LIVE UPDATES
Politike

Maxhoranca ndryshon në sekondat e fundit ‘Anti-shpifjen’: AMA mund të heqë ose pezullojë licencat e televizioneve, porta

18 Dhjetor 2019, 19:13 Nga DOSJA
Maxhoranca ndryshon në sekondat e fundit ‘Anti-shpifjen’: AMA

TIRANË– Maxhoranca ka bërë disa ndryshime në sekondat e fundit në paketën ‘Anti-shpifje’. Mësohet se me rregullimet e reja, pak para votimit në Kuvend, Autoriteti i Medias Audiovizive ka të drejtë të pezullojë apo të heqë licenca televizionesh. 

Gjithashtu bëhet me dije se nëse disa ndryshime kanë lehtësuar portalet, gjërat janë vështirësuar për televizionet. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se i janë bërë disa amendime pikës 6 të nenit 132, i cili ka lidhje me masat e marra për shkeljet. Me  amendamentin që Balla bëri në moment të fundit në Kuvend, saktësohet se heqja e licencës, ulja e kohëzgjatjes së licencës, apo pezullimi i përkohshëm i saj, është për ofruesit e shërbimeve audio dhe audiozive. 

Në nenin 132 në pikat c, ç dhe d, që ishin vetëm, pezullim, ulje e kohëzgjatjesh dhe heqje e licencës ose autorizimit, shtohet edhe fjala “për ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive”.

Ndryshimet

Fjala e shtuar, ‘ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive’, nënkupton që aktet nënligjore të paketës “anti-shpifje” janë të detyruar t’i zbatojnë edhe televizionet, në të kundërt, në rast të mos zbatimit të tyre, do të gjobiten ose do të arrihet deri në pezullim apo heqje të licencave të tyre. 

Paketa Antishpifje është miratuar në seancën plenare në Kuvend, të zhvilluar ditën e sotme. Në një seancë maratonë, të nisur që prej orës 10:00, Kuvendi kaloi për votim paketën antishpifje e cila u miratua me 82 vota pro.

13 votuan kundër, ndërsa 5 abstenuan, mes tyre ish-ministri Ditmir Bushati. Dosja.al mësoi se Bushati ka qenë kundër kësaj pakete dhe madje ka debatuar edhe me deputetin Taulant Balla. 

Për më shumë se një vit kjo paketë është kundër shtuar nga dhjetëra shoqata të gazetarëve, si dhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk ka marrë parasysh kritikat dhe sot kërkon miratimin e ligjit në Kuvend. Pas protestës e cila zgjati gati 3 orë, gazetarët thanë se do të organizojnë sërish protesta, edhe pasi të miratohet ligji.

“MOSnaPREKfjalën”, ishte slogani kryesor i protestës, ku u kërkua që të mos cënohej liria e shprehjes, pasi sipas tyre paketa anti-shpifje bëhet me qëllim që të mbyllet goja e mediave.

Dje, Kryeministri Edi Rama publikoi draftin final të paketës, ku ishin propozuar disa ndryshime nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kur sërish nuk ishin reflektuar të gjitha kritikat. KiE në një deklaratë u shpreh se ishte ende e shqetësuar dhe i kërkoi qeverisë që të tërhiqej, ndërsa OSBE tha se ishte dakord me draftin final. 15 organizatat mediatike që kundërshtojnë këtë projekt-ligj u shprehën se ata kërkojnë rrëzimin e plotë të ligjit dhe prandaj sot janë në protestë para Kuvendit, pasi për ta ky ligj është diktatorial.

Pak ditë më parë, Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës.

Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndryshon paketa antishpifje paketa antishpifje edi rama ndryshon paketa antishpifje paketa antishpifje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet