Afera e Inceneratorit/ SPAK mësynë në Bashkinë Tiranë, lëshon 15 urdhër-arreste, në pranga dhe i 'besuari' i Veliajt
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
U arrestua sot në Kosovë, kush është Gëzim Çela, efektivi i policisë që u kthe në baron drog...
"Shqipëria në majën e historisë"/ Berisha për fjalimin e Ramës: 35 përqind e popullatës në 10 ...
'21 Janari'/ Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë 8 Dhjetor, 12:08 Balluku në Kongr...
DURRËS – Policia e Durrësit, nëpërmjet operacionit të koduar “Porosia”, ka arrestuar ditën e sotme 4 persona, 2 nga të cilët ishin në pozicionin e doganierit pasi fusnin kontrabandë medikamente mjekësore.
Janë arrestuar Granit Kërxhaliu 35 vjeç nga Kukësi dhe Behar Lleshi, 57 vjeç, nga Kosova por banonte në Londër. Në prangat e policisë kanë rënë gjithashtu edhe dy doganierët Artan Topuzi 58 vjeç dhe Enkel Shehi, 52 vjeç nga Durrësi pasi kishin neglizuar kontrollin e mjetit.
Policia u ka gjetur në furgon kamera sigurie, ilaçe dhe disa teste Covid, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës. Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre doganierë. Sekuestrohen një sasi medikamentesh, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.
Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, shtetasit:
G. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin G. K. dhe pronar shtetasin B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe nëntë të pandehurve të tjerë është shtyrë. Mësohet se seanca gjyqësore ishte planifik...
TIRANË– Katër turistët rusë Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri ...
TIRANË– Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për pengimin e Komisionit “Becchetti”, duke akuzuar maxhorancën. Në një pron...
ITALI- Edhe pse numri i infeksioneve është ulur, qeveria italiane ka vendosur të zgjasë kufizimet për për personat që duan të hyjnë në vend. Medait italiane shk...
SHKODËR– Avioni që u rrëzua mesditën e katër tetorit në zonën e Kelmendit në Vermosh të Shkodrës transportonte kanabis. Tre javë pas rrëzimit të tij ...
Për autoritetet, emri i Elton Mermalit, padyshim është në vazhdën e të vrarëve që ndër vite po numërohen të ekzekutuar në Lushnjë dhe që kanë vetëm një të përba...
TIRANË– Veliaj po mban një takim me përfaqësuesit e transportit publik. Ata u shprehën se problemet që kanë po i çojnë në mosfunksionimin e tr...
TIRANË– Ilir Kumbaro ndodhet në Brazil! Gazetari Artan Hoxha tha në studion e ABC tha se kishte mësuar nga burimet e tij se Kumbaro ishte arratisur n...
TIRANË– Mbrëmjen e së shtunës u ekzekutua me armë zjarri në Fier biznesmeni Demir Backa, i cili deri më tani nuk rezulton si person me precedentë pen...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur skemën e ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në Fier, i cili u qëllua për vdekje brenda makinës së tij. S...