LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq ka pushtuar vendin, policia rrugore jep këshillat e DOMOSDOSHME: Shmangni zonat me mjegull dhe të përmbyturat

7 Janar 2021, 18:42 Nga DOSJA
Moti i keq ka pushtuar vendin, policia rrugore jep këshillat e DOMOSDOSHME:

TIRANË– Policia Rrugore ka këshillaur drejtuesit e mjeteve që të mos e teprojnë me shpejtësinë dhe të kenë kujdes këto ditë që moti është i ashpër dhe ka sjellë përmbytje të mëdha. Në disa këshilla të publikuara në rrjetet sociale, Policia Rrugore shkruan se mjegulla dhe shiu janë ndër makthet kryesore të drejtuesve të mjeteve dhe se duhen shmangur. 

Disa këshilla të dhëna nga policia rrugore:

Drejtim i sigurt i automjetit në kohë me shi dhe mjegull? Këto janë këshillat tona si Polici Rrugore:

Mjegulla dhe shiu janë ndër makthet kryesore të drejtuesve të mjeteve.
Ja se si të shmangni surprizat e këqija me disa këshilla të thjeshta.
Asfalti i lagur për shkak të vërshimeve të ujit dhe shikimi i dobët për shkak të mjegullës mund të rrezikojnë kontrollin e drejtuesit të mjetit mbi automjetin.
Kur qarkulloni në shi, distanca e frenimit mund të bëhet pothuajse e dyfishtë në krahasim me qarkullimin në kushte normale. Rreziqet që vijnë nga qarkullimi në këto kushte janë rrëshqitja dhe dalja nga rruga.
Kur drejtoni në mjegull, dukshmëria e dobët është në themel të përplasjeve të pasme dhe përplasjeve gjatë parakalimit.
Këshilla jonë për një udhëtim të mbrojtur nga surpriza të këqija është të respektoni rregullat themelore që do t’ju shpjegojmë për të kundërshtuar grackat kryesore të drejtimit në shi dhe mjegull.

1. Drejtimi i mjetit në kohë me shi: si të shmangni planifikimin e ujit?

Rrëshqitja e makinës në ujë shkaktohet nga prania e shtresave të rrezikshme të ujit në asfalt. Kjo shkakton një humbje të kontaktit midis rrugës dhe gomës, duke e bërë makinën të “notojë” dhe kështu e nxjerr atë jashtë kontrollit.
Duke pasur parasysh kohën e duhur me të cilën ndodh fenomeni është e nevojshme të mos bini në panik. Ja çfarë duhet të bëni:
• Kontrolloni rregullisht gjendjen dhe presionin e gomave përpara së të qarkulloni në rrugë me shi;
• Kontrolloni thellësinë e protektorëve të gomave përpara së të qarkulloni në rrugë më shi;
• Shpejtësi të moderuar në rast të vëllimeve të mëdha të ujit në rrugë;
• Rrisi ndjeshëm distancën e sigurisë midis mjeteve, nga 20% në 80%;
• Shmangni frenimin ose lëkundjen papritmas, por ngadalësoni gradualisht;

2. Ngasja në mjegull: çfarë të bëjmë dhe çfarë të mos bëjmë?

Mjegulla, që është kondensimi i lagështisë atmosferike në pika të vogla uji, është më e shpeshtë në zona të ulëta dhe afër vendeve me lagështirë siç janë pyjet, lumenjtë, liqenet dhe të ngjashme, në kushte të erës së pakët ose aspak.
E gjithë kjo e bën shumë të vështirë llogaritjen e distancave reale ndaj objekteve dhe pengesave, ndaj kohët e reagimit të drejtuesit të mjetit zgjaten.
Ngasja në mjegull është e rrezikshme dhe prandaj duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur, duke pyetur për kushtet e motit përpara se të niseni për një udhëtim.

Për të minimizuar sa më shumë përplasjet për shkak të këtij fenomeni atmosferik, këtu janë disa pika që duhet të ndiqni:

• Shpejtësia e moderuar dhe rritja e distancës së sigurisë;
• Mos ndizni dritat e gjata dhe përdorni dritat e mjegullës dhe dritat e pasme të mjegullës;
• Përdorni vijën e korsisë së djathtë si referencë;
• Shmangni ndalimin ose qëndrimin; nëse është e nevojshme, përdorni zonat e përshtatshme, me dritat e mjegullës dhe shigjetat e dyfishta të ndezura;
• Minimizoni shkaqet e shpërqendrimit, të tilla si telefoni celular, radio etj.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Korça është zbardhur nga Debora, kurse në Gjirokastër ka pasur problematika për shkak të rrëshqitjes së dherave. Reshjet e shumta të shirave kanë sjellë përmbytje në Durrës dhe Vlorë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytet shqiperia permbytet shqiperia

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Janar 2021, 18:16

MALËSI E MADHE- Një automjet është aksidentuar pasi orteku i dëborës e ka nxjerrë jashtë rruge. Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe, pranë Vermoshit. Mës...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë