Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Aktualitet
Grabitja e Rinasit, dënohet në mungesë me 25 vite burg Aleks Pepa
25 Tetor 2021, 14:39Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burgim Aleks Pepën, i cili cilësohet si grabitësi i 990 mijë eurove në Rinas në vitin 2016. Prej 5 vitesh në arrati, Pepa është dënuar në mungesë. Ai u ka shpëtuar dhjetëra operacioneve për kapjen e tij, ndërkohë që është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. Përveç vjedhjes, ai gjithashtu akuzohet për armë mbajtje paleje si dhe grupim kriminal.
Por kush është Aleks Pepa dhe çfarë ka ndodhur në vitin 2016?
Ai është pjesë e grupit të Admir Muratajt, i cili njihet për grabitjen e bankave. Aleks Pepa, është një person që ka punuar si emigrant në Greqi, por në vitin 2015 është kthyer në Shqipëri, dyshohet nga prokuroria të jetë personi kryesor i grabitjes së gati 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Fotoja e Aleks Pepës, është publikuar dhe në faqen e Interpolit, ku 44-vjeçari thuhet se është nga qyteti i Elbasanit.
Në vitin 2016 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u morën në 30 qershor të atij viti, 990 mijë euro. Në 2017 në banesën e prindërve të Aleks Pepës policia gjeti gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, të cilat ishin paratë që u grabitën në Rinas. Për këtë grabitje ai u identifikua nga fijet e flokëve që i kishin ngelur në kapuçin që gjeti policia.
TIRANË – Policia rrugore ka kontrolluar akset rrugore në të gjithë vendin me radarë, drone dhe makina inteligjente. Si pasojë vendosur një numër i ma...
FIER– Targat kosovare që iu vendosën mjetit që përdorën atentatorët e Demir Backës janë vjedhur në Durrës. Mësohet se vjedhja e targave është bërë në muaj...
TIRANË– Prokuroria i ka dërguar analizat ujit dhe të klorit, mostra të marrë nga hoteli ku u gjetën të vdekur 4 rusët, jashtë vendit. Deri më tani ës...
FIER- Pista të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme për vrasjen e biznesmenit Demir Backa, i cili u qëllua për vdekje teksa ndodhej në makinën e tij pranë ish-...
TIRANË – Artistët e Cirkut Kombëtar iu drejtuan Kontrollit të Lartë të Shtetit ditën e premte dhe i kanë kërkuar që të nisë hetimet për shembjen e &c...
DURRËS – Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin e tre prej të arretuarve në operacionin “Porosia”, ndërkohë që ka lënë në fuqi arrestimin e Granit Kë...