën. Pikë, kërkesa për Shqipërinë është miratimi i një reforme gjithë-përfshirëse. Shqipëria nuk mund të gjykohet në bazë të anësive politike. Shqipëria duhet të gjykohet mbi bazën e fakteve. Nuk pendohem që e pritëm opozitën në tryezë që shtyu dhe procesin, e në fund bëmë e një marrëveshje me të, ku mori gjithçka kërkoi. Ne s’donim që Shqipëria të mos depolitizonte administratën zgjedhore. Qëllimi ynë ishte depolitizimi i menjëhershëm. Plotësisht i mundshëm dhe i dobishëm për procesin. Falë ndihmës së z.Wadephul kjo marrëveshje u arrit. E shpërfillëm rekomandimin bazë të OSBE/ODIHR, për administratën. Unë nuk pendohem për këtë, por faktet janë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që të gjykojmë mbi produktin, dhe të gjykohemi për produktin jo për fjalët apo për mbi nivelin e pakënaqësive të një aktori politik. 

    • 13:20

      Paralajmërimi i ndërkombëtarëve, Rama: Wadephul u tregua I nxituar, nënçmoi Kuvendin e Shqipërisë e çmoj si mik, por…

      Pyetje: Ditën e djeshme në një prononcim Wadephul, u shpreh se ndryshimet kushtetuese nëse do të miratohen, do të ishin shkelëse, a ju shqetësojnë këto qëndrim?

      Rama: Nuk jam një dijeni të një deklarimi të ministrit. Do ta shoh. Por përgjigjia ime është se Gjermania është një pikë referimi për botën dhe për ne. Gjithçka që ajo mishëron është një shëmbellim demokracie. Me shembullin e saj tërheq Europën. Deklarimi i djeshëm ishte zhgënjye në planin etik, i nxituar dhe i ç’balancuar. Është një mik mjaft i mirë ai dhe e çmoj shumë për ndikimin që ka për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike në Shqipëri. Ka mirënjohjen time për çdo orë që ka shpenzuar për shqiptarët. Ai e çmon shumë marrëvehsjen e 5-qershorit, por deklarimi i djeshëm nënçmon Kuvendin e Shqipërisë. Me votën e sotme ne jemi dakort, por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht. Duam të shkojmë përtej saj.

    • 13:10

      Rama: Marrëveshja e 5-qershorit nuk do të cënohet, por parlamenti është sovran! Asnjë s'del mbi të!

      Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të kandidatëve për deputetë, dhe ndalimin e koalicioneve. Kryeministri tha se nisma nuk do të cënojë në asnjë “pikë apo presje” marrëveshjen.

      Edi Rama: Ndërkohë që ne sigurisht do të diskutojmë detajimin e nismës kushteutese, por pa cënuar asnjë pikë e presje të asaj që do të integrohet në Kodin Zgjedhor nga marrëveshja e 5-qershorit. Parlamenti është sovran, dhe mbi të s’mund të dalë askush. Kjo është paraqitja ime, me faktin se PS është forca qeverisëse dhe jemi kryelartë për të miratuar marrëveshjen e bërë më 5 qershor, dhe gjej fatin të falenderoj miqtë tanë, sidomos ambasadoren amerikane dhe ambasadorin e BE.

    • 13:10

      Rama: Presidenti sulmon Kuvendin, s'është e denjë... as etike... vetë e sollën në Kuvend opozitën parlamentare

      “Opozita presidenciale”, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama rolin e presidentit Ilir Meta në debatin publik për hapjen e listave. Fill pas takimit që kreu i shtetit pati me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, Rama tha se nuk është e denjë, etike dhe as institucionale, që Meta të sulmojë Kuvendin. Sipas tij, nuk është faji i PS-së që ata deputetë kanë zëvendësuar sot opozitën në Parlament.

      Edi Rama: Opozita jashtëparlamentare dhe ajo parlamentare nuk e vlerësojnë dhe se vlerësojnë parlamentin e Shqipërisë. Por kjo nuk e ndryshon faktin se parlamenti është sovran. Në aspektin etik, nuk është e denjë që parlamenti të sulmohet, anatemohet qoftë nga një institucion si i presidentit të Republikës, dhe e them për radhë të parë se etika institucionale, është baza e shkruar në çdo paragraf të parë të kapitullit të parë të çdo kapitulli të shtetit dhe opozita jashtëparlamentare që zgjodhi të braktisë Kuvendin me vullnet të lirë. Me vendimin e vetë sovran, zgjodhi të përbuzë kuvendin. Por përtej kësaj, asgjë tjetër nuk mund të bëjë dhe asgjë nuk e shlyen nga përgjegjësia që ka lidhur me ata të cilët janë sot deputetë të opozitës në parlament. Nuk i kam sjellë unë, Taulant Balla apo PS. Por partitë e tyre, janë zgjedhja e tyre, s’na mbetet tjetër veçse të respektojmë çdo deputetë në radhët e opozitës.

    • 13:13

      Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Jemi mes dy palëve me të cilat kemi koncensus por s’e respektojnë Kuvendin e Shqipërisë

      Edi Rama: Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensues të plotë me Opozitën parlamentar dhe faktikisht jemi në mes si shumicë qeverisëse dhe si parti socialiste. Të dy palët me të cilët kemi koncensus të plotë, për atë që këto palë më vetë duan dhe s’kemi koncensus për atë që këto dy palë më vete nuk duan. Ndërkohë reagimet e Opozitës Presidenciale dhe i asaj Parlamentare janë të papranueshme qoftë në aspektin politik dhe qoftë në aspektin kombëtar. I gjithë populli shqiptar e di që ata nuk e vlerësojnë dhe nuk e respektojnë Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo nuk e ndryshon faktin që ai është sovran.

    Shto Koment